Sabrina Perlleshi në mesin e 20 bukuroshëve finaliste për kurorën e vajzës më të bukur në Nju Jork 2017

Amerika

Sabrina Perlleshi në mesin e 20 bukuroshëve finaliste për kurorën e vajzës më të bukur në Nju Jork 2017

Nga: Beqir SINA Më: 20 janar 2017 Në ora: 10:25
Modelja shqiptare në SHBA, Sabrina Perlleshi

Modelja shqiptare në SHBA, Sabrina Perlleshi pasi e ka filluar suksesshëm karrierën e saj në Kosovë, me Gecjan Fashion Group, ka vazhduar realizimin e synimeve të saj, duke sfiluar në javën e modës në New York, “New York City Fashion Week 2014”.

Modelistja shqiptare, tashme duke u rritur me moshën i ka rritur edhe ambicjet e saj në fushën e modës dhe ate te bukurisë se vajzave te reja, duke u ngjitur sipas setit të saj fotografik, edhe nji ndër 20 më të bukurat vajza në Nju Jork, ne garen per kuroren e Miss New York – USA, 2017.

Paraqitja e Sabrina Perlleshit, sipas Instagramit të saj, tregonë se bukuroshja shqiptare tashmë renditet në mesin e 20 me te bukurave nga 160 finalistet, të cilat po konkurojnë për kurorën e mbrëtëreshës së bukurisë së qytetit të Nju Jorkut garen e “Miss New York USA 2017 - Top 20 Finalist out of 160 beautiful Women! “

Miss New York USA, është një nga evenimentet më të mëdha të bukuirsë së vajzave në këtë qytet i cili është edhe qyteti metropolis i botës, madje dhe më gjerë, prandaj pjesëmarrja në këtë eveniment mund të konsiderohet si një ngjarje madhështore, për secilën bukuroshe, pasi kjo eksperiencë hapë rrugë për të prekur majat e suksesit në botën e më të bukurave të planetit.

Vitin e kaluar ishte 27 vjeçarja shqiptare Serena Buçaj – nga Puka,e cila u kurorëzua Mis New York USA 2016 - në fund të konkursit të bukurisë të mbajtur më 17 janar, 2016, me kuroren e bukurise.

Buçaj - i ka thënë gazetës tonë vitin e kaluar me krenari se ajo i ka rrënjët e saj shqiptare - Albanian Roots.

Bukuroshja shqiptare me origjinë nga Puka – eshte e lindur e rritur në SHBA , ndersa, në korrik të vitit të kaluar ajo kishte mundësin për të konkurruar në Miss USA 2016 - ku ajo nuk arriti të kurorzonte ambicjet e saj.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat