U zhvillua Edicioni i Dytë - Java e Modës Shqiptare në New York

Amerika

U zhvillua Edicioni i Dytë - Java e Modës Shqiptare në New York

Beqir SINA - Queens NYC Nga Beqir SINA - Queens NYC Më 26 mars 2017 Në ora: 14:36
Pamje nga sfilata

Java e Modës Shqiptare (26 Mars 2017), Edicioni i Dytë, u rikthye sërish këtë vit në një tjetër lokacion famoz të New Yorkut, me një tjetër bukuri dhe preformancë në fushën e modës, duke sjellur disa axhensi të reja të disenjuara me modelet më të fundit të Modës 2017, nga disenjatorët nga Prishtina, dhe Tirana.

Mbrëmë më shumë se 200 shikues, shumica tyre të rinjë e të reja shqiptar dhe amerikan, student nga shkollat e modës, ndoqën me shumë vëmendje në qëndren e famshme të kulturës  Kaufman Astoria Studios, e cila, është një kompleks masiv i artit dhe kuturës në qytetin e Queensit, lagjia Astoria të New Yorkut, hapur që në vitin 1920, sifilatën më të madhe të modës dhe të modelisteve shqiptare në Shtete e Bashkuara.

Java e Modës në New York,  që  konsiderohet bota e artit si “lakmia e Hollivudit” në New York dhe bukuria e artë “Golden Age Beauty”,  është e ngjashme ne stilizimin e saj dhe preformancen njosoje me sfilatat e njohura njujorkeze te cilat mbahen ne cdo sesionne qyetin e New Yorkut - Internaional  New York Week Fashion.
 
Ky është Edicioni i Dytë në rradhë, që artistja Mrika Krasniqi, është duke organizuar me Agjencine e Modës Shqiptare (Albanian Fashion Agency) në New York, nji axhenci kjo e themeluar dhe e drejtuar po nga Mrika Krasniqi.

Image

 Java e Modës Shqiptar,  u mbyll mbrëm me natën e tapetit të kuq dhe mbrëmjen gala të Albanian Fashion Show, që u zhvillua në njërën nga klubet e natës me 26 Mars 2017,  në Astor Room, Kaufman Studios.

Në mesin e pjesmarrsve mbrëmë ishin dhe Ambasadoria Besiana Kadare , nga Misoni i Shqipërisë në OKB, dhe Ambasadorja Tetuta Sahatqia, Konsulle Pergjithshme e Kosoves ne New York, gazetar, dhe top modele, personalitete te kultures dhe artit veprimtar te njohur dhe figura te njohura nga komuniteti i arstisteve shqiptare zonen ee Tri-Shteshit.

“Këtë vit Java e Modës Shqiptare ishte madhështore dhe një mbrëmje artistike e paharruar. Kishim shumë dizajnerë, të cilët ishin pjesë të programit dhe vendi  ku u zhvillua sfilata e dytë, është një sallë prestigjoze, është shumë luksoz dhe i bukur. Intersimi i madh i kësaj sfilate, e vetmja shqiptare ne fushen e modes,  ka nisur qysh vitin e kaluar, dhe është dëshmuar se interesi për të përcjellë nga afër punën e disajnerëve shqiptarë, ka qenë shumë i madh. Ne kishim sot mbi 200 vetë në sallë, të cilët e pëlqyen pa masë këtë mënyrë të prezantimit të veshjeve të krijuar nga disajnerë shqiptarë nga vende të ndryshme të botës, ku nuk munguan edhe surprizat dhe argëtimet që kishim përgatitur enkas për shqiptarët e Amerikës,” tha Mrika Krasniqi, organizatorja e AlbFashion Show, për Zërin e Amerikës.

“Ndjehem krenare, që arti shqiptar dhe talentet shqiptare prezantohen në Amerikë, duke sjellë kështu një pjesë të bukur të kulturës tonë, të përfaqësuar nga treva të ndryshme shqiptare. Këtë edicion ishim përqendruar kryesisht te kompanitë shqiptare dhe amerikane, të cilat potencialisht bëjnë blerje të koleksioneve të disajnereve europianë.” shtoi Krasniqi.  

Disa nga dizajnerët e famshëm të edicionit të dytë të Javës së Modës Shqiptare në New York ishin: Ardi Asllani, Flora Select, Kadrije Brestofci, Jehona Bunjaku, Dashurie  Elshani, Dona Fashion, Aferdita Delaj & Aida Selimi, etj.

Ndërkohë që Supermodele të mirnjohura shqiptare, nga New Yorku, Tirana dhe Prishtina, si dhe top-modele amerikane, prezantuan kreacionet e artistëve të njohur shqiptarë nga treva të ndryshme, në fustanet e vajzave promovuan edhe  qytetet antike, si Berati dhe Butrinti, por edhe punime nga stilistë të rinj, bizhuteri, veshje popullore dhe punime artizanale.

Javën e Modës Shqiptare në New York, u moderuar nga artisti kosvar Lulzim Bucolli, nderkohe qe mbrëmjen e beri edhe interesante dhe prezenca e yjeve dhe VIP-ave. Një nga të ftuarit special të shfaqes ishte dhe kërcimtarja e talentuar Etrita Abdullahu, e trupes se Baletit te Prishtines, e cila  performojë një vallzim klasik të baletit, dhe Grupi i fëmijëve te Nju Jorkut.

Image

Për grimin e modeleve u kujdesen: grimerja e suksesshme Shqipe Namani, “NamaniBeauty” bashkë me ekipin e saj, Shqipe Gocaj & Besiana Hoti; si dhe stilisti i mirë - njohur shqiptarë në SHBA, nga “Noli Hairsalone” stilisti Nazim Salihu, bashkë me ekipin e tij.

Në mbrëmjen gala të 26 marsit  ndanë disa dhurata nga kompanija BYOB Hair Care. Ndërsa Biletat për udhëtime me hotel të paguar, dhe drekimet në disa lokalet shqiptare të New Yorkut  ishin të kompanive sponsorizuese,njera prej tyre ishte Famous Famgila Pizza, dhe EventBrite (www.albanianfashionagency.com).

Përveç Javës së Modës Shqitare, regjisorja dhe producentja e njohur Mrika Krasniqi dhe Nil Production zhvillon edicionin e 6-të të Festivalit të Filmit Shqiptar në New York prej datës 26 deri më 29 maj, 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat