Ambasadorja e Kosovës, në Uashington, Vlora Çitaku, fotografi miqësore me Senatorin Bob Dole

Amerika

Ambasadorja e Kosovës, në Uashington, Vlora Çitaku, fotografi miqësore me Senatorin Bob Dole

Nga: Beqir SINA - New York Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 22:30
Vlora Çitaku dhe Bob Dole

WASHINGTON : Ndoshta, edhe në vend të një urimi të një kartoline,  për festat e fund-viti, Ambasadorja e Kosovës në Ushington, znj. Vlora Çitaku, ka zgjedhur fotografinë me ish Senatorin republikan, Bob Dole, kandidatin për President të SHBA, mikun e madh të shqiptarë, që në llogarinë e saj në Facebook.


Ambasdorja Çitaku  ka postuar këtë fotografi, sot me shënimin poshtë  saj ku shkruan se: ’”Shumë e lumtur për të parë përsëri senatorin Bob Dole. Kosova ka qenë e bekuar që të ketë atë si një mik dhe kampion”.

Nërkohë, që të shumta kan qenë reagimet poshtë kësaj fotografie:  

   Giorgio Kolaj shkruan:  Great foto. Wonderful man. Special lady.
   Shpresa Xhaklli : Respect !
   Muhamet Hamiti :Great friend of President Rugova, and an early supporter of Kosovo's independence! Blessed to have known him for a quarter of a century!
   Fisnik Zharku : The best friend of Kosovo people all the time We are wery thankful for him support for Kosovo indipendence
   Medi Deme Dervishaj : Ambasadorja Vlora Çitaku po e prezenton Kosoven ashtu si i ka hije nje ambasadori-je! - P.s nuk e kam fjalen vetem per kete foto.
   Harry Bajraktari Ambassadore Great photo with senator Dole A great American and a great friend to the Albanian people. God bless senator Dole!

Në anën tjetër, prej se nisi rruga për pavarësinë e Kosovës, ka qënë  Presidenti i parë i Kosovës i ndjeri Ibrahim  Rugova,  i cili pati treguar një kujdes të veçantë për mundësinë e përfaqësimit të Kosovës, përmes hapjes së zyrave në botën e jashtme, apo përmes formave të tjera. 

Presidenti historik Rugova, duke e përmendur si një hap të mirë në këtë plan, emërojë atëhere, pikërishtë senatorin Bob Dole, Ambasador nderi të Ksoovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe, përfaqësues të tij, në zyrën e kandidatit për President të SHBA, Bob Dole, veprimtarin Shqiptaro Amerikan zotin Elmi Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat