Komuniteti shqiptar i Teksasit - dërgon ndihma për në Kosovë

Amerika

Komuniteti shqiptar i Teksasit - dërgon ndihma për në Kosovë

Nga: Beqir SINA - New York Më: 18 korrik 2016 Në ora: 17:23
Ndihma për Kosovën

Komuniteti shqiptar i Teksasit - dërgon ndihma për familjet në nevojë në Kosovë

“Qendra e Trashëgimisë” Amerikane - Shqiptare, në Dallas - Texas,, është duke bashkëpunuar me organizatën humanitare ndërkombëtare “Dashuria në Veprim Inter’l” për të mbushur kontanierët me pakot për të i dërguar ato direkt e në Kosovë.

DALLAS TEXAS : “Qendra e Trashëgimisë” Amerikane - Shqiptare, në Dallas - Texas, në një dekleratë të saj, në medien sociale Facebook, ka shkruar javën e kaluar se ajo, është duke bashkëpunuar me organizatën humanitare ndërkombëtare “Dashuria në Veprim Inter'l” për të mbushur kontanierët me pakot për të i dërguar ato direkt e në Kosovë. 

Këto kontanier përplot me ndihma për Kosovën, i drejtohen direkt për shpërndarje nëpërmjet organizatës bamirëse, e cila e filloi aktivitetin e saj, menjëher pasi lufta në Kosovë, përfundoi në vitin 1999.

Ka qenë thonë ata Dr. Flora Brovina, një mjeke pediatëre dhe humanitare, ish e burgosura politike në burgjet e Serbisë, aktualisht deputete e Kuvendit të Kosovës, kryetare e organizatës “Dashuria në Veprim”, e cila ka hap një qendër për trajtimin e njerëzve me trauma në Prishtinë, Kosovë, e cila, fillimisht u morë me strehimin dhe ruajtjen e mbi 400 grave dhe fëmijëve të tyre, që u përdhunuan nga okupatorët serbë, dhe pastaj qenë refuzuar nga familjet e tyre.

Në aksionin vullnetar për grumbullimin e ndihmave dhe për përgatitjen e pakove me ndihma, i cili ka nisur tre muaj më parë, qysh në mars, morën pjesë edhe aktivist amerikan, Rae dhe Crystal të cilët ishin bashkë me komunitetin shqiptarë, në Dallas, e rreth tij dhe një numër i madh i veprimtarëve shqiptar nga ky komunitet.

Ata së bashku me komunitetin shqiptarë, thuhet se e filluan koordinimin dhe paketim e donacioneve të tyre. Ku njoftimet nga Dallasi, tregojnë, se komuniti shqiptarë atje, kanë organizuar, edhe një grup të madh të vullnetarëve për të marrë detyrën e paketimit në kutit e kartonit dhe përgatitjen e kolive të kartonit për kantonieret.

Madje, nga “Qendrën e Trashëgimisë” Amerikane - Shqiptare, në Dallas - Texas, janë publikuar edhe materialet e përgatitur në kolit e kartonit të cilat janë: Veshmbathje - Rrobat dhe Këpucët në gjendje të mirë, për fëmijë e të rritur, makinat qepëse, pëlhurë, e basma, batanije, lodra për fëmijë, karrige me rrota - për inavalidët, paterica, pako me ushqime, kuti me pije freskuese, kuti me pelenat - Diaper, mjete për furnizimet për Shkollat, mjetet mësimore dhe çanta shkolle, përfshirë edhe një karrike dentare.

Karrikja dentare, është dhuruar për Dashuria në Veprim e cila do të përdoret për nevojat e një klinike dentare në Kosovë. Kjo pajisje do të transportohet së bashku me sendet e dhuruara të mbledhura nga komuniteti në Texas.

Në këtë aksion të madh dhe i pari qysh nga koha e luftës në Kosovë, njoftohet, se është përfshirë edhe një dyqan në Dallas, Texas - Ai për shitjen me pakicë të rrobave luksoze, shitorja “Calypso St. Barth” në vendndodhjen, Preston Center Plaza. E cila, ka bërë gati për të dërguar disa paisje për një klinikë, për të ndihmuar viktimat e abuzimit në Prishtinë, Kosovë, e sponsorizuar nga Qendra Trashëgimisë Amerikane e Shqiptare, në Teksasin e Veriut.

“Calypso, është një kompani që kujdeset për mbështetjen e komuniteteve lokale ku jetojnë klientët tanë dhe të punësuarit", thotë Marilda Seraj, e cila mesa duket është një menaxhere në Calypso St. Barth.

“Unë, thotë ajo kam qenë i përfshirë me Qendrën e Trashëgimisë Amerikane Shqiptare, që nga viti 2011 duke bërë punë vullnetare, dhe unë nuk mund të them se kam bërë mjaft duke e krahasur me punën që ata bëjnë vetë! Të qenit shqiptar për veten time, e ndjeva dhe ajo më ka shkatuar një ndenjë të veçantë në zemrën time për të ndihmuar komunitetin tim, të cilët janë duke jetuar në rrethana të vështira, “ ka thënë Seraj.

Këtë muaj ka qenë “Qendra e Trashëgimisë” Amerikane - Shqiptare, në Texasin e Veriut, e cila në kuadër të këtij aksioni për grumbullimin dhe paktetimin e ndihmave, organizojë , edhe një piknik verorë në Bedford, ku ata bënë edhe ngritjen e fondeve për të ndihmuar me këtë rast edhe familjet e 5 policëve që humbën jetën në Dallas, piknik ky me koordinator Doc. Vranicin ( 214 -505 -6883 ose docvranici@hotmail .com).

“Qendra e Trashëgimisë” Amerikane - Shqiptare, në Texasin e Veriut, i drejton një faleminderim anëtarit të këtij komuniteti, z. Gezim Rushiti me Starwood Cafe në McKinney, për atë që ka bërë për të ndihmuar komunitetin e Dallasit, me donacione të ushqimit nga SYSCO Foods, dhe zotit Gezim Pollozani.

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në North Texas, faleminderojë edhe janë mirënjohës lidereve e veprimtarëve të këtij komuniteti, në Dallas, Presidentit të Rrjetit të Bizenesve Shqiptare në Botë, veprimtarit të mirënjohur Nazar Mehmeti,z. Ismet Smajli, z.Ylber Korça dhe z. Gani Fejza, për ndihmën e pakursyeshme dhënë këtij komuniteti në çdo rast. 

Ata faleminderojnë edhe AA në Houston (Arbëria), sepse ata dhanë donacionin 500 dollar në dërgimin të konteinerëve, të projektit Hope Kosovës.

Gjithashtu ata falenderojnë në mënyrë të veçantë të gjithë vullnetarët që treguan dashuri dhe bujari, përkushtim me të gjithë ata që dhuruan artikujt për njerëzit e varfër të Kosovës. Faleminderit për të gjithë, Ju që dhuruat e paketuat thotë “Qendra e Trashëgimisë” Amerikane - Shqiptare, në Texasin e Veriut

Ky projekt thonë ata se do të vazhdojë edhe disa muaj dhe ata i kërkojnë të gjithëve që të vazhdojnë të sjellën sendet e nevojshme, çdo të diel në mes ditë pre ores 1:00 pm - 6:00 pm,. Shpenzimet e transportit detar për Kontanirët thuhet ne njoftim janë nga 6,000 dollar deri në 8,000, dollar, duke mos përfshirë koston e kutive apo furnizimeve të përfshira në pakot.

Në fund thuhet për të gjithë ata që duan të dërgojnë ndihma dhe punojnë si vullnetar në paketim : “Ju lutemi mund të kontaktoni me Gezim Pollozani 682-583-6270 [email protected] ose Dashmir Rushiti 815-742-0119 [email protected]”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat