SHBA/New York: Zhytja në oqeanin Atlantik « Ariu Polar » Vitit i Ri 2023

Amerika

SHBA/New York: Zhytja në oqeanin Atlantik « Ariu Polar » Vitit i Ri 2023

Nga: Beqir SINA-Brooklyn NY Më: 2 janar 2023 Në ora: 17:28
Foto nga vendngjarja

Brooklyn NY: Mijëra njujorkez dolën të dielën (1 janar 2023) në ditën e parë të vititit të ri, për të nisur 2023-shin, me një zhytje në ujin e akullt të oqeanit Atlantik , në plazhin Coney Island në Brooklyn.

Kjo është një zhytje e Vitit të Ri , tradicionale e cila organizohet prej Klubit « Ariu Polar » në Coney Island. Aktivitet ky që festoi këtë vit 120-vjetorin me edicionin e sivjetshëm, dhe ndërsa temperaturat arritën në rekordin e saj 55 degrees Fahrenheit = 12.78 grad Celsius, ndërsa temperatura e ujit thanë metereologët ishte ende shumë e ftohtë në ujë gati në zero. 

Image
Nga vendngjarja

Pjesëmarrësit ashtu si dhe vitet e tjera kishin veshur kostume banje, por kishte edhe nga ata që u zhytën me rrobat e tyre duke ndjekur simbas tradtitës së tyre nga vendet që ata vijnë disa rite mitike.

Ata mendojn se « zhytja me gjithë rroba në ditën e parë të vitit të ri - ua lanë atyre të gjitha të këqiat dhe u sjell një vit të ri me fat » u tha gazetarve një nga drejtuesit të Klubit, «Coney Island Polar Bear Club » duke kujtuar traditat në rusi e vendet baltike.

Image
Nga vendngjarja

E diela e ditës së parë të vitit 1 Janari e cila shënoi 120 vjetorin e zhytjes tradicionale të ftohtin dimëror organizuara nga Klubi i Ariut Polar të Coney Island për nga pjesëmarrja kësaj radhe  ishte e madhe krahasuar me vitetet tjera dhe, në mënyrë anekdotike, ndër më të lartat ndër vite. 

Notarët (dhe spektatorët për rreth tyre) erdhën me një sërë kostumesh të çuditshme - që nga ajo e një babagjyshi të vitit të ri, mbulesa plastike që emitonin lepuj e lepurashe ishin veshjet dominuese, por edhe ato mitike si sirena dhe figura dragonjësh dhe piratësh deti, ose arinj polarë.

Organizatorët thanë se të gjitha fondet e mbledhura do të ndihmojnë në mbështetjen e organizatave dhe komunitetit në lagjen Coney Island NY, organizatat jofitimprurës duke përfshirë programimin publik falas, programimin mjedisor dhe arsimor, artin dhe më shumë.

Ata thanë se të ardhurat nga  «New Year's Day Plunge - Ditës së Zhytjes e Vitit të Ri më kokretisht këtë vit shkojnë për organizatat lokale jofitimprurëse në Coney Island, duke përfshirë Akuariumin e qytetit të Nju Jorkut, Aleancën për Coney Island, Coney Island USA dhe Coney Island History Project, po ashtu thanë se ata pranojnë donacione në internet, gjatë gjithë vitit.

Image
Nga vendngjarja

Klubi i Ariut Polar të Coney Island është klubi më i vjetër i banjës dimërore në Shtetet e Bashkuara dhe u themelua në vitin 1903. 

Zhytja vjetore e Ariut Polar në Coney Island u kthye në brigjet jugore të Bruklinit në ditën e Vitit të Ri dhe pjesëmarrësit nuk mund të kishin kërkuar kushte më të mira klimaterike se 1 Janari 2023 ku temperatura shënojë rekord.

Me qiell të pastër dhe një temperaturë prej rreth 55 gradë, dita u ndje ishte më pak arktike se në disa vitet e kaluara. Por ujërat e Atlantikut, thanë ata ende ishte e ftohtë nga stuhia fundit në pjesën veriperendimore të New Yorkut.

Image
Nga vendngjarja

Zhytja masive në oqean në bregun e New Yorkut, lagjen Brooklyn e cila u mbajt për herë të parë në vitin 1903, u anulua në vitin 2021 për shkak të pandemisë dhe u kthye, megjithëse në një shkallë më të vogël, vitin e kaluar(2022).

Image
Nga vendngjarja
Image
Nga vendngjarja

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat