Lideres së Mianmarit i anulohet edhe një çmim

Amerika

Lideres së Mianmarit i anulohet edhe një çmim

Më: 7 mars 2018 Në ora: 18:27
Aung San Suu Kyi, foto nga arkivi

Muzeu i Holokaustit i Shteteve të Bashkuara do të tërheqë çmimin për të drejtat e njeriut që dikur i ka dhënë lideres së Mianmarit, Aung San Suu Kyi, transmeton AP.

Muzeu ka njoftuar sot për tërheqjen e çmimit Elie Wiesel, me të cilin është nderuar liderja më 2012.

Zyrtarët e muzeut kanë cituar refuzimin e saj për të kundërshtuar vrasjet masive të myslimanëve Rohingya në Mianmar.

Suu Kyi është konsideruar “Mandela” e Mianmait”, e cila ka kaluar vite nën arrest shtëpiak duke kundërshtuar diktaturën ushtarake të shtetit.

Ajo ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 1991.

Më 2015 ajo ka fituar pozitë në pushtet.

Mirëpo reputacioni i saj ndërkombëtar ka rënë dukshëm pas masakrës së myslimanëve Rohingya dhe heshtjes së saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat