Celebrimi i Meshës Shenjtë nga deshmitari i gjallë, nderi i kombit shqiptar, Eminenca e tij Kardinal Ernest Simoni Troshani

Amerika

Celebrimi i Meshës Shenjtë nga deshmitari i gjallë, nderi i kombit shqiptar, Eminenca e tij Kardinal Ernest Simoni Troshani

Nga: Beqir Sina Më: 27 mars 2017 Në ora: 18:52
Celebrimi i Meshës Shenjtë

Kardinal Ernest Troshani - Simoni, udhëhoqi më 26 Mars 2017, meshën e së Dielës në Kishën Katolike "Zoja e Shkodrës” - Dy vite pasi dëgjoi rrëfimin prekës dhe i puthi duart meshtarit, që i mbijetoi regjimit komunist, Papa Françesku, e shpall kardinal nderi priftin shqiptar, Ernest Simoni, njohur ndryshe si Ernest Troshani.

Kardinal Ernest Troshani Simoni nga Shqipëria, i cili kaloi dekada në kampet e punës të regjimit stalinist, ndërsa fshehurazi, ai ka kryer shërbesa fetare edhe në burg, për të burgosurit, në burgjet tmershme politike të Shqipërisë, ishte kremtuesi special gjatë Meshës së  Diel (26 mars, 2017), në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, në Hartsdale - New York.

Në fjalën e tij të hapjes drejtuar për rreth më shumë se një mijë besimtarve katolik shqiptarë, nga New Yorku dhe rrethinat e tij, Don Peter Popaj, famullitari i Kishës "Zonja e Shkodrës" në Hartsdale, New York, tha se: "Ne jemi të lumtur dhe të kënaqur, për të njoftuar se Meshën e së Dielës në Kishën, tonë do t’a çojë Kardinali Ernest Troshani Simoni, Eminenca e tij, do të na bekojë me praninë si dhe ai sot së bashku me ne, do të kremtojë në kishën tonë "Zonja e Shkodrës".

 Në Kishën "Zonja e Shkodrës" në Hartsdale, New York, të dielën ishte një nga ditët më të bukura dhe atmosfera e madhe, e kremtimit ndihej kudo. Atmosfera e madhështore e Meshës së Shejtë, u ndie në oborrin e kishës, Altarin e saj dhe Qendrën Kulturore Nëna Tereze.

 Kudo në çdo ambient të kishës, dje të dielën kur së bashku Don Peter Popaj, Don Nikolinin, dhe Kardinalin Ernest Troshani Simoni nga Shqipëria, ata kan celebruar një meshë në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në Hartsdale - Nju Jork, dhe kan bekuar besmitarët e shumtë që kishin mbushur përlot Kishën.

Kardinal Ernest Troshani Simoni, dhe Don Peter Popaj, pas Meshës në Kishën Katolike Shqiptare "Zonja e Shkodrës", u takuan me çdo njerin prej besimtarëve, dhe i bënë të gjithë besimtarët, shqiptar, të lumtur, fëmijët që kishin ardhur me prindërit e tyre prej dore, të rinjët e të rejat, burra e gra, të moshuar, të gjithë të ndjehen me të drejtë në shtëpin e Zotit, si në shtëpinë e tyre, duke treguar një klasë të mrekullueshm të lidhjeve të tyre me Krishtin dhe besimin e tyre katolik.

Për Kishën e vogël të Shqipërisë, emërimi Kardinal i një prifti shqiptar, në këtë moshë, ishte një gjest shumë simbolik , duke ia pranuar vuajtjet e klerit katolik, shqiptarë, gjatë regjimit të stalinist të diktatorit Enver Hoxha, i cili e ndaloi fenë në 1967 në të gjithë Shqipërinë, duke e shpallur atë, Shqiperine,  si një vend ateistë me Kushtetuten e  asaj kohe.

“Ky nderim është një homazh për një klerik që simbolizon sot klerin katolik shqiptar, që ka vuajtur në të gjithë Shqipërinë," tha Don Peter Popaj, Famullitari i Kishës Zojës së Shkodrës në New York.

Duke vazhduar të rrëfej mbi jetten e kardinalit, ai tha se :’ Kardinal Ernest Tershani, ish i burgosur në burgjet e diktaturës ,nga ku kaloi 27 vjet, u dënua për agjitacion e propogandë, dhe u shpall si armik i popullit,  sepse, ai kur vdiq Presidenti i Shteteve të Bashkauara, John Kennedy, u lut në fshehtësi, me dy tre veta per rreth tij, që shpirti i Presidentit Kenedi “kjoft në Parizz”. Mirëpo, hafiet e sigurimit të Shtetit, që dëgjuan lutjen e tij, në atë kohë, menjëher shkuan e sipunuan dhe e futën në burg, atë, Don Ernest Tershanin”.

Dhe kështu prifti 88-vjeçar, gati tre dekada më parë, pësoi të gjitha traumat e torturës, së burgut nën rregjimin brutal të diktatorit stalinist Enver Hoxhës, i cili kishte nxjerrë jashtë ligjit praktikimin e fesë, për të gjithë shqiptarët në vitin 1967.

Fr Troshani, i cili rezulton se ka përdor vendlindjen e tij Troshani, si një nga emrat e tij, ishte një nga 17 kardinalët e rinj të emëruar nga Papa Francis, i cili mori zyrtarisht emrimin Kardinal në një ceremoni të zhvilluar në Vatikan më 19 nëntor, 2016.

Ai tani është në mesin e katër Kardinalve mbi moshën 80 vjeç, të cilët nuk mund të votojnë në një mbledhje e fshehtë për të zgjedhur një Papën e ri, por u emërua për klubin më të veçantë e Kishës, për shkak të shërbimit të tyre jetësorë.

Fr Troshani, tregoi historinë e tij të jetës për para Papa Françeskut, gjatë vizitës një-ditore të Papës në Tiranë në vitin 2014, një vizitë, kjo, që kishte për qëllim të nxjerrë në pah harmoninë ndërfetare, që ekziston në mesin e shumicës së popullit 3.2 milion shqiptar. 

Ishte fundi i vizitës së asaj ditës kur Papa Francis, është u takuar me priftërinjtë dhe seminaristët në katedralen e Tiranës.
Fr Troshani, i ka kujtuar atyre arrestimin e tij, pasi ka festuar Krishtlindjet me meshën më 24 dhjetor 1963, dhe duke u vendosur në izolim. Ai tha se jam dënuar me vdekje, por dënimi u ndryshua në 25 vjet punë të detyruar.

Gjatë burgosjes së tij, ai u bë udhëzues shpirtëror për shumë të burgosur të tjerë, si ata të besimit katolik, mysliman, ortodoks, dhe bektashllinjë, të cilët më pas i dolën në mbrojtjen e tij, kur ai u dënua përsëri me vdekje, në vitin 1973, pas një revolte në burgun fnmëkeq të Spaçit. Atij iu kursye jeta, për shkak të dëshmisë së të burgosurve të tjer politik, që ishin së bashku me të ato vite.

Fr Troshani, u lirua në vitin 1981, por kishte vazhduar predikimin mënyrë të fshehtë, derisa regjimi komunist ra në vitin 1990, dhe ai predikonte dhe mbante meshat hapur me popullin e Shkodrës.

Kur Papa Françesku, vizitoi Shqipërinë në vitin 2014, Ati Françeskan Ernest Troshani Simoni, e bëri në lot Papa Françeskun, nga përshkrimi i një prifti të dy dekadave të burgimit, torturës, dhe punës së detyruar ,mbasi ai megjithse kishte vuajtur për refuzimin për të heqë dorë nga besimi i tij, ai nuk e bëri kurrë atë.

Prifti tha se si ai u burgos në kushte çnjerëzore për shkak të besnikërisë së tij ndaj Kishës dhe ndaj Pasardhësit të Pjetrit, para se të kishte fituar lirinë nga një dënim me vdekje.

Ai tregoi se në dhjetor të vitit 1944, një regjim ateist komunist erdhi në pushtet në Shqipëri, dhe kërkoi për të eliminuar besimin dhe klerin me "arrestimin, torturimin dhe vrasjen e priftërinjve dhe laikëve për shtatë vjet rresht, duke derdhur gjakun e besimtarëve, disa prej të cilëve thërrisnin para se te pushkatosheshin nga togat e zeza: "Rroftë Krishti Mbret",  deri se ata u qëlluan nga pushkatarët e rregjimit komunist të Enver Hoxhës. "

Në vitin 1952, udhëheqësit komunistë, mblodhën të gjithë priftërinjtë që kishin mbijetuar dhe duke u ofrur atyre liri, me kusht nëse ata do të kishin për t’u distancuar ndaj Papës dhe Vatikanit, të cilin ata refuzuan të bëjnë, edhe duke sakrifkur torturat.

"Dy vjet kaluan të tmerrshme, dhe më 7 prill, 1965, unë jam shuguruar prift, një ditë pas Pashkëve, dhe në festën e Mëshirës Hyjnore, kam kremtuar Meshën time të parë, në Shkodër" kujton ai sot.

Me vënien e kapeles, dorëzimin e unazës kardinalore dhe të diakonisë, Papa Françesku, e emëroi Kardinal priftin shqiptar të kryedioqezës së Shkodërs-Don Ernest Torshani - Simonin. Kardinali shqiptar Don Ernest Troshani Simoni, është i dyti Kardinal shqiptarë nga Shqipëria, që pas rënjes së komunizmit, që merr titullin Kardinal pas Don Mikel Koliqit.

Çast tejet prekës, në një nga kulmet e Meshës athere kan qenë ato për krijimin e 17 kardijave të rinj, ndërmjet të cilëve, edhe Kardinali shqiptar, Ernest Simoni.

Dy vite pasi dëgjoi rrëfimin prekës dhe i puthi duart meshtarit që i mbijetoi regjimit komunist, Papa Françesku, e shpalli Kardinal nderi priftin shqiptar, Ernest Simoni, njohur ndryshe si Ernest Troshani.

Kardinajtë i afrohen me radhë Françeskut për të marrë shenjat dalluese të dinjitetit të tyre të lartë. Njëri pas tjetrit. Deri te kardinali shqiptar. Papa i vë kapelën e kuqe e ai, i gjunjëzuar para Atit të  Shenjtë, përgatitet t‘i japë përqafimin e paqes.

Po, Papa Françesku përkulet i pari mbi këtë meshtar të thjeshtë, të martirizuar në një skaj të Ballkanit për 30 vjet, gjysëm të harruar fshatrave, ku shërbeu deri në këtë çast madhështor, të papritur në jetën e tij, dhe i jep një përqafim të paharrueshëm.

Përqafon, kështu, në figurën e këtij njeriu të moshuar, të thinjur, të thyer më dysh nga torturat e nga motet, tërë popullin shqiptar të shumëvuajtur, 38 martirët, që sapo u shpallën të Lum e dhjetra bij të tjerë të Kishës katolike e të popullit të Shqipërise, që e ndjekin nga qielli këtë ceremoni, në të cilën janë me të vërtetë të pranishëm, sepse petku i kuq kardinalor, është ngjyer në gjakun e tyre. 
E kjo ngjarje u zhvillua para syve të gjithë botës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat