Ndoshta kjo eshte edhe nje nga arritjet me te medha. te shqiptarve te Nju Jorkut.Zyra e Asambleistit te pare shqiptare ne Asamblen e shtetit te New Yorkut, ka shperndar sot nje mesazh ku njofton komunitetin shqiptare se formularet e votimit per here te pare ne historine e emigracionit do te jene edhe ne gjuhen tone shqipe.
Zyra e asambleistit shqiptar ne Nju Jork, theksoje se sot Asambleisti i Shtetit te New Yorkut Mark Gjonaj, ben te ditur se tashme Formularet e Regjistrimit per Zgjedhje ne Qytetin e New Yorkut, mund te gjenden ne gjuhen Shqipe dhe ne pese gjuhe te tjera.
Kjo eshte pjese e nje iniciative te gjere per te rritur dhe forcuar mundesine e perfshirjes ne procesin e votimit ne qytetin e New Yorkut.
"Barriera e gjuhes ka qene pengese per shume qytetare te New Yokut dhe jam i gezuar qe qyteti i New Yorkut ka ndermarre hapa qe demokracia te jete gjitheperfshirese. Kjo ka qene nje nga prioritete e mia qe kur jam zgjedhur, qe te punoj qe zerat e te gjithe komuniteteve te degjohen dhe te sigurojme qe ata te kuptojne me mire procesin e votimit dhe zgjerimin e pjesemarrjes ne zgjedhje, dicka me shume shume me rendesi per demokracine tone," tha Asambleisti Mark Gjonaj.
"New Yorku eshte nje qytet i perbere nga shume emigrante. Kete Nentor, keto komunitete, qe e bejne kete qytet kaq te larmishem, do te kene fuqine qe zeri i tyre te degjohet," tha Kryetari i Bashkise se New Yorkut Bill de Blasio. " Ky lajm shenon dhe fillimin e permbushjes te premtimit tone qe cdo qytetar i qytetit te New Yorkut mund te marre pjese ne votime dhe te jete pjese e demokracise Amerikane."
Qe nga Korriku, formularet e regjistrimit mund te gjenden ne gjuhet Ruse, Urdu, Kreole, Frenge, dhe Arabe, bashkangjitur gjuheve fillestare Anglisht,Spanjisht, Kineze, Koreane dhe Bangla. Keto formulare mund te gjenden ne kete link http://www.nyccfb.info/
"Dua t'ju inkurajoj te gjitheve, te perdorni te drejten tuaj per te votuar. Mundesia e krijuar qe formularet te regjistrimit per zgjedhje te mundesohen ne gjashte gjuhet e reja, menjanon pengesat dhe e ben demokracine e ketij qyteti me funksionale per te gjithe. Shpresoj ta ndani kete lajm me familjet dhe shoqerine tuaj me mesazhin qe vota juaj mund te beje ndryshime." tha Asambleisti Mark Gjonaj.
Per tu regjistruar per te votuar, ju lutem vizitoni kete linkhttp://vote.nyc.ny.us/html/voters/register.shtml
Ka ende kohe per tu regjistruar per te votuar ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale ne 8 Nentor, 2016. Formularet e reja te Regjistrimit per Zgjedhje duhet te pranohen deri me 14 Tetor, 2016. Per me shume informacion, ju lutem kontaktoni zyren tone ne telefonin 718-409-0109 ose ne emailin [email protected].