Uashington: Vatra, me shqiptarët e Amerikës në protestë paqësore kërkon lirimin e Ramush Hardinaj

Amerika

Uashington: Vatra, me shqiptarët e Amerikës në protestë paqësore kërkon lirimin e Ramush Hardinaj

Më: 8 janar 2017 Në ora: 14:45
Gjon Bucaj

WASHINGTON D.C: Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”, Dr. Gjon Bucaj, njofton vatranët dhe u bën thirrje të gjithë shqiptarëve, se të Hënën me 9 Janar 2017, do të organizohet një protestë paqsore në Washngton, prandaj janë të lutur që kushdo që ka mundësi të marrë pjesë, të udhëtojë drejt Washingtonit"sa më shumë pjesmarrës, aq më shumë efekt ka protesta" thotë ai. 

Kreu i vatranve në SHBA, ka deklearuar se arrestimi i Kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj, Ish Kryeministrit të Kosovës, ish Komandantit të UÇK-së, që e ka provuar dy herë pafajësinë e tij në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për akuza të pabaza të Serbisë, është duke u mbajtur padrejtësisht në burg dhe ky akt përbën precedent ndërshtetëror, diplomatik. 

Vatra, gjykon se Serbia po përpiqet që të errësojë imazhin e Kosovës dhe ish luftëtarëve të saj të Lirisë dhe tenton që të barazojë xhelatin(Serbinë) me viktimën(Kosovën) 
Më tej kryetari Vatrës, theksonë se :" Qeveria franceze në mënyrë arbitrare e ndaloi Ramush Haradinaj me një urdhër absurd të Serbisë. Edhe, pse Franca, e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ajo e trajtoi Haradinajn jo si qytetar të një shteti të pavarur. Ky është një veprim i padrejtë, dhe përbën provokim për Pavarësinë e Kosovës, një veprim që haptazi minon dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësinë e Brukselit."

Duke treguar edhe arsyen se përse Federata PanShqiptar e Amerikës Vatra - në thirrjen e tij kryetari i Vatrës, duke folur nga Washingtoni, ka thënë se:" Franca, me këtë rast si është edhe ky i ndalimit të zotit Haradinaj, po i shkelë të gjitha të drejtat e një qytetari të pafajshëm, qytetari të një shteti të pavarur, I pafajshëm me vendime të Drejtësisë ndërkombëtare - Tribunalit të Hagës , duke zbatuar fletë-arreste të dalë kohe të Beogradit. Pra, është kjo arsyeja që Vatra, e ka vendosur ta bëjë Protestën para Ambasadës Franceze dhe jo para ndonjë Ambasade tjetër".

Në njoftim thuhet se Protesta paqësore organizohet ditën e Hënë, ora 11.00 AM, para Ambasadës Franceze, në adresën: 4101 Reservoir Rd, andaj ftoheni të gjithë shqiptarët e Washingtonit, Vrixhinias,Gorgias, dhe shteteve për-rreth të merrni pjesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat