Mërgimtarët kërkojnë stabilitet dhe siguri

Amerika

Mërgimtarët kërkojnë stabilitet dhe siguri

Nga: Vjollca Sadiku Më: 25 janar 2017 Në ora: 15:48
Mërgimtarët dibran në SHBA

Shumë mërgimtarë dibran nga SHBA – ja duan të investojnë në vendlindjen e tyre  Dibrën , por problemi qëndron tek pasiguria dhe mungesa e stabilitetit politik në vend , thotë Ibrahim Kolari investitori i parë nga SHBA në Dibër pas proceseve pluraliste .,,Ka shumë mërgimtarë dibran që do të investojnë në Dibrën e tyre por kërkojnë garanci për investimet ,, të cilët tani mungojnë thotë Kolari.

Pas proceseve pluraliste në vendin tonë , një pjesë e mërgatës  dibrane në SHBA, ka shprehë interesim për të investuar në  vendlindje . Por edhe pse ka pasur shumë paralajmërime numri i atyre që investuan në Dibër është shumë i vogël. Si problem kryesor për frenimin e investimeve nga ana e mërgimtarëve paraqitet siguria për investimet dhe stabiliteti politik  i vendit.

Mërgimtari dibran  Ibrahim Kolari, i cili është biznesmen i suksesshëm edhe në SHBA ishte i pari që bëri investime në sferën e ndërtimtarisë në vendlindje . Ai në fillim të viteve të 2ooo- ta privatizoi ndërmarrjen ndërtimore shtetërore ,,Korabi,, duke e regjistruar atë si ,,Korabi Redy Mix ,,. Merret me prodhimin moder të  betonit me një teknologji më moderne, duke investuar për pajisje të standardeve botërore, me prodhimtari ditore prej 15oo M3, dhe me Pompa miksi me lartësi prej 48 metrosh . 

Ai nga 3 të punësuar  ka rritur numrin në 13  dhe sot punon me sukses . Edhe pse ka një rritje të punës, ai thot se ka pengesë birokratike por problem për investime të reja është edhe situata e sigurisë dhe stabiliteti në përgjithësi. ,,Këtë e thonë edhe  biznesmenë dibranë  në Amerikë të cilët janë të gatshëm që të investojnë në Dibër dhe ti ndihmojnë edhe vendlindjes por edhe biznesit të tyre,, thotë Ibrahim Kolari.

 Ka interesim për të investuar në shumë sfera por problemi i sigurisë dhe stabilitetit është primar shton ai. ,,Kam bindjen se është një numër i madh i dibranëve që duan të investojnë parat e tyre në Dibër por jon në një situatë të këtillë,, thekson bashkëbiseduesi i jonë, i cili shpesh viziton vendlindjen dhe biznesin e tij .

Deri sot në Dibër kanë investuar edhe biznesmeni dibran nga Amerika , familja Rusi në sferën e shendetsisë , familja Dobrova në industri dhe Kol qendër, dhe familja Sela poashtu në një Kol Qendër . Por nëse merret parasysh fuqia ekonomike e mërgimtarëve dibran këta janë pak investime me që edhe shum të tjerë presin kushte më të mira për investim në vendlindjen e vet .

Ibrahim Kolari i cili në SHBA ka migruar në vitin 1979 në Amerikë ka shumë sukses me bizneset e tij, thotë se për një kohë të shkurtër, ka mundur të hapë firmën APEC Roofing Corp në Brooklin, e cila tani po menaxhohet nga djali i tij Dritan Kolari e pastaj edhe ka hapur edhe kompani të tjera të cilët punojnë me sukses. Duke marrë parasysh se Ibrahim Kolari përveç biznesit merret edhe me aktivitete kombëtare dhe humane nëpër shoqatat mbarë dibrane dhe mbarkombëtare në SHBA, ai vlerëson se mërgimtarët në Amerikë në çdo moment duan që të investojnë . Ka investime por ata janë ti numërosh me gështërinj”, shton Kolari . 

,,Mërgimtarët mes të cilëve edhe unë vetë, pres më shumë siguri dhe stabilitet, por edhe ndryshimin e Ligjeve për të investuar në Maqedoni ,në këtë aspekt në Dibër thotë Ibrahimi dhe shton se kjo duhet të ndodhë me qëllim që të ketë një zhvillim të Dibrës, dhe të parandalohet mërgimi i të rinjve të cilët edhe me diploma fakulteti braktisin vendlindjen me që nuk kanë punë vite me radhë.  

Ai në SHBA është një ndër aktivistët më të denjë dibran. Në vitin 1986 është një nga themeluesit të  shoqatës  Dibra Fond , kurse në vitin 1988 si nënkryetar i shoqatës dibranë së bashku me aktivistët e tjerë ndërton shkollën dhe xhaminë . Atë vit bëhet edhe anëtar i kryesisë të shoqatës Vatra , kurse në vitin 1994  bëhet anëtar i Ligës Shqiptaro –amerikane me kryetar Jozef Diogardi . Në vitin 1996 , me shokët themelon  Shoqatën atdhetare Dibra  me Kryetar Emin Cilvulin. 

Në 2002. Themelues i Këshilli shqiptaro Amerikan, me kryetar Sami Repishtin. Kolari la qenë udhëheqës i shumë aktiviteteve kombëtar dhe humanitare në interes të kombit dhe Dibrës, dhe ka dhanë përkrahje për punën e shoqatave dibranë. "Në të gjithë shoqatat në Amerikë, vlerësohet se dibranët në mërgim duhet të bëjnë më shumë për vëllezërit e tyre në vendlindje. Por duhet ndryshuar shumë çka në vend thotë Kolari dhe shton se pikërisht për këtë ka qen kandidat për kryetar i Dibrës në vitin 2o13 , dhe tani kandidat për deputet në Kuvendin e Maqedonisë i Aleancës për Shqiptarët.

Dibranet në SHBA , kanë dërgesa të majme për familjarët e tyre që jetojnë në vendlindje , me që në Dibër 1/3 e popullatës jeton në varfëri të skajshme. Por shton Kolari, biznesmenët nga mërgimi shumë shpejt do të hapin biznese dhe vende pune në vendlindje nëse definitivisht në vend ka stabilitet dhe siguri për investime.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat