Ambasadori Sejdiu nga pjesëmarja në Lutjet e Mëngjesit e Presidenti Tramp - vjen e ligjëronë në Columbija University - Nju Jork

Amerika

Ambasadori Sejdiu nga pjesëmarja në Lutjet e Mëngjesit e Presidenti Tramp - vjen e ligjëronë në Columbija University - Nju Jork

Nga: Beqir Sina Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 23:45
Ambasadori Sejdiu

NEW YORK CITY : Ambasadori Bekim Sejdiu, ish-Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Nju Jork, dhe aktualisht Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, ditë më parë qëndroi për një vizitë të shkurtër në SHBA. Arsyeja e vizitës së Ambasadorit Sejdiu në SHBA, ishte pjesëmarrja në Lutjet e Mëngjesit në Uashington, një aktivitet ky që organizohet çdo vit nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ku marrin pjesë edhe Presidenti dhe Zevëndës-Presidenti Amerikan.

 Ambasadori Sejdiu ishte në mesin e të ftuarve nga Kongresi Amerikan - për të marrë pjesë në këtë ngjarje tradicionale, e cila konsiderohet si nderë i posaçmë jo vetëm për personalitetet e veçanta të ftura në këtë ngjarje, por edhe për shtetet ng atë cilat pjesëmarrësit vijnë, nga mbarë bota. 

Mbasi, njëkohësisht, kjo ngjarje paraqet edhe një mundësi të mirë për takime me përfaqësues të administratës Amerikane, senator e kongresmen, dhe zyrtar e personalitete nga vende të ndryshme të botës.

Ambasadori Sejdiu, gjatë kësaj vizite qëndroi për disa ditë në Nju Jork, qytetin ku ai shërbeu si Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës,  me ç’rast ai ishte folësi kryesor në një tryezë të rrumbullakët për Ballkanin të organizuar  nga Profesor David L. Phillips në Institutin për Ndërtim të Paqes dhe të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Kolumbias, i cili është edhe njëri prej universiteteve më prestigjioze në botë.

 Ambasadori Sejdiu - ishte në këtë “Tryzë e Rrumbullakët - Round Table”, ligjeruesi kryesorë, në temën boshtë përgatitur prej tij,  “Pritjet në Ballkan nga Amdinistrata e re Amerikane dhe marrëdhëniet SHBA-Kosovë”.

Image

 Të pranishëm në këtë tryezë, tha gazetari Luz Thaqi, ishin një numër i përzgjedhur profesorësh dhe studiuesish nga Universiteti Columbia, ekspert për Ballkanin dhe politikën e jashtme Amerikane; diplomat nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork dhe Misioni i Shqipërisë në OKB, duke përfshirë Ambasadoren Teuta Sahatcia, Ambasadoren Besiana Kadare, diplomat amerikan, përfshirë Ambasadoren e njohur Rosemary DiCarlo, si  dhe një numër personalitetesh të përzgjedhur nga diaspora shqiptare në Nju Jork. 

Simbas Thqit, Ambasadori Sejdiu, bëri nji vështrim të shkurtër të rjedhave politike në Ballkan, të karakterizuara nga një tranzicion shumë-shtresor dhe ndërveprim të akterëve dhe dinamikave lokale dhe globale.  Një theks i veçantë i ligjeratës kishte të bënte me ecjen e Kosovës drejt vlerave euro-atlantike dhe perendimore me theks të posaçëm në raportet me SHBA-te, gjithnji në dritën e pritjeve nga Aministrata e re Amerikane e Presidentit Donald Trump.

Image

Temat e diskutuara në këtë tyrezë të rrumbullakët, pasi u dëgjuan me shum kujdes dhe e vlerësuan si tejetë më vlerë, prej prezantimit të Ambasadorit Bekim Sejdiu, aktualisht Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, vazhduan me pyetje, dhe ide e komente, nga pjesëmarrësit, diplomat, profesor, student, studiues të këtyre çështjeve, veprimtar të dalluar të komunitetit,  që kishin të bënin me aspekte politike dhe kushtetuese të tranzicionit demokratik në Ballkan, zhvillimet kryesore në Kosovë si dhe pritjet  nga Administrata e re amerikane.

Së fundëmi, si nga zoti Sejdiu, por edhe nga diskutantët u shprëhe besimi i plotë se miqësija e sinqertë SHBA-Kosovë, tashmë më e kalituar dhe më e konsoliduar, me dekada, dhe përkrahja e pa reservë nga SHBA-të dhe Administrate e re, do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe se Kosova do jetë aleat ma i madhe dhe i sinqertë i SHBA-ve, në këtë pjesë të Ballkanit Perendimorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat