Reagim i Shoqatave atdhetare “Malësia e Madhe” në Detroit dhe New York lidhur me deklaratat antishqiptare të Dr. Nezhat Dresheviq

Amerika

Reagim i Shoqatave atdhetare “Malësia e Madhe” në Detroit dhe New York lidhur me deklaratat antishqiptare të Dr. Nezhat Dresheviq

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 22:55
Shoqatat atdhetare “Malësia e Madhe”

Shqiptarët e Malit të Zi jetojnë në trojet e tyre etnike. Ata kanë folur e gjuhën e tyre amtare që nga koha antike (ilirisht) për tu vazhduar pastaj në gjuhën arbërore e cila nuk është gjë tjetër perveç vazhdimësi e ilirishtës dhe trashëgimi e rendësishme e gjuhëve të vjetra indoevropiane. Sot gjuha shqipe flitet kudo dhe është njëra ndër gjuhët më të rendësishme në regjionin e Ballkanit të cilën e flasin rreth 10 milion njerëz.

Shqiptarët me dy shtetet e tyre të pavarura Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës janë avangardë e mbrojtjes së gjuhës kulturës, traditës dhe interesave të gjithmbarshme kombëtare. Shqiptarët e Maqedonisë partnerë të rendësishëm në shtetin e përbashkët me maqedonët, shqiptarët e Luginës së Presheves me perpjekje të parreshtura për perspective qytetare e kombëtare, shqiptarët e Camërisë që po nxjerrin në sipërfaqe çështjen e tyre të nëpërkëmbur ndër shekuj dhe shqiptarët e Malit të Zi të cilët në momentet më të rendësishme për këtë shtet të vogël ishin percaktues për fatin e Malit të Zi, sidomos në ndarjen përfundimtare nga Serbia dhe krijimin e shtetit të pavarur.

Andaj askush në Ballkan e aq më pak komunitete të pa përfillshme madje të krijuara nga asimilimi i trungut shqiptar për shkak të rrjedhave historike nuk guxon dhe nuk mundet të ngre zërin kunder gjuhës, kulturës, traditës dhe interesave qytetare e kombëtare të shqiptarëve në trojet e tyre në Mal të Zi sepse do të përballet me forcen e reagimit të të gjithë shqiptarëve kudo në botë. Destruktiviteti dhe tendenca për të mohuar shqiptarët myslimanë e të krishterë në Tuz, Malësi dhe gjithandej në Mal të Zi është lojë e rrezikshme e atyre maskarenjëve që kanë ikur nga identiteti i tyre shqiptar.

Ne shqiptarët e Malit të Zi myslimanë e të krishterë, anëtarë të Shoqatës atdhetare “Malësia e Madhe” nuk i mohojmë asnjeriu të drejtën që të shfaq ndjesinë e tij për kombësinë ose ta ndërroj atë por reagojmë ashpër ndaj ndaj fyerjes dhe mohimit që i bëhët popullit më të vjetër në Ballkan. Atij populli i cili i dha qytetrimit botëror personalitete nga më të shquarat në periudha të ndryshme historike kur “mohuesit” tanë jetonin në “kope” ose nuk kishin dalur ende në sipërfaqe dhe as tani e as atëhere nuk kanë pasur asnjë rendësi për vlerat e qytetrimit evropian e botëror.

Këto akte të fyerjes dhe mohimit të shqiptarëve tejkalojnë tendencën duke kaluar në akte antiligjore e të dhunshme dhe që mund të shndërrohën në thirrje kriminale të cilat fillimisht shfaqen kundër gjuhës shqipe kurse më vonë mund të shndërrohën edhe në thirrje raciste me bazë nacional shoviniste antishqiptare. Andaj komunitetet që kanë krizë identiteti duhet ta kenë të qartë që gjuha dhe kultura shqipe janë monument i rendësishëm i historisë së njerëzimit dhe janë pjesë e rendësishme e historisë dhe kulturës kombëtare shqiptare. Duke qenë kaq e rendësishme dhe vlerë nacionale për të gjithë shqiptarët, ky veprim ekstrem është i pa pranueshëm dhe akterët duhet të ndjeken penalisht për arsye të nxitjes së dhunës ndërnacionale dhe mohimit të shqiptarëve.

Partitë politike shqiptare dhe shoqatat atdhetare duhet të reagojnë njëzëri dhe t’ju bëjnë me dije të gjithëve se veteëm respektimi i vlerave kombëtare shqiptare dhe reciprociteti janë garancë për jetë të përbashkët.

Të gjitha qarqet destruktive duhet ta kenë të qartë se shqiptarët janë “superfuqi rajonale” që duhet respektuar dhe çdo provokim ndaj tyre mund të jetë me pasoja të pa parashikueshme. Shqiptarët nuk do të lejojnë cënimin e interesave të tyre kombëtare dhe nuk do të lejojnë përdhosjen e gjuhës, kulturës dhe historisë së tyre kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat