15 mijë festuan shpalljen e Pavarësisë së Kosovë

Amerika

15 mijë festuan shpalljen e Pavarësisë së Kosovë

Beqir SINA - New York City Nga Beqir SINA - New York City Më 16 shkurt 2017 Në ora: 19:20
Fotografitë janë të gjitha ekskluzive të bërë 8 vjet më parë në New York ”Gëzuar Pavarësinë Kosovë - Krenar që jemi shqiptarë!”, autori Beqir SINA

Fotografi që janë pjesë atij gëzimi  - asaj feste, të cilat janë vetëm një nga ato momente, kur njerëzit derdhën lot gëzimi - takohen mes vetit dhe urojnë përzemërsisht njeri tjetrin……! Gëzuar Pavarësinë Kosovë”

TIMES SQUARE NYC : Si sot 9 vjet me pare, ndërsa Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia të dielën me 17 Shkurt 2017, shumë flamuj amerikanë dhe shqiptare u valëviten në metropolin e botes qytetin e Nju Jorkut, në Times Square, ku shqiptaret ne ekstazë tundnin flamuri amerikan ne shenje mirënjohje për atë çka bën SHBA për larinë e Pavarësinë e Kosovës.

Në orët e shpalljes zyrtare të Pavarësisë se Kosovës - përshëndetur nga Perëndimi, SHBA, dhe fuqitë e mëdha  por kundërshtuan me forcë nga Serbia dhe aleati i saj Rusia - 15 mije njerëz vetëm ne Nju Jork, vërshuan me makina me flamurin e Kosovës, dhe Dardanisë, flamurin e kuq e zi me një shqiponjë të zezë në Times Square, për të festuar pavarësinë e Kosovës.

Kosova, shpalli pavarësinë e saj nga Serbia, mbasi shqiptaret e Kosovës, luftuan me dekada gjatë sundimit serb, dhe në vitet 1998, ata rroken armët kundër një fushate të spastrimit etnik për qëllim të pastrojë Kosovën prej shqiptarëve të saj me shumicë etnike.

Konflikti kulmoi në një lufte,  fushata e se cilës e udhëhequr nga SHBA me aleatet e saj, nisi bombardimet të NATO-s që i detyroi tërheqjen serbe dhe të vendosur pavarësinë de facto e Kosovës si një shtet i cili sot njihet nga 113 shtete.

Ishin shqiptarët, ne Nju Jork, të cilët me Pavarësinë e Kosovës, janë mbledhur spontanisht për të ndarë gëzimin e kësaj feste, të cilën shqiptarët e Amerikës, e kane quajtur atë  si Nëntori i dytë, i cili vjen afro një shekull - mbas 28 Nëntorit 1912, Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. 

Mirëpo, megjithëse, vitet kanë për të kaluar, por ato momente historike, kanë për të mbetur gjatë në mendjet tona,  te gjalla dhe te paharrueshme - nëpërmjet foto - arshivat, dhe fletët e historisë së diasporës shqiptare në Amerikë, të cilat janë të përshkruara pikërisht edhe nga fotografitë e asaj dite, ne Nju Jork.

Ishte dita e diel 17 Shkurt 2008, kur më shumë se 15 mijë shqiptarë dolën këtu në sheshin e famshëm Times Square - qytetin e Nju Jorkut, për të festuar shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Edhe, sot dhe çdo përvjetor fotografit e asaj dite, të cilat janë nga ato fotografi që flasin me shumë se “më shumë se 1000 fjalë”, përshkruajnë atë entuziazmin dhe gëzimin e pa përshkruar të shqiptarëve në Nju Jork.

Ata u mblodhën ashtu spontanisht dhe bën historinë, mbasi edhe sot ato fotografi po bëjnë çdo përvjetor xhiron e botës, nëpërmjet rrjeteve sociale në internet, Facebook, Twitter, Flicker, Instagram, e të tjera. 

Mes atyre dhjetëra fotografive  nga fotoalbumi im personal - gjej ditën të shkëpus me rastin e 9 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, këto fotografi, mes tyre edhe këto dy fotografi, të cilat tregojnë disa emocione e krenari, gëzim të veçanta, se si e pritën shqiptarët e Amerikës, më 17 Shkurt 2008, Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, nga Kuvendi i saj ne Prishtine.

Me 17 Shkurt 2017, ishte diçka aty nga ora 12:00 e mes drekës, ne mos gaboje,  me orën lokale këtu në Nju Jork, kur dhjetëra mijëra shqiptar, që po mblidheshin në sheshin e famshëm Times Square do të “pushtonin” për disa orë bulevardin e famshëm dhe policia NYPD - do të bashkohej me gëzimin e madh të shqiptarëve, duke thyere edhe rregullat, për qetësinë publike, “imponuar” nga gëzimi i shqiptarëve i cili ishte i papërmbajtshëm - 

Mes deputetëve të Kosovës, pjesëmarrësve të asaj dite në seancën e hapur me Himnin Shtetëror të Kosovës dhe diplomatëve të gjitha shteteve në Prishtinë, të pranisë ndërkombëtare në Kosovë, anëtareve të Familjes së Adem Jasharit, dhe familjeve të tjerë te dëshmoreve të Kosovës, përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Familjes së Presidentit Rugova, do të deklaronte ish Kryeministri i Kosovës: “Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran”, theksonte Deklarata e Pavarësisë e lexuar nga atëherë kryeministri Hashim Thaçi, tash president i Republikës se Kosovës, e cila u pritë me lotë gëzimi, brohoritje të fuqishme në sheshin Times Square, “Kosova - Kosova - USA USA - UCK - UCK - Rugova - Rugova “.

Ndërkohë, këto fotografi janë vetëm një pjesëze e atij gëzimi  - asaj feste të cilat janë përcjell një nga ato momentet, kur njerëzit derdhën lot gëzimi - takohen mes vetit dhe i urojnë përzemërsisht njeri tjetri……! Gëzuar Pavarësinë e Kosovës! 

Në njërën prej tyre duket veprimtari i dalluar i komunitetit, veterani i vjetër, një patriot e atdhetar me traditë, në diasporë, zoti Sejdi Husenaj - duke u përqafuar dhe i uruar një bashkëkombësin e vetë në Ditën e Pavarësinë e Kosovës - 17 Shkurt 2008.

Në atë festë që morën pjesë më shumë se 15 mijë shqiptarë për të festuar dhe gëzuar së bashku 17 shkurtin 2008 - në sheshin Times Square në New York - në mesin e shumë prej tyre,  ishte edhe Uk Lushi , nji ish- luftëtari i Batalionit luftarak Atlantiku, i cili ka qen me bijtë e bijat nga shqiptarët e Amerikës, të cliët më të drejt kanë pse të festojnë - sepse, ishin ata qe luftuan dhe sakrifikuan për këtë ditë, të shenjtë, që u derdh gjak për ta fituar.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat