Protestë në New York për Ramush Haradinajn

Amerika

Protestë në New York për Ramush Haradinajn

Më: 9 janar 2017 Në ora: 18:24
Pamje nga video

Ashtu siç ishte paralajmëruar, shqiptarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë duke protestuar në Nju Jork, në mbështetje të kryetarit të arrestuar të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Protesta për momentin është paqësore, përmes së cilës po kërkohet lirimi i menjëhershëm i Ramush Haradinajt.

Protestuesit po mbajnë në duar flamuj kuq e zi, flamurin e Kosovës si dhe fotografi të Haradianjt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat