Derisa pritet vendimi Senatit nëse drejtori i CIA-s, Mike Pompeo do të bëhet sekretar i ri i Shtetit, presidenti i SHBA-së, Donald Trump sulmon demokratët në Twitter.
“Është e vështirë të pranosh që 'penguesit” do të votojnë kundër Mike Pompeo për sekretarin e Shtetit. Demokratët nuk do të miratojnë qindra njerëz të mirë, duke përfshirë ambasadorët për Gjermaninë. Ajo vonon procesin e miratimit për të gjithë, gjë që kurrë nuk ka ndodhur. Duhen më shumë republikanë”, shkruan Trump në Twitter.