Pavarësia e Kosovës mbledh 20 Shoqata dhe Organizata në Nju Jork

Amerika

Pavarësia e Kosovës mbledh 20 Shoqata dhe Organizata në Nju Jork

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 19 shkurt 2017 Në ora: 15:32
Komuniteti shqiptar në SHBA duke shënuar 9-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Komuniteti shqiptar në SHBA shënon 9-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Për nder të kësaj ditë, kudo shqiptarët të jenë bërë bashkë në aktivitete të ndryshme në të gjithë qytetet, në Shtetet e Bashkuara.

Komuniteti shqiptar natën e fundit së bashku për feston 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Maestro Catering të shtunën, 18 shkurt.
Ngjarja u organizua nga Assemblyman Mark Gjonaj dhe me një grup të madh të organizatave amerikane shqiptare dhe shoqatve të cilat kanë siguruar sponsorizimet.

Festimi mbrëmë feston 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës kulmoi të nderuar disa grupe dhe individë të cilët kanë dhënë përsëri në komunitetin e tyre ose ata qe kanë bërë një kontribut të rëndësishëm të pavarësisë së Kosovës, duke përfshirë edhe cmimin Eagle Award Freedom per  Ambasadorin William Walker është shpërblyer

Moderimi i saj nga Florim Lajqi & Bergite Musa, ceremonia u hap me himnet kombëtare të  USA- Shqipërisë- Kosovës interpretuar nga Merita Halili & Raif Hyseni.

Në këtë eveniment shumë domethënës morën pjesë qindra atdhetarë shqiptarë, aktivistë, dhe veprimtarë të çështjes kombëtare shqiptare në diasporë. 

Shtatembdhejt  organizata si dhe shumë personalitete të shquar amerikanë dhe shqiptarë sponsorizuan këtë ngjarje të rëndësishme e cila tuboi bashkë shoqatat shqiptare për të kujtuar sakrificën e madhe të kombit shqiptar për liri dhe pavarësi në trojet e tyre etnike në Kosovë.

Ceremonia filloi me intonimin e himnit kombëtare amerikan, shqiptar dhe atij të Kosovës, ndërsa takimin e hapi Asambleisti i Nju Jorkut, shqiptari më i suksseshëm në politikën amerikane si dhe biznesmeni i mirënjohur z.Mark Gjonaj.

Së bashku me Ambasadorin Wiliam G. Walker mori pjesë edhe Ministri i Diasporës z. Valon Murati,  ambasadoret Teuta Sahatqija dhe Besiana Kadare për nder të 9 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në manifestimin e organizuar nga asambleni Mark Gjonaj dhe 17 shoqata te shqiptaro-amerikaneve, morën pjesë personalitetet  dhe figura të shquara të komunitetit. 

Ministri i Diasporës z Valon Murati, theksoi rëndësinë e diasporës shqiptare për çështjen shqiptare duke u nisur në ndihmën për pavarësinë e Shqipërisë e deri tek puna e palodhshme për të hapur rrugët e politikës amerikane për lirinë e Kosovës, për të ndihmuar financiarisht dhe politikisht si dhe në fund për të ardhur e luftuar për çlirim përmes Batalionit 'Atlantiku' në radhët e UÇK-së duke dhënë tre dëshmoreve, vëllezërit Bytyqi. 

Gjithashtu ai i ftoi, të gjithë shqiptarët që bashkërisht të vazhdojmë të punojmë për ta çuar amanetin e dëshmorëve në vend dhe për ta bërë Kosovën ashtu siç e kemi menduar dhe deshiruar të gjithë. 

Njëherështi gjatë  fjalës se tij Ministri Murati falenderoi në emër të qeverisë së Kosovës, popullit të Kosovës, Qeverinë amerikane  edhe popullin amerikan që qëndroi përkrah shqiptarëve në kohërat më të vështira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat