Presidenti meksikan anulon planet për të vizituar Shtëpinë e Bardhë

Amerika

Presidenti meksikan anulon planet për të vizituar Shtëpinë e Bardhë

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 16:38
Enrique Pena Nieto

Pas një shkëmbimi të zjarrtë gjatë javës së kaluar mbi murin kufitar të propozuar nga Shtetet e Bashkuara, Presidenti i Meksikës Enrique Pena Nieto anuloi planet për të vizituar Shtëpinë e Bardhë.

Sipas gazetës The Washington Post, Pena Nieto dhe Trump folën të martën, duke shpenzuar një kohë të konsiderueshme të thirrjes telefonike që zgjati për një orë, me diskutimet për murin kufitar,

Gjatë fushatës së tij për president, Trump premtoi ndërtimin e një muri përgjatë kufirit SHBA.-Meksikë për të ndihmuar në uljen e emigracionit të paligjshëm. Ai u tha turmave entuziaste të përkrahësve të tij se Meksika do të paguante për murin.

Në thirrjen telefonike të martën, megjithatë, të dy burrat argumentuan për këtë çështje. Pena Nieto kërkoi që udhëheqësi amerikan të thoshte publikisht se Meksika nuk do të paguante për ndërtimin e murit, por presidenti Trump e refuzoi këtë.

Një zyrtar meksikan tha se presidenti Trump "humbi durimin" gjatë thirrjes telefonike, por zyrtarët amerikanë thanë se ai "u irrituar", raportoi gazeta.

Kishte plane që udhëheqësi meksikan të bënte një vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë në javët e ardhshme. Një vizitë e planifikuar në vitin 2017 u anulua pasi të dy udhëheqësit nuk u pajtuan mbi propozimin për murin dhe Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat