U prefsh në paqe miku i shqiptareve, kongresmeni Benjamin Gilman

Amerika

U prefsh në paqe miku i shqiptareve, kongresmeni Benjamin Gilman

Nga: ASLAN BUSHATI Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 07:14
Bashkeshortja e Gilman dhe delegacioni i Vatres

Në West Point të NY (Akademia Ushtarake e SHBA-së), në këtë vend mahnitës mjedisor, në mesditën e 20 Dhjetorit 2016 u krye një ceremoni e thjeshtë  mortore. Ishte një ditë me diell  por e  ftohtë e me  një shtresë të hollë dëbore. Nën lotët  e familjes, të afërmve, miqëve , shokëve, dashamirëve dhe të shumë personaliteteve nga Uashington DC dhe NY,  zinxhirët e punonjësve  të funeralit,  ulën ngadalë në  shtëpinë e përjetësisë , trupin e pajetë të një personaliteti shumë të nderuar  të politikës  amerikane  (ish pilotit të Luftën e Dytë Botërore), të  mikut të shqiptarëve , Kongresmenit Benjamin Gilman. 

Ky burrë i madh shteti, shërbeu  për 34 vite  (17 legjislatura)   si  kongresmen  republikan në  Capitol Hill, duke përfaqësuar denjësisht Distriktin 19 të Shtetit të NY. Jo vetëm kaq, por  krahas  një veprimtarie të gjërë në fushën e të drejtave të njeriut ,u bë në të njejtën kohë dhe një ambasador i vërtetë në Kongres  për pavarsinë e Kosoves dhe ceshtjen shqiptare në përgjithësi.

Pjesëmarrja në  këtë ceremoni  mortore ishte  e përcaktuar me protokoll të vecantë nga  shteti  dhe Familja Gilman. Por, për të marrë pjesë në këtë ngjarje të dhimëshme , ishte  i pranishëm edhe një delegacion i Vatrës i kryesuar nga Kryetari  Dr. Gjon Bucaj, Nenkryetari  Asllan Bushati dhe anëtari i Këshillit Drejtues Zef Balaj, te cilet iu bashkuan ish Kongresmenit dhe President i Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane, Zotit Jozeph J. DioGuardi

Me shumë respekt e mirënjohje, vatranët  i  prezantoi me  Familjen Gilman dhe pjesëmarrësit në ceremoni ,  zoti DioGuardi . Ai me elegancen  që e karakterizon tha se ky grup shqiptarësh ka ardhur ti shpreh lamtumirën e fundit, mikut të tyre,  kongresmenit  Ben Gilman, në shenjë respekti për gjithcka ai bëri për Kosovën dhe shqiptarët. Gjatë prezantimit, DioGuardi disa herë  riktheu në kujtesën e të pranishmëve, fjalimet e  zjarrta  të Ben Gilman në demostratat e shqiptarëve në NY  e Uashington DC, dhe seancat dëgjimore,peticionet e Rezolutën e Kongresit për Kosovën. DioGuardi  jo rrallë  përsëriti se edhe ai vetë kishte mësuar shumë nga përvoja e Ben Gilman, si politikan vizionar  e  me aftësi të rralla  menaxhuese e drejtuese  në komisionet e Kongresit .

Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës  Vatra, Dr.Gjon Bucaj,  i  dorëzoi bashkëshortes së Kongresmenit të ndierë  Gilman, një pllakadë mirënjohjeje. Ai duke i shpieguar  mesazhin që bartëte kjo mirënjohje, në fund përmendi fjalët “Universiteti I Tetovës” dhe më pas vazhdoi:’ Ky universitet nuk do t’ju kishte rezistuar sulmeve brutale, të  autoritetet maqedonase, në qoftë se nuk do ti shkonte një notë e fortë proteste Presidentit të atëherëshëm Grigorov, nga Komisioni i politikave të jashëme i Kongresit Amerikan i iniciuar nga Kongresmeni Gilman. Nota e protestës shpiegonte se është e drejtë legjitime e cdo pakice, në cdo vend të botës, të edukohet në të gjitha nivelet me gjuhën amtare. Një vend që nuk lejon hapjen e universiteteve nuk mund të quhet demokratik.” Zonja Gilman duke marrë në dorë mirënjohjen tha se ndiehej shumë e nderuar për bashkëshortin e saj të ndierë, që edhe në ditën e varrimit dorëzohen mirënjohje për të. Zyra e bashkëshortit tim-  shtoi ajo- ka shumë dhurata e suvenire  të shqiptarëve, por kjo e fundit  dhe në këtë ditë  lamtumire është shumë domethënëse.

Anëtari i Këshillit Drejtues të Vatrës (dhe Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane) Zef Balaj, ju tha  të pranishmëve se pas një vizite në Kosovë e Shqipëri në fund të viteve 90-të, kongresmenët Tom Lantosh e Joseph DioGuardi sollën nga arkivi i Tiranës shumë dokumenta që vërtetonin se Shqipëria në kohën e Holokaustit  jo vetëm që i kishte mbrojtur familjet hebre, por nuk ishte vrarë asnjë  person i vetëm nga besa që shqiptarët u dhanë hebrenjëve.  Në këtë kohë, në muzetë  e Holokaustit në Uashington DC dhe Izrael, emri i Shqipërisë nuk figuronte, por pas njohjes me dokumentat e sipër përmendura ,me insistimin e Kongresmenit Gilman , emri i Shqipërisë u skalit i pari (Albania) në mermerin e të dy mozeumeve, duke u përjetësuar kështu si vend mbrojtës i popullit hebre në ditët e tij më të vështira. Ne si shqiptarë krenohemi me këtë, por  edhe  ndihmesa e  kongresmenit Gilman ishte në kohën e duhur dhe vendimtare- përfundoi Zoti Balaj.

Nënkryetari i Vatrës Asllan Bushati shtoi se në maj të vitit 2002 i bëra një kërkesë Zyrës së  Kongresmenit  Gilman për një takim vetëm dy minutësh, pasi i kasha shpieguar se jam ish ushtarak i lartë në Ushtrinë Shqiptare dhe resident në NY. Pas dy javësh më njoftuan  kohën e takimit. Sot mund të duket qesharake, por do ta them në ligjëratë të drejtë se ndoshta kjo do të zbardhet në të ardhmen dhe do të ishte një gjë jo e mirë për mu devijimi nga teksti. “ I nderuar kongresmeni Gilman. Këto që do t’ju them Juve sot, ja kam thënë edhe Kongresmenit Eliot Engell. Arsyeja e parë ardhjes sime  këtu është t’ju bëj me dije se në gjykimin tim demokracia në Shqipëri është në rrezik nga një bandë neokomuniste që ka marrë pushtetin  pas ngjarjeve të 1997-tës. Së dyti –personalisht nuk kam asnjë lidhje gjaku e miqësie me udhëheqësin e opozitës Sali Berisha,por mendoj se padrejtësisht është hedhur shumë baltë mbi të dhe se Berisha i duhet vendit tim edhe për një periudh të caktuar  kohore. Kërkoj mirëkuptimin dhe mbështetjen Tuaj. Kaq kishit më tha shumë miqësisht? Kaq i thashë. Dhe për ta mbyllur më tha:Ju siguroj se shqetësimin tuaj do ta kemë në konsideratë.

Të pranishmit solln shumë kujtime të bukura  për takimet që kishin patur me kongresmenin Ben Gilman, për  punën  e palodhur në  komunitet e në  Kongres, për Qendrën Ndërkombëtare të Edukimit Gilman si pjesë e Kolegjit të studimeve Globale, librarinë e shumë veprimtari të tjera. Për nder të pranishmëve Familja Gilman në Hotelin “The Thayer” të West Point –it, shtroi një drekë lamtumire. Grupi i Vatranëve duke u largua nga West Point, në shenjë respekti tha:”U prehësh në paqe miku ynë i paharruar Benjamin Gilman”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat