Kapen 1.300 kilogramë kokainë në Brazil

Amerika

Kapen 1.300 kilogramë kokainë në Brazil

Më: 2 mars 2018 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Policia braziliane ka njoftuar se ka kapur 1.300 kilogramë kokainë të pastër, që ishte e fshehur në kontejnerë në portin e Rio de Janeiros.

Inspektori i policisë, Fabricio Oliveira u tha gazetarëve se kokaina është gjetur e fshehur në 48 valixhe në dy kontejnerë dhe është një nga konfiskimet më të mëdha të kokainës në Rio de Janeiro, raporton AP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat