24 Mars 1999 - duke kujtuar ditën e fillimit të bombardimeve të NATO-s, me në krye SHBA

Amerika

24 Mars 1999 - duke kujtuar ditën e fillimit të bombardimeve të NATO-s, me në krye SHBA

Nga: Beqir SINA Më: 21 mars 2017 Në ora: 23:51
Wesley Clark dhe Beqir Sina

Më 23 Mars 1999 -  një ditë para fillimit të bombardimeve të Natos me në krye SHBA , ka qenë Lobi i parë dhe të vetëm shqiptarë në SHBA, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, me Presidentin e saj, ish kongresmenin Xhozef DioGuardi, dhe gruan e tij Shirly Cloyes, Këshilltare e Çështjeve Ballkanike, që inicuan dhe mbajtën në Dhomën e Përfaqësuesve - Capitol Hill, me tre miqt e tyre, Ben Gillman, Henry Hyde dhe Tom Lantosh, një seancë të posaçme dëgjimore në Komisionin për Punët e Jashtme të Kongresit.

Janë, këto fotografi, nga foto-albumi i fotografive të panumërta, të saj periudhe që po e sjell për lexuesin në 18 vjetorin e ditës, kur nisën bombardimet që zgjatën 78 ditë. 
Këto janë dy fotografi të cilat mbas 18 vjetëve, unë i kam mbajtur të “fshehura” thellë, në mendjen time, por jan nga ato që kan shumë kujtime brenda tyre, si një përkujtim për 24 Mars 1999 - ditën e bombardimeve të Natos, mbi Serbi dhe caqet ushtarake të saj në Kosovë. 

Kujtime, këto, të cilat duke iu kthyer kronologjisë së punës time, disa vjeçare si fotoreporter, me aparat fotografik, në krah dhe nje digtofon në dorë, sa në Nju Jork dhe sa Washington, me shqiptarët e Amerikës, komunitetin shqiptarë, veprimtarët e palodhur dhe të pandalur ndonjëher të çështjes kombëtare, janë me të vertet sot një krenari dhe kënaqësi e veçantë.

Më 21 Mars 1999, i afrohem në flor Ish Sekretarit të Shtetit, Henry Kissinger, në sallën e Komisionit për Punë të Jashtme, në Capitol Hill, diku aty në pushim të seancës së parë dëgjimore, për luftën në Kosovë, të pyes se “Çfarë mendonte legjenda e diplomacisë Amerikane, se çdo të bëhej me Kosovën?”. 

Mora vetem një përgjigje të tmershme dhe drithëruese, dhe me atë me vështrimin prej një diplomati të "ashpër" në pamje, që edhe sot e kësaj dite, se harrojë, dhe s’mundem t'a harrojë kurrë, ishte i shkurt e i prerë, të tregonte se po vinte "era e luftës".

Kisinger, foli me një ton të ashpër dhe dha si pergjigje vetëm në dy fjalë. Ishin dy fjalë që nuk të linin për momentin, ish Sekretarin e Shtetit, një diplomat teper i sprovuar, por të një "Presidenti lufte". Fjalë, këto që po dilnin nga goja e tij vetem një ditë para bombadimeve. Ditë, kjo kur edhe do të nisin pikerisht nga goja e një sih sekretari shteti amerikan, i cili, është cilësuar si legjendë e diplomacis amerikane, po të kemi parasyshë atë kur Presidenti Nikson, e dërgojë atë në Kinë, për bisedime lidhur me vizitën e parë shtetit komunist Kinës, së një Presidenti të superfuqisë së botës SHBA.

Thuhet se ishte Sekretari i Shtetit Henry Kessinger, qe ai që përgatiti më 1972, vizitën e presidentit të SHBA-së, Richard Nixon në Republikën Popullore të Kinës. Ishte ky një hap i rëndësishëm athere në normalizimin zyrtarisht marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Kjo shënoi herën e parë, që një president së SHBA-ve, kishte vizituar Kinen komuniste, e cila në atë kohë e konsideroj Amerikën si një prej  armiqve të saj, dhe vizita e përfundoi 25 vjet ndarje në mes të dy palëve.

Mirëpo, përgjigjeja e njeriut që promovojë paqen - ish Sekretarit të Shtetit, Henry Kessinger, 27 vjete më pas, me 23 Mars 1999, ishte dy fjalshi, që nga mendja e tij, vinte vetem "Erë Luftë" :  “ War War and only War !!!!!!" do të thoshte ai.

Dhe, Lufta filloi , pikërishtë, më 24 Mars 1999, një ditë më vonë dhe në të njejtin vend ku Ish Sekretari i Shtetit, Henry Kissinger, në sallën e Komisionit për Punë të Jashtme, në Capitol Hill, shqiptoi ato dy fjalë "Luftë dhe vetëm luftë!!!!" s'ka as edhe një zgjidhje tjetër.....!

Fotografia tjetër, ka të bëj 10 ditë mbasi nisën bombardimet e NATO-s, sulmet ajrore me në krye SHBA. Pikërishtë, mbasi nisën bombadoimet, ishte Liga Qytetare, ajo që thërret një demonstratë përballë Kombeve të Bashkuara, duke i kerkuar qeverisë së ShBA - ve, të armatosë UÇK - në, si dhe të vendosë trupat e saj për të mbrojtur popullin e Kosovës, duke i dalë në mbrojte popullit të tërë, të pa mbrojtur.

Joe DioGuardi, dhe Cloyes-DioGuardi, së bashku me disa kongresmen amerikan, miqt të dëshmuar të shqiptarve në ligjëbërsin amerikan, u vendosen në krye të demostruesve, të shqiptarve të Amerikës, sa në New York, sa në Washington.

Mbasi u demonstrua disa orë përballë Kombeve të Bashkuara, në 42 Street, dhe 1 Avenue, atë ditë protestuesit të cilët mbanin në duar flamujt amerikan dhe ata shqiptar, duke hedhur parrulla kunder kryekaspit te Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit, u nisën e marshojnë me rreth 15.000 demonstrues shqiptar, emigrant të vjetër dhe të sapoardhur, atyre viteve, nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha viset shqiptare, rrugëve të qytetit të Nju Jorkut, për të protestuar në fund edhe përpara Misionit Serb, në të 5 Avenue, përpara Parkut në Manhattan, në shenjë proteste , protestuesit dogjën edhe flamurin e Serbisë, para kamerave të televizioneve amerikane.

Pra, janë  pikërisht edhe këto dy fotografi, që përzgjodha, sot për të kujtuar këtë 18 vjetor të 24 Marsit 1999, dhe qê janë edhe këto pjesë e asaj historisë më të bukur të shqiptarëve të Amerikës!

Keto jane kujtimet  të cilat erdhen mbas atyre ndryshimeve të mëdha, që ndodhën athere, në të gjithë Europën lindore. Prej se kur “Kështjella prej rëre” e komunizmit, filloi të bjerë, dhe ish Jugosllavia, nisi të shkërrmoqej, ishin pikërishtë, këta shqiptarët e Amerikës, të cilët bën histori, me veprimtarinë e tyre, për çështjen tonë kombëtare.

Duke, e vazhduar atë deri në ditët e sotme…….. e nisën me Kombin prej kur ky komunitet jetonte në koloni të vogla shqiptarësh në Amerikë, dhe nuk kishin të pushuar, së rendurit ndajë problemeve me të cilat gjendej vendi i ynë, dhe me kombin vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. 

Shqiptarët e Amerikes, ishin ata që shumë shpejt janë organizuar, janë integruar në jetën amerikane, shumë shpejt kan ditur të gjejnë dhe të zgjedhin miqt e tyre të vërtet në Amerikë. 

Aqsa sot, shqiptarët në Amerikë, kanë dhe miqët e tyre amerikan, figura të njohura amerikane, deri edhe Presidentin e SHBA, apo zyrtar të lart në Shtëpinë e Bardhë, përfaqësuesit në Capitol Hill, Senat e Kongres, politikan, ekonomist, shkencëtar dhe personalitete në jetën shoqërore, gazetar, afarist dhe artistë, e të tjer. 

Ishin, takimet e ndryshme, demostratat, aktivitetet kulturore e politke, ato që ata që erdhën para nesh na i treguan dhe na i mësuan, sepse erdhën para nesh në Amerikë, luftuan dhe kontribuan para nesh. 

Duke na lën kujtime, dhe aktivitet e veprimtari që janë sot thuajse të përditshme në komunitetin shqiptar të Amerikës, dhe janë vazhdimësi e saj çfarë bën dhe çfar na lanë këta shqiptar, lider dhe veprimtarë që, e vazhduan atë deri në ditët e sotme së bashku me ne.

Liderit, dhe veprimtarët e komunitetit shqiptarë, nuk kishin të ndalur për të çuar vend veprimtarinë e tyre historike, për demokratizmin e Shqipërisë, lirinë, çlririmin dhe pavarësin e Kosovës, për më shumë të drejta të shqiptarve ne trojet e tyre, dhe zgjidhjen e çështjes Çame.

Dhe, kështu diaspora shqiptare në SHBA, gjatë gjithë shekullit të kaluar dhe këtë fillim shekulli, luajti një rol shumë të rendësishëm dhe historik për çeshtjen kombëtare. Sidomos, atë që kujtojmë sot për lirinë çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, përparimin e saj dhe shtetin e Kosovës, e njohur nga 114 shtete, prej shpalljes së pavarësisë së sajme 17 Shkurt 2008.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat