SHBA: Nga vizita e Ministrit të Diasporës Valon Murati në Amerikë

Amerika

SHBA: Nga vizita e Ministrit të Diasporës Valon Murati në Amerikë

Beqir Sina, Nju Jork Nga Beqir Sina, Nju Jork Më 1 mars 2017 Në ora: 20:18
Ministri Valon Murati, dhe delegacioni i kësaj ministrie, zhvilluan një vizitë të gjatë në SHBA

Në kuadër të takimeve me mërgimatërt shqiptarë nëpër botë, të Ministrisë së Diasporës, ministri Valon Murati, dhe delegacioni i kësaj ministrie, zhvilluan një vizitë të gjatë në SHBA, kryeqendrat e shqiptarve, zona Tri-Shteshit- NJ, NY, CT,  Dallas - Texas, Boston Massachusetts, dhe së fundi në Chicago - Ilinoi.  

Këto tubime janë përcjell nga një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë, të cilët janë shprehur në mënyrë shumë pozitive për këtë vizitë të Ministrisë së Diasporës së Kosovës, SHBA.

Ministri Murati, gjatë qëndrimit në SHBA, përveçse mori pjesë në disa manifestime me rastin e 9- Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka vizituar edhe, vende historike që lidhen me jetën e shqiptarëve të Amerikës, qëndra kulturore, e institucionet fetare, Kishat e Xhamiat shqiptare, Organizatat dhe Shoqatat, si dhe disa biznese të suksesshme të diasporës sonë, në SHBA, me të cilët ka biseduar për sfidat që kanë në fushën e tyre, dhe mundësitë e bashkëpunimit të tyre me Atdheun.

Gjithashtu, ministri Murati, ka vizituar, edhe Shkollat Shqipe,në Nju Jork, Nju Xhersi, Dallas, dhe Çikago, dhe është takuar me drejtuesit e tyre, mësueset si dhe e ka përcjell nga afër rrjedhën e një pjese të procesit mësimor. Në këto takime, ministri ka biseduar edhe për sfidat e shumta të mësimit shqip në diasporë. Po ashtu janë trajtuar çështjet në të cilat është duke u punuar së bashku edhe me shtetin shqiptar, sidomos në fushën e kurikulave të përbashkëta, standardeve të mësimdhënies dhe licencimit të mësuesve dhe nxënësve. 

Murati i ka njoftuar ata që shumë shpejt do t’ua dërgojë edhe një sasi librash dhe mjetesh shkollore, për t’i konsoliduar këto shkolla me mjetet pedagogjike, megjithse duke parë numërin e pakët të nxënësve dhe kërkesat janë më të vogla, dhe jo imediate.

Vizita e Ministrit të Diasporës së Rëpublikës së Kosovës, për zonën e Tri-Shteshit, ku mendohet se jetojnë afro 200 mijë shqiptarë, u përmbyll me takimet e tij me komunitetin shqiptar në Nju Xhersi, -  Fondin e Përbashkët , Shkollën Shqipe, dhe vizitën e tij dëshmorve të lirisë, vëllezërve Bytyqi: Yllin, Agronin dhe Mehmetin. 

Me këtë rast Ministri Murati, njoftoi të pranishmit me projektet e Ministrisë së Diasporës së Republikës së Kosovës, si hapjen e kampeve verore , ekskurzionet për fëmijet shqiptarë të Dissporës, gjatë sesionit të pushimeve verore, në vendlindje, të cilat do ti organizojë, kjo Ministri me intership -programet  për studentët e interesuar. 

Në kompleksin e varrezave qytetare në Yonkers - Nju Jork, Ministri Murati i shoqëruar nga delegacioni i tij, z. Agim Kuleta, e tjer, Ambasadoria Teuta Sahatçia, konsulli Fatmir Zajmi, së bashku me disa ish ushtarët e Batalionit luftarak Atlantiku , komandatin Gani Shehu, dhe të tjer luftëtar, takoi familjen e dëshmorëve Bytyqi, dhe vendosi kurorë pran varrezave të dëshmorëve të lirisë së Kosovës . 

Vizita e Ministrit të Diasporës së Rëpublikës së Kosovës, Valon Murati , dhe atyre që e shoqëruan atë nga kjo Ministri, u facilitua nga Kunsullata e Përgjithshme e Kosovës, në Nju Jork, kurse delegacioni u shoqërua gjatë gjithë këtyre ditëve nga Konsulli i saj, Fatmir Zajmi

Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, në Nju Jork, Ambasadori Teuta Sahatçia, shkruan në llogarinë e kësaj konsullate në rrjetin social Facebook, se së bashku me familjaret dhe bashkëluftërat nga Batalioni luftarak Atlantiku, nga SHBA,  në prani të Ministrit Valon Murati dhe diplomateve, nga KPK, në New York, shkuam të nderojmë jetën dhe veprën e vëllezërve Bytyqi: Yllin, Agronin dhe Mehmetin, të cilët e lënë jetën e bukur në Amerikë, dhe shkuan të luftojnë për lirinë e Kosovës. Këta trima dhanë atë më të vlefshmen për lirinë tonë, jetën dhe rininë e tyre.” 

Ambasadori Sahatçia, shkruan se "Lirija e Kosovës, bazohet në punën dhe sakrificën e shumë gjeneratave, bazohet në sakrificën e këtyre trimave dhe shokëve e shoqëve të tyre, nga Kosova, Amerika, Shqipëria, dhe trojet shqiptare, dhe gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët, që besuan në ëndrrën e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, dhe e realizuan atë për gjitha gjeneratat që do të vijnë. Respekt i perjetshem! Lavdi!," përfundon ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat