Nishanit i dorëzohet “Çmimi i Anëtarit të Nderit” nga Albanian Excellence

Amerika

Nishanit i dorëzohet “Çmimi i Anëtarit të Nderit” nga Albanian Excellence

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 17:26
Bujar Nishani

Në Symphony’ Space Theater të Manhatanit u zhvillua veprimtaria kulturore-shoqërore e organizuar nga Albanian Excellence, nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, i cili së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani, nënshkruan Memorandumin “Imazhi i Gruas Shqiptare në Shekullin XXI”.

Pas ekzekutimit të Himnit të Flamurit dhe atij amerikan nga Lindita Mezini Lole, për të pranishmit u transmetua një etyd homazh kushtuar Nënë Terezës, u luajtën mjeshtërisht disa pjesë muzikore dhe këngë shqiptare dhe më pas u vlerësuan zonjat me karriera të suksesshme profesionale me Trofeun e Ekselencës.

Gjatë kësaj veprimtarie, Presidentit Nishani iu dorëzua “Çmimi i Anëtarit të Nderit” nga Albanian Excellence me motivacionin: “Si simbol i unitetit kombëtar dhe për rolin e tij të padiskutueshëm në vlerësimin dhe evidentimin e vlerave të suksesit njerëzor të shqiptarëve kudo ku ata jetojnë”.

Presidenti Nishani, në përshëndetjes së tij u shpreh: “Ju faleminderit për surprizën e këndshme dhe shumë të veçantë që mu dha ne një eveniment të tillë civilizues dhe emancipues për shoqërinë dhe pse jo edhe këtë vend të madh si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndihem shumë i gëzuar, madje sinqerisht dhe i prekur, kur shoh se ideja e prezantuar më tepër se një vit më parë nga zonja Flora Nikolla në Zyrën time, është bërë realitet, ide e cila në thelb ka figurën e gruas, të zonjës shqiptare”, tha Nishani.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat