Turniri i 8-të i futbollit gjithëshqiptarë në Amerikë

Amerika

Turniri i 8-të i futbollit gjithëshqiptarë në Amerikë

Nga: Beqir SINA - Faton ARIFI – New Jersey Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 18:49
Foto nga turneu

Qendra kulturore shqiptaro-amerikane me seli në Riverdale të Nju Xhersit, për të tetin vit me radhë organizoi, turneun tradiocional në futboll të vogël "Vllaznimi". Ky eveniment i cilësuar si më i madhi në fushën e sportit për shqiptarët e Amerikës, tuboi për një ditë në shtetin e Nju Xhersit qindra shqiptarë, të cilët me ekipet e tyre garuese kishin ardhur nga shtete të ndryshme si Nju Jork, Konektikat dhe Chikago. Pas intonimit të himinit kombëtar amerikan dhe atij shqiptar, fjalën përshëndetëse dhe hapjen e programit e shënoi kryetari i QKSHA-së, Zylfi Alla, ndërsa më pas 28 ekipe të përbërë me futbollistë shqiptarë garuan mes tyre duke synuar titullin kampion.

Image

Konkurenca e fortë sportive u relaksua me programin artistik kombëtar nga grupi i këngëve dhe valleve të QKSHA-së nën kujdesin e z.Xhemal Bekteshi, por edhe nga ndeshja tashmë tradicionale mes futbollistëve të grupmoshave të reja (Ac Milan Albania vs Albanian Eagles) të cilët me lojën e tyre entuziazmuan qindra shikues në sallë dhe fituan duartrokitjet e merituara.
 
Skuadra e Ulqinit e cila ishte kampione e vititi te kaluar, këtë edicion nuk u shfaq në formën e duhur. Edhe ekipi nikoqir i Vllaznimit i cili llogaritej favorit nuk arriti rrezultatin që pritej edhe pse luajti ndeshje shumë të bukura u ndëshkua nga goditjet e penaltive. Paraqitje për tu vlerësuar ishin ato të ekipve si "Kranja", "FC Future", "Cemi", "Dardania" "Albanian United" "Korabi" etj.

Image

Dy ekipet finaliste këtë edicion ishin "Kelmendi" dhe "Skenderbeu" të cilët me plotë meritë arriten deri në finale, por në fund më shumë u gëzuan futbollistët e "Kelmendit" të cilët shënuan fitore të merituar duke marrë kupën e vendit të parë por edhe atë të golashënuesit më të mirë, që i takoi futbollistit të këtij ekipi, Glorian Hoxha. Portieri më i mirë me më pak gola të pranuar u zgjodh Ramazan Veliu nga ekipi i Vllaznimit.

Ndarja e çmimeve në fund të turneut u bë përmes ceremonisë tradicionale. Kupën e vendit të parë e dorëzoi Mirsadi si pjesë e ekipit organizativ, atë të vendit të dytë gjyqtari profesionist Pajazit Mena, titullin e portierit më të mirë e ndau Kalosh Sela, ndërsa Bedi Zhuta i dorëzoi trofeun golashënuesit Glorian Hoxha.

"Ishte një ditë e mrekullueshme. Mendoj se ne si staf organizativ ja arritëm qëllimit që edhe këtë vit të vazhdojmë me sukses të plotë këtë eveniment mbarkombëtar të shqiptarëve këtu në Amerikë. Për cdo vit jemi duke shënuar proges në cdo aspekt dhe kam besim të plotë që vitet e ardhëshme ky aktivitet do të jetë edhe më madhështor. Meritat për këtë i kanë pa asnjë dyshim të gjithë aktivistët e QKSHA-së por edhe mysafirët e turneut dhe ekipet garuese, të cilat i falenderojmë për pjesmarrjen dhe sjelljen sportive në këtë ngjarje sportive që na bashkon të gjithëve" tha Ajri Hoxha, një nga anëtarët e stafit më të ngushtë organizativ.

Image

Kryetari i turneut z.Nebi Kaba falenderoi të gjithë pjesmarrësit dhe stafin e tij që punuan për këtë paraqitje kaq të mrekullueshme, sic tha ai në këtë ditë feste për shqiptarët në SHBA, duke e vlerësuar organizimin si një mision të kryer me sukes të plotë.

Moderatori i turneut, Faton Arifi (gazetar), tha se “ Ky turne i tejkalon kufijtë e një gare sportive dhe ka kuptim dhe efekt shumë më të gjërë dhe më të rëndësishëm edhe në aspektin e afrimit dhe unifikimit të shqiptarëve në Amerikë, Sot po japim shembullin më të mirë se sa të mëdhej jemi kur jemi bashkëdhe sa bukur luajmë dhe këndojmë në ngjyrat e flamurit tonë, duke dëshmuar para të tjerëve vlerat tona të vërteta si komb”.

Këtë vit turneu futbollistik "Vllaznimi" u transmetua "live" në facebook, ku u ndoq nga mijëra shikues në Amerikë dhe Europë. Përmbyllja e këtij eventi me këngë dhe valle nga të gjithë të pranishmit, mund të cilësohet si "qershia mbi tortë", për këtë organizim të madh sportiv ku u angazhuan rreth 280 futbollistë, 28 skuadra, një staf organizativ me mbi 30 persona dhe qindra shikues në sallë të cilët me shumë entuziazëm ndoqën 57 ndeshje futbllistike dhe programin e larmishëm artistik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat