Parada Shqiptare 2017, do të mbahet më 17 Qershor, në Nju Jork

Amerika

Parada Shqiptare 2017, do të mbahet më 17 Qershor, në Nju Jork

Më: 5 mars 2017 Në ora: 21:59
Mirëseardhjen, pjesëmarrësve në këtë tubim, ua ka uruar kryetari i Varës Dr. Gjon Buçaj.

Takimi i parë mbi organizmin dhe përgatitjet për Parada Shqiptare 2017, e cila do të mbahet më 17 Qershor 2017,  në qytetin e Nju Jorkut, u zhvillua sot në Shtëpinë e Vatrës në Bronx NYC.

Mirëseardhjen, pjesëmarrësve në këtë tubim, ua ka uruar kryetari i Varës Dr. Gjon Buçaj, duke iu uruar atyre me këtë rast, edhe arritjen e një suksesi, tjetër në këtë Paradë gjithë Shqiptare.

Pasi, kjo, është e vetmja veprimtari e tillë, e komunitetit shqiptarë, që çdo qershor në Nju Jork, është duke iu bashkëngjitur Paradës Ndërkombëtare të Emigrantëve, dhe po promovon Shqipërinë, dhe shqiptarët e Amerikës, në një nga bulevardet më të njohura të qytetit të Nju Jorkut - America Avenue. 

Nën kujdesin e organizatës Rrënjët Shqiptare - Albanian Roots, me President z. Marko Kepi, e cila është edhe organizatore e kësaj parade, për komunitetin shqiptarë në zonën e Tri-Shteshit, në dekadën e fundit, 10 organizata dhe shoqata, të cilat kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, dhe janë bër deri tani pjesë e organizimit, të kësaj parade : Shoqata Ana Malit, Shoqata Atdhetare Dibra, Shoqata Atlantiku - (ish -Batalioni Atlantiku), organizata “Albanian Excellence”, Shoqata “Geg & Tosk", Shoqata Kraja, Ansambli Shqiptar (Pranvera Çobo), Nicole Coscio - përfaqësuese e komunitetit Arbëresh, nga pjesa veriore e New Yorkut, Asamblisti Mark Gjonaj,  Drilona Bajrami , dhe kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, kanë vendosur sot që këtë Paradë, t’au dedikojnë Arbëreshëve të Italisë për këtë vit.

Kështu, të paktën i tha gazetës tonë, pas këtij tubimi ne Vatër,  zoti Marko Kepi, Presidenti i Organizatës Rrënjët Shqiptare - Albanian Roots, duke shtuar se beson që kjo do të jetë edhe Parada më e madhe shqiptare në Amerikë.

Ai sqaroi :“Kam besim të plotë, se javët e ardhshme do të rritet numëri i shoqatave dhe organizatave, mbasi ka një interesim të jashtëzakonshëm, jo vetëm nga drejtuesit e shoqatave dhe organizatave, por edhe individëve, sidomos, entuziazmi tek të rinjtë dhe të rejat, fëmijëve dhe studentëve shqiptar, dhe personaliteteve dhe veprimtarëve të dalluar të komunitetit, sa vjen e shtohet” tha Kepi, duke falënderuar çdo njërin prej tyre.

Ai tha se kjo Paradë, mbahet për të tetin vit me radhë në qytetin e  Nju Jorkut, dhe është organizuar nga Organizata Rrënjët Shqiptare në bashkëpunim me komunitetin shqiptarë në zonën e Tri - Shteteshit. 

“Për çdo vjet në zemër të qytetit të New Yorkut, kjo paradë, ka kulmuar në rrugën e famshme “America Avenue” në Manhatan, ku kanë marrë pjesë mijëra shqiptarë nga shtetet të ndryshme të Amerikës, me këngë e valle, dhe veshjet tona folklorike, të Shqipërisë, Kosovës, dhe gjitha trevave shqiptare, duke iu bashkëngjitur kështu Paradës Ndërkombëtare të Emigrantëve, në Paradën e vetme Shqiptare, në SHBA”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat