Organizata kombëtare Lëvizja e Legalitetit feston 80 vjetorin e krijimit dhe Diten e Flamurit

Amerika

Organizata kombëtare Lëvizja e Legalitetit feston 80 vjetorin e krijimit dhe Diten e Flamurit

Nga: Leonora Laçi Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 22:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nju York-Shpesh më ndodh që harroj largësinë fizike me Shqipërinë, sepse Nju Yorku është një Shqipëri në miniaturë. Nentori i pavarësisë ku i bënë bashkë shqiptarët e Amerikës gelon nga një cep në tjetrin duke festuar dhe perkujtuar këtë ditë të shenjtë. 

Por sot ishin dy festa në një ditë, ishte 80-vjetori i  krijimit te Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit dhe pavarësia qe u festua në ambientet e restorantit me pronarët z.Hakik Mena dhe z.Ahmet Hoti me emrin " Via Garibaldi", një restorant elegant i gjetur në zemër të Ëhite Plains, Yonkers, Nju York.

 Në aktivitete të tilla ka takim brezash, breza që mbajnë mbi shpatulla historinë dhe breza që do e shkruajnë atë histori që ato të tjerët e kanë përjetuar. Takimet me miqt e kolonel Xhemal Laçit dhe rikthehemi pas në kohë, lala Ndrec Gjergji dhe z.Zef Berisha më tregojnë çdo herë e më tepër se kush ishte koloneli, dhe sa më shumë flasin për të aq më shumë më shtohet krenaria, kjo krenari dyfishohet kur kuptoj se kam fatin t'i njoh për së afërmi këto miq të tijt si dëshmi të gjalla historike. 

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Fillimisht në këtë aktivitet u mbajt 1 minut heshtje për ndarjen nga jeta të znj. Sheqere Mulosmanaj,  nusja  e Hysen Mulosmanaj dhe Uke Gjonbalajt. 

Aktiviteti vijoi me kengë patriotike e përfundoi me përshendetjet dhe urimet nga të pranishmit dhe si qershia mbi tortë u këndua himni kombëtar. 

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Aktiviteti u përshendet nga pjesëtare të Federatës Panshqiptare Vatra si Kryetari i Nderit z.Agim Rexhaj dhe z.Asllan Bushati, u pershendet nga legalistet si z.Ndrec Gjergji, nipi i Fuad Myftise , z.Ahmet Hoti, z.Hakik Mena, z. Ilir Seci, po ashtu dhe nga z.Agim Alickaj lobist i çështjes kombëtare, kengëtari Faik Pemaj këndoi dy vargje kushtuar ditës së flamurit, ndërsa poeti Halil Tetaj recitoi ca vargje patriotike kushtuar trojeve shqiptare, fjala iu dha dhe Sekretarit të Pergjithshëm të Legalitetit z.Lurian Mena si dhe u përcoll përshendetja e Kryetarit të Partisë së Levizjes së Legalitetit z.Shpetim Axhami, citoi" Miq të nderuar të komunitetit shqiptar të tre shteteve. NY,NJ dhe CT e kudo ku ju jetoni. Kam nderin dhe kënaqësinë Time personale dhe në emër të gjithë legalistëve të ju uroj Gëzuar festën tonë kombëtare Ditën e Shpalljes të Pavarësisë  dhe njëkohësisht ditën e rëndësishme historik atë krijimit të OKLL nga patriotë nacionalistë, kjo nëpërmjet heroit të rezistencëa antifashiste me 9 Prill 1939, gjeneral  Abaz KUPIT. Gjithashtu gjej  rastin të përshëndes dhe  të falenderoj miqt tanë me banim në SHBA, drejtues të lartë dhe përfaqësues të Partisë Lëvizja e Legalitetit në këtë shtet mik dhe aleat shekulloeë tonin që në kohën e Mbretit Zog, për këtë bashkim festiv tuajin në restorantin :

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Via Garibaldi, 1N Broadway, White Plains, NY 10601.

Ju bashkëkombas tanë larguar nga Atdheu ynë prej diktaturës komuniste e më vonë për një jetë  më të mirë tuajën dhe familjebe tuaja, kjo  pas pluralizmit në Shqipëri, duke u nisur edhe nga ajo që qeverisjet këtu në vazhdimësi nuk ju afruan, mbeteni vlerë e shqiptarizmit dhe e përfaqësimit të Shqipërisë atje ku sot ju jetoni.

Sot del detyrë dhe borxh i klasës politike këtu në Shqipëri që ju të shprehni të drejtën e votës nga aty ku jetoni dhe të keni përfaqësuesit  tuaj të zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë dhe në çdo institucion kushtetues të shtetit tonë që mendojmë dhe besojmë se një ditë të shpejtë të bëhet ashtu si e meritojmë."-përfundon ai.

Ne kaq larg atdheut kemi ndjeshmërinë ndaj gjithçkaje që ndodh me Shqipërinë tonë  dhe trojet tona etnike dhe dita e flamurit është dita ku ne reflektojmë dhe mendojmë se si duhet të veprojmë që dashuria për atdheun, gjuhen shqipe, traditat, zakonet mos të shuhet.

Kështu i bëjmë nder kombit dhe vehtës.

Kështu bëhemi shembulli i duhur sesi punohet për atdhe. Sikur secili të bëj individualisht pjesën e tij, e pastaj ne grupe se bashku te unifikojmë zërin për   gjëra dhe më të mëdha. Një diasporë e bashkuar është edhe më e fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat