Trump pret drejtuesit e vendeve balltike, i vendosur përballë Moskës

Amerika

Trump pret drejtuesit e vendeve balltike, i vendosur përballë Moskës

Më: 3 prill 2018 Në ora: 20:17
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump priti sot drejtuesit e vendeve baltike, para të cilëve ai shprehu vendosmërinë përballë Rusisë.

“Askush nuk ka qenë kaq i vendosur përballë Rusisë si Donald Trump”, theksoi presidenti amerikan gjatë një dreke me presidenten lituaneze, Dalia Grybauskaite dhe homologët estonez, Kersti Kaljulaid dhe letonez, Raimonds Vejonis.

Duke e vënë theksin tek bindja e tij, se të kesh marrëdhënie të mira me Moskën do të ishte diçka e mirë, ai nuk përmendi drejtpërdrejt çështjen e ndjeshme të një takimi të mundshëm me burrin e hekurt të Kremlinit në Uashington, raporton ATSH.

Ky takim i mundshëm, përmendur gjatë një bisede telefonike mes dy krerëve më 20 mars ndodh në kontekstin e tensioneve të mëdha lidhur me çështjen Skripal.

Vizita e fundit e Putinit në Shtëpinë e Bardhë daton që prej vitit 2005, nën drejtimin e George W. Bush.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat