Vrau gruan në banesën në Florida dhe rrëmbeu vajzën 8-vjeçare, ky është 34-vjeçari Renato Muhaj

Amerika

Vrau gruan në banesën në Florida dhe rrëmbeu vajzën 8-vjeçare, ky është 34-vjeçari Renato Muhaj

Më: 30 janar 2024 Në ora: 08:32
Renato Muha

Ky është 34-vjeçari Renato Muhaj, i cili vrau gruan e tij në banesën në Florida dhe më pas rrëmbeu vajzën e tyre 8-vjeçare duke tentuar të arratiset.

Renato Muhaj

Renato Muhaj raportohet se është përfshirë në një konflikt me prindërit e tij në Clearwater rreth orës 2:44 të mëngjesit të së hënës dhe pasi i ka goditur, i ka marrë telefonat që të mos kërkonin ndihmë.

Policia pasi ka marrë informacion për dhunë në familje ka shkuar në banesën e prindërve të 34-vjeçarit, të cilët janë dërguar në spitalin Morton Plant për trajtim mjekësor.

Më pas policia e Clearwater ka kontaktuar me Departamentin e Policisë Largo për ndihmë në gjetjen e Muhaj.

Policia e Largo ka gjetur adresën e tij të banesës nëpërmjet një biletë parkimi që autori i dyshuar mori në Pinellas County në shtator 2022.

Efektivët kanë shkuar në shtëpinë e çiftit, ku kanë gjetur të vdekur bashkëshorten e tij, 32-vjeçaren Suela Saliaj, ndërsa vajza e çiftit, Alessia Muhaj rezultonte e zhdukur.

Policia ka ngritur alarmin për gjetjen e saj rreth orës 07:00 të mëngjesit të së hënës, ku u raportua se Alessia dhe babi i saj mund të ishin udhëtuar me një makinë tip Kia Sportage 2017 me targa të Floridas EJIJ99.

Rreth orës 8:30 të mëngjesit, përmes celularit të Renato Muhaj u zbulua vendndodhja e tij mes rrugës Belleair dhe St. Paul’s Drive në Clearwater.

Policia shkoi në vendngjarje ku gjetën Alessia dhe babain e saj brenda automjetit në bllokun 1600 të St. Paul’s Drive. Renato Muhaj u vendos në pranga, ndërsa 8-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes së 32-vjeçares Suela Saliaj dhe kur humbi jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat