Katalogu Lester's, në faqen e parë me stilisten e vogël shqiptare Valentina Ivezaj në SHBA

Amerika

Katalogu Lester's, në faqen e parë me stilisten e vogël shqiptare Valentina Ivezaj në SHBA

Beqir SINA-New York Nga Beqir SINA-New York Më 10 mars 2017 Në ora: 20:05
Valentina Ivezaj

Një nga dyqanet e më të njohura për veshjet e modës për fëmjët Lester’s, në New York - SHBA, ka edhe katalogën e saj me të njëjtën firmë Lester”s, e cila në edicionin e saj të fundit për fëmijë veshjet e modës stinore, paraqiti modelet e fëmijëve nga 3 deri në 10 vjeç, ka edhe një vogëlushe shqiptare, e cila pariqtet si një stiliste e talentuar.

Ajo është 7 vjeçarja shqiptare nga Malësia e Madhe - Valentina Ivezaj - me banim në New York, një vajzë e bukur, kjo si të gjithë fëmijët e gjinisë Arbënore, të cilin kemi parë shpesh her të veshur me ato kostumet karaktaristike t? folklorit të asaj treve - fustanet me Xhubleten dhe plisin e bardhë, lidhur prej mesit me rrypin e leshtë, që na ka dhuruar gjithmonë emocione të shumta, duke kënduar nëpër skenat e festivaleve shqiptare, të organizuar prej Qendrës Kulutrore “Nëna Tereze”, dhe çdo veprimtari tjetër në komunitet, festa e ceremoni të tjera,  me këngën “Jam Malsore Jam Shqiptare”.

Por, kësaj radhe ja që nuk janë vetëm shqiptarët ata që u emocionuan ose duartrokitën 7 vjeçaren shqiptare Valentina Ivezaj, duke inkurajuar këtë talent që sapo e ka nisur rrugën e saj për të ëndrruar një ditë të bëhet një këngëtare, apo artiste e madhe, por është edhe katalogu i njohur i Lester’s, në SHBA, ata që kanë përzgjedhur bukurinë dhe talentin e shqiptares së vogël - Valentina Ivezaj të stilizojë për Katalogun Lester’s, sesionin e ri Pranverorë 2017.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat