Presidenti Nishani vlerëson me Dekoratën “Nderi i Kombit” veprimtarin e dalluar nga Dallasi - Nazar Mehmeti

Amerika

Presidenti Nishani vlerëson me Dekoratën “Nderi i Kombit” veprimtarin e dalluar nga Dallasi - Nazar Mehmeti

Nga: Beqir Sina - New York Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 17:33
Presidenti Nishani vlerëson me Dekoratën “Nderi i Kombit” veprimtarin e dalluar nga Dallasi - Nazar Mehmeti

Capitol Hill - Washington D.C. (31 Janar 2017) : Në një një nga mjediset e Uashingtonit, ku do të zhvillohet edhe ceremonia përvjetshme të Mëngjesit së Lutjeve ( Morning Breakfast Prayer), Presidenti Nishani gjeti rastin të vlerësojë me dekoratën “Nderi i Kombit” veprimtarin e dalluar të komunitetit shqiptar në SHBA, zotin Nazar Mehmeti dhe komunitetin shqiptar me urdhërin e lartë “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.

Në atmosferën mikpritëse, të ngrohtë e miqësore, praninë e një  numëri të madh pjesëtarësh të bashkësisë shqiptare, nga shtete të tjera u zhvillua ceremonia solemne, gjatë së cilës sekretari i përgjithshëm i Presidencës, zoti Florian Nuri  në emër të Kreut të Shtetit shqiptar- Presidentit të Republikës z. Bujar Nishani,  i akordoi zotit Nazar Mehmeti Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi të merituar dhe mirënjohjeje për kontributin e spikatur e shembullin e tij të rrallë në forcimin e lidhjeve historike shqiptaro-amerikane, si dhe kontributin e tij paçmuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Kosovën dhe çështjen Shqiptare”.

Image

Në këtë ceremoni zyrtare morën pjesë edhe disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës, veprimtarë të dalluar, filantropist dhe biznesmen të suksesshem, si edhe miqtë të shqiptarëve në senat dhe kongresin Amerikan Senatori Mike Rounds, Senatori Mike Perdue, Kongresmeni John Ratcliffe, Kongresmeni Robert Aderholt si dhe James Carafano, i cili është dhe një nga njerëzit kryesor për sigurinë në ekipin e tranzicionit të Presidentit Donald Trump.

Mori pjesë deputeti republikan i parlamentit shqiptar, z. Fatmir Mediu dhe disa nga figurat kryesore të rrjetit të bizneseve shqiptare në botë, Presidenti i saj Nazar Mehmeti, Presidenti i Nderit Lazim Destani, si dhe sekretari i përgjithshëm i këtij rrjeti, Ismet Smajli, së bashku me anëtarë të tjerë Ylber Korca dhe Gani Fejza, dhe një grup veprimtarësh të tjerë nga Teksasi.

Gjatë kësaj veprimtarie, Sekretari i përgjithshëm i Presidencës, zoti Florian Nuri u takua dhe bashkëbisedoi me miqtë amerikan si dhe me bashkatdhetarët të ardhur këto ditë në Washington nga anembanë Shteteve të Bashkuara të Amerikës” për të marrë pjesë në ceremoninë e përvjetshme të Mëngjesit të Lutjeve ( Morning Breakfast Prayer).

Xhevat Limani, i cili është aktori i parë profesionist ndër shqiptarët e Maqedonisë me mbi tridhjetë vite pune në Teatrin shqiptar në Shkup, dramtug, dhe autor librash, mik i Nazar Mehmetit, ka vlersuar figurën e Nazar Mehmetit në shfaqjen e filmit dokumentar “Humanisti i Heshtur”. 

Image

Ai tha gjatë promovimit të atij dokumentari vitin e kaluar  “se Shqiptarët si popull - janë më tepër solist se sa korist., sidomos kur bëhet  fjalë për të dëshmuar genin e tyre dhe të ndriçojnë qiellin shpirtëror, ata reagojnë jashtë formave Institucionale. Pra si subjekte me vullnet individual përballë dukurive, fenomeneve dhe çështjeve sociale dhe ato kombëtare.”

Kohërat, përmendi Limani,  gjithnjë kanë pasur heronjtë e tyre. Edhe, shekulli shqiptar natyrisht ka protagonistët e vet, duke filluar që nga Pellasgu i madh deri tek Shën Tereza e Shqiptarëve. 

Më tej, zoti Limani, duke u ndalur në dialektikën e botëkuptimit të sotëm shqiptar, duke marrë parasysh fakte për male me punë, siç i quajti ai, veçojë ato që ka bërë, Nazar Mehmeti. 

I cili, po sipas tij mund të llogaritet kampion i humanizmit shqiptar në botë. Mbasi u shpreh Limani, edhe personalitetet në historinë  e një kombi, natyrisht që vlerësohen në bazë të veprave e jo deklaratave dhe “rrahjes së gjoksit dhe vetë-lavdërimeve”.

Image

“Nazar Mehmeti, ka ndihmuar me kontributin e tij, tha Xhevat Limani, ndërtimin e shtëpiseë së Kulturës në Gerncar, ndërtimin e shkollës në Kranj. Ndërtimin dhe përkujdesjen e varrezave të vendlindjes. Ndërtimin e Teqes bektashiane në Kranje. Shkollimin e një numri të madh të studentëve.

Ndihmat e mëdha për Luftën e UÇK -së, së bashku me komunitetin e Dallasit për luftën dhe Pavarësinë e Kosovës e të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ndihmat e pakursyera për Luftën e shqiptarëve nën Maqedoni dhe me gjerë. Ndihmat e pandalura për themelimin dhe ndërtimin e Universitetit të Tetovës.

Ndihmat e dhënë individeve dhe shoqatave për promovime librash, filmash dhe aktivitetet të ndryshme rreth mësimit të gjuhës shqipe, nëpër shkollat shqipe të SHBA-ve. Ndihma dhe mbështetje të shumta materiale për festivalet dhe takimete e ndryshme të personaliteteve të shtetit shqiptar, qeverisë së Kosovës, si dhe shumë prezentime të shqiptarëve nga Ilirida dhe vise tjera” tha Xhevat Limani duke shtuar se ndihmat dhe mbështetjet e Nazar Mehmetit, nuk kanë të numëruar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat