Në SHBA u mbajt Forumi “Siguria Kibernetike dhe Sfidat Globale Kundër Terrorizmit dhe situatës në Ballkan”

Amerika

Në SHBA u mbajt Forumi “Siguria Kibernetike dhe Sfidat Globale Kundër Terrorizmit dhe situatës në Ballkan”

Nga: Beqir SINA - New York Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 07:12
Pamje nga forumi “Siguria Kibernetike dhe Sfidat Globale Kundër Terrorizmit dhe situatës në Ballkan”

WASHINGTON D.C.: Ceremonisë së përvitshme të Mëngjesit të Lutjeve ( Morning Breakfast Prayer) në Uashington iu bashkuan edhe disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, veprimtar të dalluar, filantropist dhe biznesmen të suksesshëm. 

Gjatë qëndrimit në SHBA, krye republikani Mediu, në bashkëpunim me Komitetin e Sigurisë Kibernetike dhe Terrorizmit në Ballkan,, organizuan forumin për “Siguria Kibernetike dhe Sfidat Globale Kundër Terrorizmit dhe situatës në Ballkan”.

Ky Forumi u mbajt, sot në Ëashington - ndërtesën “Russell Senate Office Building”. Forumi i përvitshëm u organizua nga Komiteti i të dy dhomave të përfaqësuesve Senatit dhe Kongresit për Sigurinë Kibernetike dhe Terrorismin në Ballkan, dy bashkëkryesuesit e saj, Senatori republikan i Oklahomes, Jim Inhofe, dhe kongresmeni Republikan i Teksasit, John Ratcliffe.

Në këtë forum së bashku me shumë udhëheqës politikë të Ballkanit dhe të SHBA-së, të cilët janë ftuar të marrin pjesë në Mëngjesin e Lutjeve, mori pjesë edhe Deputeti Republikan i Parlamentit shqiptarë, zoti Fatmirë Mediu - Kryetar i Partisë Republikane, në cilësinë e Bashkë - Kryesuesit të Forumit të Sigurisë Kibernetike dhe Terrorizmit në Ballkan.

Image
Deputetet nga Kosova, pjesëmarrës në këtë forum

Në Forumin për Sigurinë Kibernetike dhe Terrorizmit në Ballkan, mbajtur sot në Capitol Hill - morën  pjesë dhe disa veprimtarë të dalluar të komunitetit shqiptarë: filantropisti i njohur dhe biznesmeni i fuqishëm Lazim Destani, Presidenti i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Botë, Nazar Mehmeti, veprimtarët e dalluar nga Dallasi, biznesmeni i suksesshëm Ismet Smaji, sekretar i këtij Unioni, zoti Ylber Korça, Gani Fejza, Shqiprim Vraniqi, Bari Mehmeti, Shaban Krasniqi, Hasim Isufaj, Kreshnik Bishani.

Qëllimi kryesor i këtij Forumi ishte së pari për të rritur nivelin e ndërgjegjësimit në fushën e sigurisë kibernetike, mbrojtjes kibernetike, si dhe rëndësinë e krijimit të strategjisë. U diskutuan Kornizat dhe agjencitë “Thatëill” - për t'u marrë drejtpërdrejtë, me kërcënimet e përditshme në hapësirën kibernetike në Ballkan. 

Folësit kryesorë në këtë Forum ishin dy bashkëkryesuesit e këtij Komiteti në Capitol Hill, senatori Inhofe dhe kongresmeni Rattclife, dhe në cilësinë e bashkëkryesuesit të këtij Forumi, deputeti republikan Fatmir Mediu, së bashku me shumë udhëheqës politikë të Ballkanit dhe të SHBA-së, të cilët janë ftuar të marrin pjesë në Mëngjesin e Lutjeve.

Mediu në këtë forumin ka diskutuar për “Sfidat globale kundër terrorizmit dhe situatës në Ballkan”. “Lufta kundër terrorizmit është një luftë e gjatë dhe e vështirë, si dhe një sfidë reale për Ballkanin. Lufta kundër ISIS kërkon një veprim proaktiv dhe të koordinuar në kuadër rajonal dhe global”, ka thënë Mediu.

Gjithashtu, në diskutime të hapura morën pjesë edhe akademik, përfaqësues nga shoqëritë civile dhe sociale, ekspertë të njohur në fushën e sigurisë kibernetike, luftës kibernetike, sigurinë e informacionit, zyrtar nga SHBA, Ballkani, rajoni dhe vende të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat