SHSHA në Çikago zhvillon aktivitet në atdhe

Amerika

SHSHA në Çikago zhvillon aktivitet në atdhe

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 08:11
Ilustrim

Diaspora shqiptare në Amerikë tash e një shekull është vënë në shërbim të çështjes shqiptare,për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës,të demokratizimit të Shqipërisë dhe të zgjidhjes së drejtë shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoni,Mal të Zi,Preshevë-Medevegjë dhe Çamëri.Në rrugëtimin e shumë organizatave shqiptaro-amerikane në Amerikë,tash sa kohë SHSHA-ja në Çikago është bërë një zë i fuqishëm karshi çështjes shqiptare në Ballkan,ku përmes aktivitetit të programuar ka afruar një varg projektësh politike,ekonomike dhe kulturore për të ndihmuar dhe thelluar marrëdhëniet e miqësisë së përjetshme me Amerikën.

Oda Ekonomike Amerikë-Izrael dhe SHSHA organizuan me sukses konferencën ekonomike për imvestime në ekonomonië e Kosovës dhe projektet që afroi delegacioni shtetëror ishin atraktive për kompanitë,bankat,bizneset dhe afaristët tjerë në Çikago dhe më gjerë.Daniel Shure,përfaqësues i OEAI dhe mik i respektuar i popullit shqiptar,ka ritheksuar se ndaj popullit mik shqiptar në Ballkan do të bëjmë krejt të mundurën që të ndihmojmë zhvillimin ekonomik përmes investimeve amerikane.OEAI-së i ka dyert e hapura për projektet që na vijnë nga Kosova,Shqipëria dhe hapësira etnike në Maqedoni,thuhet në Çikago.

Bashkëpunimi shqiptaro-hebrej do të thellohet edhe në fushat tjera të bashkëpunimit në mes të dy popujve shqiptaro-hebrej dhe të institucioneve të shtetit amerikan,thotë Skënder Karaçica,drejtor ekzekutiv i SHSHA-së.Për të hedhur dritë nga kujtesa historike për praninë dhe shpetimin e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore Kosovë-Shqipëri,përfaqësuesit e SHSHA-së afruan një mori të botimeve historike,me kronikat arkivore dhe fotografi miqëve hebrejë dhe kështu u mbyll njëherë e mirë propaganda antishqiptare si vrasës të hebrejve të sajuar nga lobi serbo-grekë.Në sajë të këtij bashkëpunimi,SHSHA -ja tashti është bërë anëtare e bordit të drejtorëve të OEAI-së dhe në shtator në Çikago pritet të organizohet manifestim madhështor me rastin e vënies së Pllakës Përkujtimore në Muzeun Holokaust në Skokie me mbishkrimin:Prania dhe shpetimi i hebrejve gjatë LDB-së Kosovë-Shqipëri dhe Tryeza Tematike investimet amerikane në ekonominë e të dyja vendeve.

Këto ditë vere të pushimeve në Veleshtë të Strugës po qendron sekretari i SHSHA-së Mahmut Skenderi,i cili do të ketë takim pune me Kryesinë e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Përendimore me kryetarin Nebi Hoxha në Shkup për bashkërenditjen e aktiviteve  në relacionet diaspora shqiptare në Amerikë me institucionet politike,ekonomike dhe intelektuale në hapësirën etnike në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat