Vazhduan në shtëpinë e tyre në Kosovë, ngushëllimet për Ziza Gecaj Bajraktari

Amerika

Vazhduan në shtëpinë e tyre në Kosovë, ngushëllimet për Ziza Gecaj Bajraktari

Beqir SINA - New York City Nga Beqir SINA - New York City Më 13 dhjetor 2016 Në ora: 07:12
Pamje nga e pamja për Ziza Gecaj Bajraktari

Familja Bajraktari dhe Gecaj në Vranoc pritën ngushëllime nga anëtar të afërt të dy familjeve, dashamirë dhe miq të shumtë, personalitet e larta të politikës, artit dhe biznesit në Kosovë, Shqipëri e trojet shqiptare.

Vranoc: Me rastin e vdekjes së Ziza Gecaj Bajraktari, djemtë Harry e Miftar Bajraktari dhe i vëllai Rrustem Gecaj së bashku me familjet dhe të afërmit e tyre gjatë tërë ditës së diel, më 11 dhjetor, 2016 pritën ngushëllime nga qindra e qindra njerëz nga të gjitha anët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe trojet tjera shqiptare. 

Shumë prej tyre kishin udhëtua me nga tri e katër orë për ta nderuar familjen Bajraktari dhe Gecaj, njoftuan mediet lokale. 

Pritja me këtë rast për t’i dhënë një respekt dhe ngushëlluar dy familjet , Bajraktari e Gecaj u bë në shtëpinë e Harry Bajraktarit në Vranoc të Lugut të Beranit, komuna e Pejës. 

Sipas shtypit, mësohet se edhe pse e diela ishte një ditë e ftoftë, vargu i njerëzve nuk pushoi gjatë tërë ditës për ta lehtësuar dhimbjen e këtyre dy familjeve për vdekjen e Ziza Gecit Bajraktari.

Për të ndarë dhembjen bashkë më familjen Bajraktari dhe Gecaj kishin ardhur në ngushëllime edhe shumë personalitete të jetës fetare, politike dhe të institucioneve të tjera të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë e trojeve tona shqiptare.

Me këtë rast djemtë Harry e Miftar Bajraktari, vajzat e të ndjerës dhe i vëlla Rrustem Gecaj, 

falënderojnë të gjithë ata që i ngushëlluan dhe ua lehtësuan dhimbjen, si edhe ata që përmes mesazheve të shumta shprehën ngushëllimet për familjen Bajraktari dhe Gecaj.

Të gjithë këtyre ua kthefshim në gëzime.

Familja Bajraktari dhe Gecaj, Vranoc, 11 dhjetor, 2016, shkruan në statusin e tij privat të llogarisë në Facebook, në emër të të dy familjeve djali së ndjerës, Harry Bajraktari.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat