Të paktën pesë persona janë plagosur si rezultat i të shtënave që kanë ndodhur në qytetin amerikan San Diego, njofton policia amerikane.
Policia njoftoi se të gjitha viktimat gjenden në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë, transmeton AP.
Viktimat nuk janë identifikuar ende, ndërsa të dyshuarit janë meshkuj të moshës 19 deri në 25-vjeç.