Në prag të Krishtëlindjeve, kongresisti Engel, organizoi një pritje tradicionale

Amerika

Në prag të Krishtëlindjeve, kongresisti Engel, organizoi një pritje tradicionale

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 19 dhjetor 2016 Në ora: 07:44
Kongresisti Engel organizoi një pritje tradicionale

Në mes e mysafirëve të tij më të preferuar, dhe të ftuar anëtarë të komunitetit shqiptarë në Nju Jork

YONKERS - NEW YORK : Edhe, këtë sezon të festave të fundvitit, anembanë SHBA-ws, po zhvillohen bankete të organizuara nga kongresmen, senatorë, personalitete të njohura politike, afaristët, artistët dhe zyrtarët e lart amerikanë, si dhe biznesmenët e suksesshëm, kompanitë, amerikane dhe shqiptare me rastin festave të fund-vitit, Krishtlindjen dhe Vitin e Ri.

Këto pritje festive, bëhen çdo fund viti me gjasë për të shprehur një mirënjohje dhe respekt të thellë, ndaj të gjithë miqëve dhe të afërmeve , mbështetësve të tyre, për punën dhe përkrahjen.

Si ç’do vjet në këtë kohë, në lokalin tepër luksoz "The Riverview" në Yonkers - New York, rreth 100 kilometër në veri të qytetit të New Yorkut, në bregun e lumit Hudson, ligjvënësi demokrat nga Nju Jorku Eliot Engel, bashkë-kryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin Amerikan, miku i shquar i shqiptarëve, ftoi në një drek festive, më shumë se dyqindë veta, mes tyre dhe miqtë e pandarë shqiptarë.

Në mes e mysafirëve të tij më të preferuar kongresmeni Eliot Engel, pashëndeti mikun e ngushtë të tij, zotin Harry Bajraktari, i cili për arsye familjare, nuk mundi të marrë pjesë, mbasi sot ai dhe Rrustem Gecaj, hapi të pamën në mesdrekë, në Royal Regency - Yonkers NY, për Nanën e tij Ziza Gecaj Bajraktari.

Në pritjen zotit Engel, në mesdrekë, ishte edhe nënkryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatra, zoti Agim Rexhaj, me bashkëshorten zonjën Laura Rexhaj, si dhe disa veprimtarë të dalluar të komunitetit shqiptarë.

Ligjvënësi amerikan Eliot Engel, i rrethuar nga bashkëshortja Patricia Ennis, vajza Julia Engel, dy djemtë Jonathan dhe Philip Engel, anëtarët e stafit, tha se ai ka zgjedhur këtë ditë prag-festash, për t'ua uruar, miqve, kolegëve dhe mbështetësve të tij, një përshëndetje të veçantë festat e fundvitit, respekt dhe mirënjohje.

“Kjo pritje, tha Engel, është një kartolinë urimi nga ana ime për ju të gjithë, të dashur miqt e mi, ju që më keni mbështetur, në çdo fushatë, për në Dhomën e Përfaqësueseve, Distrikti 16të, zgjedhjet e 8 nëntorit 2016".

Zoti Engel ju drejtua më pasë me mesazhin tradicional të urimit, duke u shprehur të pranishmeve, urimet më të përzemërta, me dëshirat më të mira për lumturinë e të gjithëve. Në shenjë respekti ai permendi emrat e miqve më të afërt, dhe personaliteteve të veçanta, nga New Yorku.

"Në prag të Krishtëlindjeve, Hanukan, dhe Vitit të Ri, tha zoti Engel kur të gjithë jemi përfshirë në gëzimin e këtyre festave, Ju shpreh urimet e mia, të bashkëshortes time Peti (Patricia Ennis Engel), vajzës Julia, djemve Jonathan dhe Philip, urime të përzemërta me dëshirat më të mira për lumturinë Tuaj dhe të Familjeve Tuaja.”

Miku i njohur i shqiptarëve, kongresiti amerikan, demokrati i New Yorkut, Eliot Engel, i njohur ndryshe edhe si miku ynë, por edhe si zëri i fuqishëm i çështjes shqiptare në Capitol Hill, bashkë-kryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin Amerikan, në Washington, rezervoi nga një takim të veçantë, me mysafirët e preferuar, dhe miqtë e tij shqiptarë.

Në fund në shenjë kujtimi ligjvënësi amerikan Eliot Engel, dhe zonja Patricia Ennis Engel bënë një fotografi të përbashkët, me grupin e shqiptarëve, si dhe me nënkryetarin i Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatra, zotin Agim Rexhaj, me bashkëshorten zonjën Laura Rexhaj.

Eliot Engel, është Përfaqësuesi i SHBA-së për distriktin e 16-të të kongresit të Nju Jorkut. Ai është një anëtar i Partisë Demokratike. Ai përfaqësoi Qarkun 19 në vitet 1989-1993 dhe Distriktin 17 në vitet 1993-2013. Qarku 17 përbëhej nga pjesa veriore e Bronxit (përfshirë lagjet si Riverdale, Woodlawn, Norwood, Williamsbridge, Van Cortlandt valley, dhe Wakefield), pjesën e Westchester County , përfshirë të gjitha pjesët dhe Mount Vernon e Yonkers, Irvington, Dobbs Ferry, Hastings -on-Hudson, dhe Tarraytown dhe një pjesë të Rockland County, duke përfshirë qytetet e Ramapo dhe Orangetown dhe pjesën jugore të Clarkstown. Rrethi i tij i ri, eshte Qarku 16, i cili përmban Yonkers, Mt. Vernon, New Rochelle.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat