Presidencialet 2016: DNC u mbyll me madhështi, Patriotizmë, dhe Unitet për çdo Amerikan

Amerika

Presidencialet 2016: DNC u mbyll me madhështi, Patriotizmë, dhe Unitet për çdo Amerikan

Nga: Beqir SINA Më: 29 korrik 2016 Në ora: 20:14
Hillary Clinton

Pas 15 muajsh fushatë, të gjatë, të “lodhshme” dhe me shpenzime “stratosferike”, cikli i ashtuquajtur primaire - pra zgjedhjet paraprake, për Preisdencialet 2016,  mund të thuhet zyrtarisht se përfundojë, për të dyja partitë më të mëdha dhe kryesore, në SHBA, Republikanët dhe Demokratët. 

Dhe, kjo ndodhi pas mbylljes së procesit të emërimit të kandidatëve për president -  nga partia demokrate, dje, dhe, ajo republikane një javë më parë; të cilat në kuvendet e tyre emëruan ish-sekretaren e shtetit Hillary Clinton dhe miliarderin Donald Trump, tani fillon një fazë e re: fushata intensive për zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit.
Tani, ka nisur menjëher mbas dy konventave, dhe pranimit të kanidaturave  Trump - Pence, dhe  ajo në partinë demokrate, zyrtarizimin mbrëmë të ashtuqujturës "ticket - biletë"; dyeshen Clinton- Kaine, e shpallur, tani më, për t’ia nisë edhe asaj që këtu thirret “betejë e drejtpërdrejtë”, para tash ajo “mes qytetarëve amerikanë - votuesve, dhe, dy kandidatëve “. 

Kandidatët për Shtëpinë e Bardhë, tani do të nisin të organizojnë fushata intenzive, sidomos për votat dhe per ngritjen e fondeve, dhe të flasin çdo ditë intesivisht para dhjetra e mijra vetëve me gjuhën akuzave dhe kundër akuzave, për njeri tjerin dhe partitë e tyre. 

Me qëllim që në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit 2016, ata do ta ridifinojnë skenën politike amerikane, tek çdo votë - prej nga vota e “pafuqishme”, ku përfshihet edhe vota e shqiptaro amerikaneve, vota e pavarur, të atyre të pa parti,  ose tek “të paqëndrueshimit” që janë votuesit e regjistruar republikan apo demokrat. 
  
Tani  zgjedhjet për në Shtëpinë e Bardhë, më në fund mund të fillojnë!

Ashtu si republikanët një javë më parë , në Cleveland - Ohio, edhe demokartët mbrëmë në Philadelphie - Pennsylvanie, me një mbrëmje plot madhështi, rrethuar dhe veshur në të katër anët me ngjyrat dhe simbolet kombëtare, dhe patriotizmin madheshtor Amerikan, demokratët bënë histori me Hillary Clinton, e cila u bë gruaja e parë në Amerikë, për të pranuar një nominim për presidente e SHBA nga një parti e madhe.

"Kur ndonjë pengesë bie në Amerikë, për të gjithë, ajo hap rrugën për të gjithë", ka thënë Clinton, duke lënë të kuptohet thanë analistët, se “në SHBA, nuk ka më tabu - pas erdhi një presidentë me ngjyrë - afrikano amerikan -si Barack Obama, mund të vijë edhe një grua si Hillary Clinton”.

Konventa Demokrate, u mbyll - pas një jave, e cila nuk mundi të fshehë çarjet që egzistojnë brenda partisë demokrate, të cilat janë më se evidente, ashtu, si dhe një javë më parë, kur i pamë të shfaqen edhe në skenën e konventës republikane,  tek delegatë republikanë të pakënaqur me emerimin e Donald Trump

 Ashtu edhe tek konventa demokarte , pamë të paraqiste mosmarrëveshje të përditshme në parti, sidomos në mes të përkrahësve “qëndrestar” të Bernie Sanders, dhe të tjerë, delegat demokratë, të cilët thonin se “u ndjenë të “ofenduar” dhe të “vjedhur” me të drejtën e votës, së tyre.
Megjithëse, lideri i i pavarur , 74 vjeçari Sanders, që 30 vjet voton për demokratët, në këtë konventë, së bashku me folësit e tjerë, përfshirë figurat kryesore, Presidentin

Obama, Biden, Bill Clinton, bënë në fjalimet e tyre - një tjetër përpjekje për unitet, duke u përpjekur në kontrast me fjalimin e Donald Trump në RNC, dhe liderve republikan, me himnin e natës, “ “Stronger Together.”

"Unë jam duke votuar për një luftëtar, që kurrë, kurrë nuk jepet. Dhe, i cili - e cila, beson se ne gjithmonë mund të bëjmë më të mirën, pikërisht, kur ne bëhemi së bashku dhe të punojmë së bashku ", ka thënë Chelsea Clinton, mbrëmë në mbyllje të DNC, e cila paraqiti pranimim zyrtar për nënën e saj.

Image
Grupi i shqiptarëve me kongresmeninin, Eliot Engel

Ndërsa, për dallim me në skenën RNC në “Quicken Loans Arena”, Cleveland - Ohio, ku ndoshta munguan ose ne nuk i pamë fare shqiptarët e Amerikës, të na sillnin me fotografitë e tyre atmosfren e madhe të konventës Republikane, krejt ndryshe, ndodhi me fotografitë nga salla Fargo Center Wells në Philadelphia - Pennsylvania . 

Ata (megjithse duket se ishin një grup i vogël) me fotografitë e tyre, treguan se shqiptarët nuk munguan në konventën e demokartëve.  

Duke filluar  në  statusin e tyre në Facebook qysh me Tanya Domi, Anila Nicklos, apo edhe të veprimtarit dhe biznesmenit të suksesshëm Harry Bajraktari , i cili ishte aty në sallën qendrore të konventës demokrate DNC , së bashku me mikun e madh të shqiptarëve, kongresistin Eliot Engel, si një mbështetës historik i kauzave shqiptare, bashkëthemelues i kaukusit të interesave shqiptare në Kongresin Amerikan.

Grupi i shqiptarëve në sallën , Fargo Center Wells  nëpërmjet fotografive jo vetëm na solli atmosferën madhështore të kësaj konvente, por tregonë se shqiptarët e Amerikës janë me SHBA, se janë dhe besojnë se :”Amerika do të mposhtë ISIS ", për të mbrojtur dhe për t’a bërë sa më sigurt vendin e tyre “. Shqiptarët u bashkohen Amerikanëve të kundërshtojnë tiraninë dhe “të keqen e kësaj bote, për lirinë dhe demokracinë, ashtu si në vendin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat