Harry Bajraktari priti Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla

Amerika

Harry Bajraktari priti Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla

Nga: Beqir Sina Më: 10 mars 2022 Në ora: 18:05
Foto nga takimi

Veprimtari i njohur i komunitetit i cili shpesh herë së bashku me veprimtarin Rustem Geci, ka qenë “Shtëpia e pritjes” e personaliteteve shqiptare, nga Kosova, Shqipëria dhe trojet shqiptare, në vizitat e tyre në Amerikë, dje priti Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës z.Xhelal Sveçla.

Kështu të paktën shkruan në një shkrim të saj gazeta "Dielli", e cila thotë se Harry Bajraktari, ka dhënë një pritje me Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës z.Xhelal Sveçla.

Pritja private është mbajtur në përmbyllje të vizitës disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës z.Xhelal Sveçla, takimet me personalitete të institucioneve relevante në Washington, për forcimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe SHBA-së.

Simbas gazetës Dielli, temat e diskutuara në këtë pritje miqësore(private) ishin : Forcimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit me aleatin strategjik të kombit shqiptar SHBA, Siguria e qytetarëve të Kosovës në këto momente delikate në Evropë, Bashkëpunimi i komunitetit me institucionet e shtetit të Kosovës, lufta kundër krimit të organizuar, nepotizmit, korrupsionit dhe ndërtimi i institucioneve të forta në Kosovë, dhe krijimi i një të ardhme të sigurtë për qytetarët në Kosovë.

Në këtë pritje thuhet gjithashtu se morën pjesë personalitete të shquara të diasporës mikëpritësi Harry Bajraktari , Kryetari Vatrës Elmi Berisha, Rrustem Geci, Dr. Sulejman Çelaj e të tjerë.

Ndërkohë, i ftuar special simbas saj ishte Konsulli i Përgjithshëm e Republikës së Kosovës në New York Ambasador Frymëzim Isufaj.

“Dielli” shkruan se Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës z.Xhelal Sveçla në këtë pritje vëllazërore vlerësoi rolin e jashtëzakonshëm të diasporës shqiptare në SHBA, në ndihmë të çështjes shqiptare, e sidomos luftës për çlirimin e Pavarësinë e Kosovës.

Po ashtu, veprimtari Harry Bajraktari, në llogarinë e tij në Fb, postojë një fotografi nga takimi i tij me doktorin e njohur nga Kosova, Dr. Din Krasniqi dhe Zeqir Krasniqi.

"Ishte kënaqësi të presim ne vizitë Dr. Din Krasniqin. Patëm rastin të bisedojmë për Vranocin dhe më gjerë për Kosovën, si dhe për ngjarjet që po ndodhin në Ballkan dhe Europë.” shkruan në statusin e tij zoti Bajraktari, duke falenderuar për vizitën e tij, Dr. Din Krasnqin nga Kosova.

ImageNaim Bajraktari, Vedat Gashi dhe Harry Bajraktari
 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat