Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar sot se ambasada e vendit në Havanë do të punojë me minimumin e stafit, për shkak të një sërë problemesh shëndetësore që janë përballur diplomatët e saj.
“Ambasada do të vazhdojë të punojë me një minimum të stafit, të ngjashëm me nivelin e emergjencës", thuhet në deklaratën e Departamentin e Shtetit.