Habit Trump, del kundër lobit të armëve - Bota Sot
Habit Trump, del kundër lobit të armëve

Amerika

E shtunë, 23 qershor 2018

Habit Trump, del kundër lobit të armëve

Më: 1 mars 2018 Në ora: 09:22
Donald Trump

“Mos u tmerroni nga lobi i fuqishëm i armëve”!

Duke u larguar nga qëndrimi i partisë së tij, Donald Trump i kërkoi një grupi ligjvënësish që të dalin me një projektligj gjithëpërfshirës mbi reformën e armëve. Sugjerimi i shefit të Shtëpisë së Bardhë ishte që të zgjerohet kontrolli i historikut të individëve që duan të blejnë armë, si dhe të ngrihet mosha ligjore e blerjes së një arme nga 18, në 21 vjeç.

Takimi i Trumpit me kongresmenët erdhi në vazhdën e sulmit tronditës në një gjimnaz të Floridës, që shkaktoi 17 të vdekur. Ndryshimi i menjëhershëm i kursit të tij ka befasuar shumë ligjvënës e opinionistë. “Presidenti i la ligjvënësit me gojë hapur”, shkruan “New York Times”. Për CNN, komentet e Trumpit i kanë trazuar sërish republikanët, mbështetës të hapur të së drejtës individuale për zotërimin e një arme, të cilët i shohin kufizimet në këtë drejtim si shkelje të amendamentit të dytë të Kushtetutës Amerikane.

Ata kanë pushtet të madh mbi ju, u ka thënë Trumpi ligjvënësve, duke iu referuar lobit të armëve NRA, por kanë shumë më pak pushtet mbi mua. Presidenti tregoi gjithashtu se përkrah idenë që policia t’ua konfiskojë armët personave të konsideruar të rrezikshëm edhe pa urdhër gjykate, ndërsa vazhdon t’i qëndrojë mendimit se mësuesit duhet të armatosen.

Deklaratat e tij për kontrollin e armëve kanë ndryshuar edhe më parë. Në fillimin e vitit 2000 e mbështeti ndalimin e të ashtëquajturave armë sulmi, por ndërsa i afrohej nominimit republikan për Shtëpinë e Bardhë, u konformua më shumë me bindjet e partisë së vet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test