Rruga për ëndrrën hollivudiane vazhdon……me Paul Mitchell Show

Amerika

Rruga për ëndrrën hollivudiane vazhdon……me Paul Mitchell Show

Beqir SINA Nga Beqir SINA Më 16 gusht 2016 Në ora: 12:58
Nazim Noli - Salihu

Nazim Noli -  Salihu: pjesëmmarës në shfaqjen Paul Mitchell Show :”The Best in the Industry- Më e mira në këtë industri”.

Paul Mitchell dhe modelist e stilist të përzgjedhur nga e gjithë bota me simbolin tonë kombëtar - duke bërë shqiponjën me pëllëmbët e duarve të tyre.....ne Las Vegas

LAS VEGAS NE: Në një nga skenat më të famshme botërore - PINYON Ballroom, kazinon “Aria Resort & Casino”, në Las Vegas, më 11 gusht, dhjetra modelist e stilist të për zgjedhur nga e gjithë bota, kan marrë pjesë në shfaqjen Paul Mitchell Show. 

E cila njihet në botën e profesionistëve të sallonve të modës, dhe produketeve të saj,  si më e madhja , më e famshmja, dhe më prestigjoze në idustrinë e flokëve,në botë.  

Në mesin e tyre, ka qenë këto ditë në shfaqjen Paul Mitchell Show, edhe një shqiptarë, nga Kosova, në SHBA, Nazim “Noli” Salihu, flokëtori i njohur shqiptarë, i cili tani ushtron profesionin në lagjen Rocky Hill – të Connecticut .

I cili se bashku me Paul Mitchell dhe modelist e stilist të përzgjedhur nga e gjithë bota, ka pozuar  me simbolin tonë kombëtar - duke bërë shqiponjën me pëllëmbët e duarve të tyre.....ne Las Vegas

Mjeshtri shqiptarë i kësaj industrie -  Nazim “Noli” Salihu, është artisti që po e përjetonë dhe prek nga afër revolucionin e kësaj industrie me famë botërore e cila quhet Paul Mitchell. 

Ai, është një ekip i vlerësuar me çmime , dhe udhëton për shfaqjet - shout e flokëve në të gjithë botën, për të u mësuar profesionistëve të sallonve të modës, teknika të reja,që ndajnë tendencat e nxehta me shkëndijët e kreativitetit. Nga ana tjetër, stilistët Paul Mitchell - janë të specializuar dhe të armatosur me njohuri elitës me një pasion të pashembullt për zejet e tyre.

Teksa, edhe figura te tjera artistike, të cilat shëndrrsin në këtë industri botërore, morën pjesë dhe moderuan si dhe e proklamuan Shown e madh të kësaj industrie Hollivudiane në Las Vegas.

 Ato ishin si Robert Cromeans, Drejtor Global Artistik për John Paul Mitchell Systems, floktar, dhe pronari i sallonit, artist profesionist nga industria legjendë-John Paul Mitchell Systems “Robert Cromeans 'mendje simpatike, artistike dhe inovative dhe që provonë strategjitë e biznesit “hairdressers” rreth globit.

Apo Angus Mitchell, i cili, thuhet se ka lindur me trashëgiminë, Hairstylistit legjendar Paul Mitchell, si bir i ikonës së modës së flokëve, ka një edukim unik ai është 'në industrinë e flokëve të ekspozuar, në të njëjtin pasion që e frymëzoi i ati i tij,, duke çuar atë deri në sakjet më të lartë të suksesit.

Edhe, Takashi, Drejtor i Global Film Motion për John Paul Mitchell Systems, është i lindur në Japoni. Takashi, është një floktar i gjeneratës së dytë, të familjes së tij si flokëtar. Nëna e tij thuhet se ka ndikuar vizionin e tij, për t'u bërë një ikonë globale të industrisë së bukurisë, si dhe një regjisor, fotograf, artist me platformë dhe “Trajner Ndërkombëtar” për Paul Mitchell.

Apo Stephanie Kocielski, Vice Presidente dhe drejtore artistike për Paul Mitchell, ka një përvojë të gjerë në të gjithë botën. Çdo stilist i daluar nga klasat e saj, e kupton se pse: Stephanie beson në pasionin dhe në mënyrë të guximshme në artin e saj të vlerësuar me çmime dhe i pëlqen për të ndarë këtë pasion me të tjerët.

Me Lucie Doughty, Drejtore Editoriale e Paul Mitchell, e cila me pulsin e saj në trendet e modës dhe si njeri i famshëm, Lucie Doughty shërben si Drejtor Editorial për Paul Mitchell. Lucie ka gëzuar një karrierë të gjatë dhe të shquar si mësuese profesioniste  dhe e vlerësuar me çmime artistike, jeta e saj artistike filloi në të Mbretërinë e Bashkuar dhe tani ka marrë rrugë në të gjithë botën.

Ne kete shou te madh te modes Linda Yodice, drejtore artistike për Paul Mitchell - profesionale për ngjyrat e flokeve, demostroi disa nga stilet e saj me te reja.

Forca dhe bukuria, prerëja dhe ngjyrat, e fokëve, intelekti artistikë, teknikë dhe kreativiteti, këto janë karakteristika që përshkruajnë stilin Linda Yodice, drejtore artistike për Paul Mitchell.

Nazim Saliu, i njohur gjithashtu si “Noli,” është një Berber – Floktarë, i cili është duke jetuar  ëndërrën hollivudiane, me sallonin e tij Rocky Hill – Noli Hair Studio, plotë kreativitet dhe nivel të lart artistik:

Kjo është një ëndërr që nuk dukej të jetë e mundur, kur ai ishte në Kosovë, apo vite më parë në fund të viteve 1990, por ja që sot ajo është një realitet.

Saliu erdhi në Shtetet e Bashkuara, dhe ai u vendos në Mineapolis, ku ai ka prerë flokët edhe disa personazheve të shtetit deri në Kapitol dhe u nderua edhe për shërbimin e tij në Minesota.

Pasi që jetojë me familjen e tij në Minnesota për rreth nëntë vjet, Saliu tha se ai e dinte se ishte koha për të bërë një lloj të ndryshimit dhe kjo është ajo që në fund të fundit e çuan në Rocky Hill – Connecticut, ku ai jeton tani me familjen e tij dhe është bërë mjaft i njohur dhe i kerkuar në këtë qytet, nga prerja e flokëve tani për gati nji dekad.

Për afër tre dekada, në Amerikë, Nazim “Noli” Saliu, ka qenë krijuesi i dy stileve klasike dhe “cutting-edge” për burrat dhe gratë.

Trajnuar në Maqedoni, Noli, si i thërrasin, atij, ka punuar ndërkombëtarisht para se të vijnë në Shtetet e Bashkuara, duke punuar për nëntë vjet në Minesota, në salone të njohura në kryeqytetin e shtetit në Mineapolis, si në aeroportin St. Paul International Airport, dhe tani në Rocky Hills CT.

Në biografinë e tij mësojmë se ndërsa ai ishte duke punuar në aeroport, ai kishte mundësi për të prerë flokët për njerëz të famshëm, që u ndalën në pritje për fluturime. Të tillë si Jennifer Aniston, Owen Wilson (dhe vëllai i tij Luka), Kenny Rogers dhe anëtarët e ekipit të basketbollit Minnesota Timberwolves, të gjithë ata i a “kanë besuar” aftësisë së stilisit shqiptarë në Amerikë, Nolit.

Noli, që nga viti 2008, është duke ushtruar profesionin e tij, në shtetin federal Connecticut, qytetin Rocky Hill, ku jetonë edhe një komunitet i ri, dhe organizuar mirë i shqiptarëve të Amerikës.

Ndërsa, ai mund të trajtojë çdo te prerë flokesh nga ato tradicionale tek moderne, Noli, është i specializuar në teknikat e reja, ato që i japin klientët e tij, “njëqindë” e ca lloj stile. 

Ai ka qenë i angazhuar duke stilizuar fillimisht, dhe punuar në salone nga më prestigjoze në Europë, pikërishtë, më parë se të vinte në SHBA, duke fituar edhe çmime në qytete, të tilla si Budapest, Stamboll dhe Berlin.

Vitin e kaluar, ai konkuroi në Zvicër dhe në Milano, me të famshëmen floktore Cuzzucoli Gianni Il Figaro. Pa marrë parasysh atë stilin tuaj, Noli Hair Studio, benë me dije klienteve të tij, se ai “ka një qëllim: për të bërë të sigurt atë që ju doni me flokët tuaj!” t’ju bëj sa më të kënaqur dhe të dukeni më të bukur me stilin e flokëve, që ju keni zgjedhur.

Nazim “Noli” Saliu, ka dy vajzat binjake, edhe ato stiliste Alma dhe Nora, të cilat kanë qenë me biznesin e tij, për dy vjet. Alma dhe Nora, janë dy të diplomuarat e akademisë së këtij arti, Brio Academy, dhe tani ndajnë përkushtimin e provojën e studios Noli Hair Studio, për të dhënë, edhe ato çdo klienti një look të përshtatur dhe një përvojë e mrekullueshme. Të dyja janë të specializuar në shërbime të tilla si ngjyra, depilim, make-up dhe perms.

Nazim- Noli, si i thërrasin atij këtu në Amerikë, është një ndër floktarët më të kërkuar në SHBA, si në punën e tij të përditshme por edhe për studiot kinematografike, dhe televizive, i cili nëpërmjet punës së tij prezanton kreativitetin e floktarit..

Me prejardhje nga qyteti i Lipjanit, Nazim Salihu që më shumë se dy dekada jeton dhe punon në SHBA, këtu ai ka sallonin e tij personal si dhe akademinë e stilizimit të flokëve në mënyra të ndryshme e për stinë të ndryshme, Noli Hair Studio.

Nazim “Noli” Salihu, flokëtori shqiptarë nga Kosova, i cila tani ushtron profesionin në lagjen Rocky Hill – të Connecticut , është mjaft i lidhur edhe me rregullimin - e artistëve shqiptarë dhe disa figurave publike. Herëne fundit ai sihte  duke përgatitur flokët dhe grimin e aktorëve, dhe artistëve për komedinë e producentes dhe aktores së mirënjohur shqiptare në SHBA, Elza Zagreda, filmin Growing Up Fat & Albanian……

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat