SHBA beson në planet për takimin Trump-Kim

Amerika

SHBA beson në planet për takimin Trump-Kim

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 08:13
Kim Jong-un dhe Donald Trump

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka thënë se përgatitjet për bisedime me Korenë Veriore janë duke shkuar në drejtimin e duhur, mirëpo ende ka mbetur shumë punë pa u bërë.

Ai i bëri këto komente pas takimin me dorën e djathtë të Kim Jong-un, Gen Yong-chol, në New York. Tani Gen do të udhëtojë drejt Washingtonit për t’ja dorëzuar presidentit amerikan Donald Trump, një letër nga Kim.

Trump, edhe pse ka anuluar takimin me Kim, ka thënë se dëshiron që ta shoh këtë takim duke ndodhur, dhe se do të arrijnë aty në një pikë.

Koreja Veriore ishte pajtuar që të mbajë një samit me Rusinë, pas takimit me ministrin e jashtëm, Sergei Lavror, raporton BBC,. Takimi i Kim me Lavror u pa si një shenjë se gadishulli komunist ka miq të fuqishëm.

Zyrtarët amerikanë dhe ata të Koresë Veriore kanë punuar që të kthejnë në agjendën e paraparë, samitin e datës 12 qershor në Singapor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat