Mbi 1.000 produkte kineze do të preken nga masat e reja amerikane

Amerika

Mbi 1.000 produkte kineze do të preken nga masat e reja amerikane

Më: 22 mars 2018 Në ora: 18:37
Ilustrim

SHBA planifikon të imponojë 50 miliardë dollarë në tarifa për mallrat kineze dhe të kufizojë aktivitetin e investimeve të vendit në SHBA si një hakmarrje për atë që pretendon për vite mbi vjedhjen e padrejtë të pronësisë intelektuale.

Shtëpia e Bardhë tha se veprimet erdhën pas viteve të bisedimeve të dështuara mbi këtë çështje.

Ky veprim është përpjekja më e fundit e Uashingtonit për t'u ballafaquar me konkurrencën e ekonomisë së udhëhequr nga Kina.

Kina tha se është e gatshme të hakmerrej me "masat e nevojshme".

Presidenti i SHBA-s, Donald Trump, ka kritikuar në mënyrë të përsëritur Kinën për dëmtimin e ekonomisë amerikane.

Shtëpia e Bardhë tha se një hetim mbi politikat kineze të urdhëruara nga  Trump në gusht zbuloi një varg praktikash "të padrejta", duke përfshirë përdorimin e kufizimeve mbi pronësinë e huaj që bën presion mbi kompanitë në transferimin e teknologjisë.

SHBA gjithashtu gjeti dëshmi se Kina imponon kushte të padrejta në kompanitë amerikane, investimet në SHBA për industritë strategjike, dhe kryen dhe mbështet sulmet kibernetike.

Shtëpia e Bardhë thotë se ka përgatitur një listë me më shumë se 1,000 produkte që mund të preken nga tarifat. Bizneset do të kenë mundësinë të komentojnë para se të hyjë në fuqi lista përfundimtare.

SHBA gjithashtu do të kërkojë të sjellë ankesa për kushtet e padrejta të licencimit në Organizatën Botërore të Tregtisë, thanë zyrtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat