Ish luftëtari i Batalionit luftarak "Atlantiku" shkruan për Haradinajn

Amerika

Ish luftëtari i Batalionit luftarak "Atlantiku" shkruan për Haradinajn

Nga: Beqir Sina - New York Më: 5 janar 2017 Në ora: 21:21
Uk Lushi

Ish luftetari i Batalionit luftarak "Atlantiku" nga SHBA, Uk Lushi shkrimtar dhe veprimtari i komunitetit në llogarinë e tij në rrejtin socila FB la shënimin e tij ku shkruan se "Ramush Haradinaj nuk mbrohet me histeri dhe trazim."

Qytetarët dhe përfaqësuesit tonë do të trajtohen me dinjitet vetëm kur shteti të fillojë të sillet si shtet dhe kur t'i planifikojë dhe t'i ketë gati procedurat proaktive dhe veprimet mbrojtëse për qytetarët e tij.

Shteti i Kosovës duhet të vendos kusht të panegociushëm ngrirjen e dialogut derisa Serbia të mos tërheqë nga sistemi i Interpolit të gjitha urdhërarrestet e regjimit të Slobodan Miloševi?it për pjesëtarët e UÇK-së.

Ramush Haradinaj po keqtrajtohet edhe njëherë për Kosovën, por po ja jep Kosovës rastin të ndërpres një poshtërsi dhe shantazh të zbrazët të Serbisë, njëherë e përgjithmonë.
Në fund ish luftëtari i UÇK-së, Uk Lushi, pyet se :"A keni guxim dhe dijeni të bëni një vepër të vogël për Kosovën dhe UÇK-në, politikanë dhe përfaqësuesë në Prishtinë?"
Kurse, sot më 4 Januar 2017, me një deklerat për mediat në gjuhën angleze shkruar me shumë kujdes, ka reaguar edhe Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA (The Hearth) e cila thotë në deklerat se është shumë e habitur dhe thellësisht e shqetësuar nga arrestimi i zotit Ramush Haradinajt, ish Kryeministrit të Kosovës, kreut të AAK-së, dje pasdite në aeroportin e Basel-Mulhouse- Fribourg në Francë.

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA (The Hearth) me tej shkruan në dekleratë  :’”Është raportuar se arrestimi u ekzekutua në një urdhër të lëshuar nga autoritetet serbe në vitin 2004. Që nga ajo datë, është e njohur ndërkombëtarisht, se zoti Haradinaj tashmë është pastruar nga drejtesia dy herë nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë, çka tash është intriguese, për të parë se çfarë është qëllimi i vërtetë nga ky akt pakuptueshm, 18 vjet pas luftës midis Serbisë, si agresore, dhe Kosovës që luftonte për lirinë e saj, dhe në një kohë kur negociatat janë duke u zhvilluar në mes të dy shteteve Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara edhe nga Bashkimi Evropian, me qëllim të vendosjes së marrëdhënieve normale fqinjësore, këto veprimi dhe mbajtja e peronave nga UÇK- ja, nëpër lista është jo vetëm e papranueshme por edhe e pa kuptimtë.

Qeveria serbe me këto veprime, po tregon hipokrizinë e saj në mbajtjen aktive të urdhër-arrestit të pajustifikuar ndaj zotit Haradinaj dhe bashkëluftëtarve të tij, vazhdimisht për kryerjen e provokimeve ndaj Kosovës, deri duke ngritur edhe ndonjë mur në Mitrovicë, deri tek ky veprimi më i fundit pra i ditës së djeshme, në një kohë që në Bruksel, Beogradi, është duke pretenduar për të negociuar për marrëdhënie normale me Kosovën.

  Bashkësia ndërkombëtare, duke përfshirë Francën, theksonë deklerata e Vatrës, duhet të braktisë qëndrimin e marrë për Serbinë, në BE, në kurriz të Kosovës dhe duhet të shtyjë Beogradin që sinqerisht të angazhohen në negociata konstruktive me Prishtinën, për të krijuar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ballkan.

 Së fundi Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA (The Hearth) shprehet në dekleratën e saj se :”Ne i bëjmë thirrje qeverisë franceze që menjëherë të kryej lirimin e Haradinaj! dhe ai të jet i lirë për të vazhduar rrugën për në SHBA - ku edhe ishte nisur për të marrë pjesë në përurimin e Presidentit të ri të SHBA, Donald Trump, si i ftuar zyrtarisht”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat