Asamblisti Mark Gjonaj shpalli kandidaturën e re për Këshillin Bashkiak të Nju Jorkut

Amerika

Asamblisti Mark Gjonaj shpalli kandidaturën e re për Këshillin Bashkiak të Nju Jorkut

Nga: Beqir SINA, New York City Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 00:41
Mark Gjonaj

Asambleisti i parë shqiptar në historinë e Nju Jorkut, ka vendosur të kthejë vëmendjen e tij në politikën e qytetit duke shpallur sot kandidaturën e re

Sot, Assemblyman i shtetit të Nju Jorkut Mark Gjonaj,  njoftoi se ai do të kandidojë për të marrë përfaqësimin e një vendi në Këshillin e Bashkisë të Qytetit të Nju Jorkut, për të përfaqësuar Qarkun 13-të, në Bronx NY, duke zvendesuar daljen në “pension” të këshilltarit demokrat James Vacca. 

Mark Gjonaj, i bër vitet e fundit si një nga figurat më prominente të politikës, në qytetin e Bronxit, nga partia Demokrate, është i pari shqiptarë i Amerikës, në një detyrë shtetrore kaq të lart, si Asambleist i shtetit të Nju Jorkut.

 Ai është gjithashtu edhe anëtar i Shoqatës - Realtors pjesës së Veriut - Bronx-Manhattan,  në mesin e disa ligjvënësve shtetërore, të cilët janë në kërkim për postet më të ulta, por që paguajnë më shumë, siç është edhe ai në Këshillin e Bashkisë së Qytetit të Nju Jorkut, që ata kan shpallë kandidaturën e tyre.

Asasmbleisti Mark Gjonaj (D-Bronx), ishte i vetëm dhe pa kundër kandidatur, kur ai u rizgjodh në 8 nëntor 2016, por, shtypi lokal njujorkez, shkruan sot se ai ka në plan të kandidojë për vendin e Këshillit Bashkiak të lën bosh(vacant) nga James Vacca, për zgjedhjen, që do të bëhet vitin e ardhshëm 2017.

Image

Shtypi njujorkez shkruan sot se James Vacca, është me term të kufizuar dhe nuk mund të kandidojë përsëri.

Gjonaj do të konkurrojë për vendin që mbetet bosh nga James Vacca, i cili sipas ligjit i ka plotësuar mandatet maksimale si Këshilltar Bashkiak. 

Vacca ka pasur marrëdhënie shumë të mira me komunitetin shqiptar të zonës, që përfshin edhe një pjesë të madhe të lagjeve Pelham Parkway dhe Morris Park.

Një senator i Shtetit, Jeff Klein , shumë i afërt me Gjonaj, u pa sot në një konferencë shtypi, përkrah tij, duke konfirmuar se edhe ai do të mbeshtes mikun e tij Mark Gjonaj, në këtë ambicje, por nuk dha detaje.

Gazeta New York Post, shkruan se ajo njoftoi muajin e kaluar se Gjonaj, ishte në mesin e disa ligjvënësve në Albany, të gatshëm për të ndjekur një post me më shumë para dhe të lënë përfaqësimin e tyre, nga Albany tek legjislativit lokal në Këshillin Bashkiak të New Yorkut.

Ligjvënësit e shtetit, shkruan shtypi lokal fitojnë në vit një pagë me bazë prej 79,500 dollarë, kurse një anëtarë i Këshillit të Bashkisë në qytetin e Nju Jorkut ,është i paguar deri në afro 150 mijë dollar në vit, duke e filluar detyrën nga 148.500 dollar në vit mandatin e parë.

Një rritje kjo e planifikuar e pagasave në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut, shkruan shtypi vendas e cila ka ngecur në një betejë me Governatorin Adrew Cuomo, të cilit i është kërkuar që të çiftëzojë me etikë reformat dhe kufizimet të mandateve.

Anëtarët e Këshillit të Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, cilët fitojn 148.500, dollar, janë subjekt i kufizimit të mandateve dhe kufizimet mbi të ardhurat jashtë qytetit.

Kundërshtari i mundshëm Gjonaj-, John Doyle, kritikoi ligjvënësit e shtetit që planifikojn të lënë një zyrë, që vetëm ata të  fitoi më shumë në një zyrë tjetër.

Vetë zoti Gjonaj, i është përgjgjur zërave kundër kandidaturës së tij të shpallur sot në Westchewster në një konferncë shtypi, duke shpallur të hapur fushatën me sloganin: ”Kjo nuk është në lidhje me paratë”.

Kështu të paktën thotë ai në një reklamë të re të fushatës së lançuar sot në mesdrekë, ku morën pjesë mejetet e shtypit të New Yorkut, dhe ato të komunitetit shqiptarë, përfshirë, ALBTVUSA, nga Michigan, TV Albanian Culture, nga NY , TV21 nga Kosova, gazetat e komunitetit Illyriapress, Dielli dhe Bota sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat