U përurua Statuja e Nënë Tereses në Brooklyn – New York

Amerika

U përurua Statuja e Nënë Tereses në Brooklyn – New York

Nga: Beqir SINA Më: 26 shtator 2016 Në ora: 11:36
Foto nga vendi ngjarjes

Organizata jo qeveritare Rrënjët Shqiptare – Marko Kepi  me senatorin e shtetit të New Yorkut, Marty Golden dhe me sponosrizimin e një grupi shqiptarësh - vendosën shtatoren e Nëna Terezes në një nga lagjet më të banuara me shqiptarë Brokklyn - New York. 

Në platon e Kishës Saint Anthanasius në Brooklyn New York,  ku jetojnë më shumë se 20 mijë shqiptarë, sot me një ceremoni madhështore, është përuruar shtatorja e të shenjtores e të Shejtës Nënë Tereza - Saint Tersesa of Calcuta.

Shtatorja në në qytetin e Brooklyniit, është vendosur me iniciativë të, Organizatës jo qeveritare Rrënjët Shqiptare – Marko Kepi,  me senatorin e shtetit të New Yorkut, Marty Golden dhe me sponosrizimin e një grupi shqiptarësh të cilit janë edhe donator për ndërtimin e shtatores. 

Vendosjen e shtatores është e sponsoruar  nga veprimtarë dhe biznesmen te ssuksesshem shqiptare ne Amerikë.

Shtatorja e Nënë Terezës, është përuruar në njërin nga sheshet kryesore të këtij qyteti, vetëm dy javë mbasi kreu i Kishës katolike Papa Françesku, në Vatikan më 4 Shtator 2016 e shpalli të Shejtë Nëna Terezen.

Shtatorja është rreth 2 metra e lartë , dhe është e derdhur në bronz dhe peshon rreth 300 kg dhe në bazamentin e saj ka të shkruar “Nënë Tereza” në  anglisht, si dhe emri i saj origjinal Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, rethuar nga nja "kopesht" me lule te freskta. 

Ceremoninë e udhëhoqi me shumë ekulencë dhe emocione të mëdha  gazetarja e njohur Kozeta Turishta, ndërsa e prezantojë ate dhe e përshëndeti presidenti i Albanian Roots z. Marko Kepi, duke faleminderuar donatoret secilin prej tyre.

Shtatoren e zbuluan Presidenti i Republikës së Shqipërisë - Shkelqesia e Tij Bujar Nishani, Imam Tahir Kukaj që zbulojë mbulesen, dhe Pastor Athanas, senator Mary Golden dhe Rabi i Brooklynit

Kreu i Kishës Saint Anthanasius në Brooklyn New York, tha në fillim të ceremonisë së përurimit se statuja e Nënë Terezës në sheshin para Kishës ka një domethënie, e kjo është se mirësia qe asnjëherë nuk është e mjaftueshme për të gjithë qytetaret.

Senatori republikan i shtetit të Nju Jorkut, zoti Martin J. Golden me anë të një deklerate, ka njoftuar se Senati i New Yorkut – ka nderuar me Prokalmatë Presidentin e Republikes se Shqiperise zotin Bujar Nishani. 

Image

Gjithashtu ai i dorezoje Presidetit te Shqiperise Dekleraten e  miratuar unanimisht e cila e ka shpallur 4 shtatorin 2016, “Dita e Nënë Tereza” në shtetin e Nju Jorkut, nëpërmjet një Rezolute, të paraqitur në Senatin e Shtetit të New Yorkut.

Në Rezolutën e senatorit Golden thuhet se : ”Në emër të një jete të jetuar mirë në shërbim ndaj Zotit dhe ndaj të gjithëve, unë jam krenar të prezantoj këtë rezolutë që në mënyrë të përshtatshme do të nderojë Nënë Terezën në shtetin e Nju Jorkut, për të përkuar me kanonizimin e saj si një Shën e Kishës Katolike Romake më 4 Shtator 2016 në Selinë e Shejtë.

Për vite të tëra, Nënë Tereza, përmes themelimit të saj të Shtëpisë dhe Organizatës së Misionareve të Bamirësisë, të përkushtuar, vetem për të shërbyer nevojave të të sëmurëve dhe të varfërve “, thote senatori Golden, nderkohe kerkoje që 4 shtatori 2016, të shpallet “Dita e Nënë Tereza” në shtetin e Nju Jorkut, nëpërmjet një Rezolute në Senatin e Shtetit.

“Një simbol ndërkombëtar i shpresës, emri i saj i dashur Nënë Tereza e lindur Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, me prejardhje nga një familje shqiptare, tej mase, ka bërë një ndryshim të vyer në të gjithë botën, përfshirë edhe qytetin tonë New Yorkun.

Image

Kështu ajo do të kujtohet gjithmonë, me Shtëpinë dhe degën e Organizatës së Misionareve të Bamirësisë, në Harlem, të cilat kan qenë të përkushtuar, vetem për të shërbyer nevojave të të sëmurëve dhe të varfërve, në këtë mënyrë ne do të nderojmë dhe kujtojmë atë,edhe ne qytetaret e New Yorkut” tha senatori Marty Golden.
Rezoluta e senatorit Golden, pas miratimit, autorizoje automatikisht Senatin e Shetit të New Yorkut, për emërimin e 4 shtatorit 2016 një Ditë e shënuar në nder të Nënë Terezës, mbasi ajo tashmë është edhe data që Nëna Tereze, e cila eshte shpallur një e Shenjt në një ceremoni shenjtore,  të mbajtur në Vatician në Romë, Itali me 4 Shtator.

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani - i cili mori pjese edhe ne Meshen per Nena Terezen,  u pritë me duartrokitje dhe entuziasëm të madhe, të qytetarve shqiptare ne New York.
 Ai  e quajti vendosjen e shtatorja e Nënës Terezes, ne Brooklyn “një dhuratë për qytetin e Brooklynit në New York , qytetin qe nuk fle kurrr, dhe qytetin e Frenk Sinatrës”.

“Ky eshte mesazhi më i mirë, Nëna Shqiptare - e Shejta Nënë Tereza, tani vjen  dy javë mbas Shejtërimit të saj nga Papa Francesku, si mesazh për të gjithë qytetarëve e Bruklinit, pa dallim feje dhe kombësie”, tha sot në përurimin solemn Presidenti i republikës së Shqipërisë Bujar Nishani.

Image

Ai shtoi se Nënë Tereza ishte modeste, tërë jetën e saj i është përkushtuar mirëqenies së njerëzve, ishte pranë të gjithë njerëzve, pa dallim feje apo kombësije, dhe për këtë arsye, siç theksoi, Nënë Tereza nuk është vetëm nëna e shqiptarëve, ku ajo ishte lindur, por nëna e të gjithë njerëzve në botë.

Në përurimin e shtatores së Nënë Terezës para Kishës Anathasius ishin të pranishëm qytetarë të shumtë të Bruklinit , si dhe numri i madh shqiptarësh nga New Yorku. Shumë prej tyre e kanë shfrytëzuar këtë çast për t’u fotografuar pranë shtatores, dhe me Presidentin e Shqiperise. 

Moren pjese Asambaleisti i pare shqiptare i New Yorkut, Mark Gjonaj me bashkeshorten Roberta, Ambasadorija e Shqiperise prane OKB znj Besina  Kadare, konuslli Fatmir  Zjami, diplomat te huaj akredituar ne New York, e te tjer.

Perfshire edhe lider te komunitetit si Kryetari i Vatres Gjon Bucja me bashkeshorten Nikoleten, nene kryetari Asllan Bushati , Zef Balaj, kryetari i Shoqates Atdhetare Dibra, Dashi Miftari, kryetari i Akademise shqiptaro amerikane dr Skender Kodra , kengtari i njohur Rik Ndoci, Gezim Nika, Alberie Hajdargjonaj , Kryetrai i Keshillit Kombetra Shqiptar Haxhi Dauti, poeti Pierr Simsia, ish gazetari Zerit te Amerikes Gjek Gjonleka, artiste dhe biznesmen dhe veprimtare.

Monumenti i të Shejtes Nënë Tereza në  Brooklyn  do të jetë i 5-ti në New York. 
Monumente të ngjashme janë ngritur , ndër të tjera , në New York dhe Detroit në Shtetet e Bashkuara,e tjerë.

Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910, kur ai ishte pjesë e Perandorisë Otomane, ndërsa vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, në Indi.

Në vitin 1928 u largua nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Ajo më pas u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. “Nënë Tereza e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori Çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare

Deri më 1996, Nënë Tereza ishte duke punuar në 517 misione në më shumë se 100 vende. Gjatë viteve, Bamiresia e Misionareve të Nënë Terezës u zgjerua nga dymbëdhjetë në mijëra persona që u shërbejnë “me të varfërve nga të varfërit” në 450 qendra në mbarë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat