1 mijë vetë marrin pjesë në funeralin për Ben Gilman, përfshirë edhe një grup shqiptarësh

Amerika

1 mijë vetë marrin pjesë në funeralin për Ben Gilman, përfshirë edhe një grup shqiptarësh

Nga: Beqir SINA - New York Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 07:15
Ish-Kongresisti Ben Gilman, i cili vdiq në moshën 94 vjeç, u varros në varrezat e ushtarëve amerikan në West Point, në Nju Jork

Ish-Kongresisti Ben Gilman, i cili vdiq në moshën 94 vjeç, u varros në varrezat e ushtarëve amerikan në  West Point, në Nju Jork, të martën në mesdrek, me të gjitha nderimet fetare dhe ushtarake.

Të paktën, më shumë se 1000 vetë, shkruan shtypi lokal, dolën të martën me 20 dhjetor, për t’i bër të gjitha nderimet e fundit, në ceremoninë e lamtumirës, dhën ish kongresmenit të Luginës Hudson, në veri të Nju Jorkut, Ben Gilman, i cili vdiq të shtunën në moshën 94 vjeçare, në paqe.

Ceremonia, u mbajtë në mes temperaturave të ulta, këtë mes dimri , sot në mesdrekë, kur anëtarët e familjes, të afërmit, miqtë dhe dhe zyrtarë lart , klerikët hebraik, dhe masonikë, koleg të mëparshëm dhe të tanishëm, u mblodhën në Temple Sinai në Highland Avenue, MiddleTown, të martën në mëngjes, për t'i bërë nderimet e tyre të fundit, për një njeri i cili ka shërbyer në Kongres për 30 vjet, dhe ka qen mik me të gjithë qytetarët amerikan, me qytetaret  e botës, përfshirë edhe miqt e tij të paharrueshem shqiptarët e Amerikës, Kosoves e Shqiperise dhe te gjitha trojeve shqiptare ne Ballkan.

Në mesin e pjesmarrësve në ketë ceremoni zyrtare, mori pjesë dhe miku i tij i madh, ish kolegu , ish kongresisti republikan e Nju Jorkut, Joseph J.DioGuardi, Presidenti i lobit shqiptar Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, anëtari i Brodit të Drejtoreve ,Zef Balaj, dhe Kryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës, Vatra, Dr Gjon Buçaj, me nën/kryetarin e saj, z. Aslllan Bushati, të cilët i dorëzuan me këtë rast, në emër të Vatrës, bashkëshortes së Ben Gillman, Gorgias, dhe anëtarve të familjes, pallkën “Mirënjohje nga Vatra” - “Recognition - Vatra(The Hearth), the Pan-Albanian Federation of America”.

Image

Miku i tij i madh, ish kolegu, ish kongresisti republikan e Nju Jorkut, Joseph J.DioGuardi, në librin e zisë, do të shkruante : “Në përkujtim të një miku të madh të kauzës kombëtare shqiptare në Shtetet e Bashkauar të Amerikës; njërit prej aleatëve t? palëkundur të lobit shqiptarë në Capitol Hill, Washington D.C., mikut të pandashëm tonë, që nga ditët e para e deri në shkurjen e tij në amëshim - Kongresistit Ben Gilman, me të cilin kam pasë kënaqësinë dhe nderin të punoj në Kongres dhe shumë vjet më pas ”.
Ndërsa, në mesazhin e ngushëllimit Joe dhe Shirly DioGuardi, i shkruajnë, Georgias:,
 
“Shirley, dhe unë  mësuam me hidhërim të madh lajmin në lidhje me kalimin në amshim të mikut tonë të dashur, dhe të burrit tuaj të dashur, Ben. Unë u ngrita herët sot në mëngjes për të përgatitur një mesazh në medien sociale Youtube dhe Facebook, (bashkangjitur me fotot) për të informuar popullin shqiptar, dhe të tjerët në SHBA dhe Evropë, që Ben Gillman nuk është më në mesin tonë, por se ai do të jetë gjithmonë me ne në shpirt dhe në mendje".
 
Ne lutemi tani për shpirtin e tij, dhe ne jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e një heroi të tillë të madh, për popullin hebre, atë shqiptarë, grekë dhe, kështu shumë popujt të tjerë, dhe së bashku lutemi e shprehim ngushëllimet tona të përzemërta, për fëmijët e tij dhe të gjithë familjen - e dashura Gorgia.

Image

 
Zoti e bekoftë Ben Gilman,  përgjithmonë, Love, Joe
 
"Kongresmeni, bashkëshorti, babai, dhe një hero të drejtave të njeriut, Ben Gilman, thotë, DioGuardi, do të mbahet mend përgjithmonë, në zemrat dhe mendjet e njerëzve, që ai u shërbeu, me devotëshmëri, dhe të atyre njerëzve, që ai i shpëtoi duke luftuar për të drejtat e tyre në Kongres për 30 vjet, sa ai shërbeu. Së bashku me senatorin Bob Dole, Kongresmeni Ben Gilman, ishte ai që përkrahu, shqiptarët, Kosovën, për liri e pavarësi, demokracinë në Shqipëri,  të gjitha të drejtat për të të gjithë shqiptarët në Ballkan, veçanërisht ata në Maqedoni, Mal të Zi e Luginën e Preshevës. Le të bashkohemi sot me familjarët, dhe amerikanët dhe ne shqiptarët në të gjithë botën, kështu në zi për humbjen e mikut tonë të dashur, Ben. "-  thanë Shirley & Joe”

Për shumë në kujtimet për Gilman, përgjatë ceremonisë mortore dhe varrimit, u përqëndruan sot duke i dhënë lamtumirën e fundit , edhe familjarët, kolegët, klerikët, miqt, shokët dhe dashamirët, perfshire kongresmenin SeanPatrick Maloney, duke folur në Temple Sinai, në Highland Avenue, MiddleTown, të martën në mëngjes.

Paul Halpern, i cili eshte një zyrtar nga Temple Sinai, i njohur me Gilman, dhe familjen e tij për vite me rradhë, u kujtua momentin kur Gilman, e pati rekomanduar atë, që djalin e tij, ta dërgonte për Akademinë Detare të SHBA-s. 

“Djali, i im vazhdoi të bëhet një komandant i Marinës, tha Halpern, për shkak të Gilman, sot sherben ne ushtrine Amerikane, nga që : ”Gillman, ishte njeriu, vetëm i mishërimit të asaj, që do të thotë në jidish, një Mensch," tha Halpern.

Ben Gillman, u varrosë në varrezat e ushtarve në West Point, si një veteran i luftës, lu ai luftoi me Trupat Ajrore të ushtrisë Amerikane, gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke kryer mbi 35 misione me aeroplan bombardues mbi Japoni, dhe duke u nderuar edhe me Medaljen artë Flying Air të Pentagonit. 

Ai i bashkohet në keto varreza, sot thanë oratorët edhe me një mori e njerëzve të shquar të varrosur në West Point, të cilat janë në varrezat më të vjetëra në Amerikë, post-ushtarake .

Image

“Ben, ishte një model jo vetëm si një politikan, por një qenie njerëzore", ka thënë Senatori i shtetit Bill Larkin.

Gjatë shërbimit, Gilman, i është dhënë edhe një nderim masonikë i varrimit nga anëtarët Masonikë, të Tempullit Hoffman në Middletown, të cilit ai i përkiste. 

Akivoli i Gillman, ishte me një platformë druri, e lyer kjo nga jashtë në të bardhë, që përfaqëson pastërtinë e shpritit të njeriut dhe drejtësinë e tij në jetë, së bashku me një degëz e pishe me hala, me gjelbërim të përjetshëm.

Rabbi Marcus Rubenstein, ka kryesuar shërbimet, sipas zakonit Hebraik, ndërkohë, që me të gjitha nderimet ushtarake, ceremonia u përcoll nga gjenerallejtënant Robert L. Caslen Jr, shefi i Akademisë Ushtarake West Point.

Pas një ceremonie të gjatë të shërbimit funeral, dhe të një procesioni sipas zakoneve Masonike dhe atyre Hebraike, arkivoli me trupin e tij, shkruan shtypi lokal, u soll nga një skuadër, të uniformave të ushtarakve të lartë nga Grada Kombëtare, në Varrezat, të cilat janë më të vejtrat e ushtarëve amerikan, në afërsi të Akademisë Ushtarake West

Point, të SHBA-së, ku ai ishte shtrirë për të pushuar përgjithmonë, deri në amshim.

Një flamur amerikan, që u hodh mbi arkivolin e tij të bardhë u palos më pas me nderime të larta ushtarake, me saktësi nga unifomrat e ushtrisë Amerikane, dhe iu dha më pas po me ceremoni gruas së Gilman , Giorgia Gillman dhe anëtarve të tjerë të familjes. 

Mbasi rabi Rubenstein lexoi një lutje të veçantë hebraike, me Kaddish, në dorë, ishin anëtarët e familjes, ata që hodhën të parët mbi arkivolin e tij, nga një grusht dhe, duke vazhdur më pas nga të gjithë pjesëmarrsit.

Në fund të ceremonisë mortore, si një shenjë e fundit e përcjelljes për në amshim, ishte skuadra e pushkatarve, me qëndrim gatitu e cila shtiu 10 herë në ajër, me pushkë, për ti thënë “Lamtumirë i dashuri ynë Ben Gillman”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat