Mesazhi i Ziadin Selës për struganët në Çikago: Po na mungoni në shkolla dhe shtëpitë tona

Amerika

Mesazhi i Ziadin Selës për struganët në Çikago: Po na mungoni në shkolla dhe shtëpitë tona

Nga: Skënder Karaçica Më: 3 prill 2017 Në ora: 08:00

SHSHA,,Valët e Liqenit,,në mbledhjen e sotme që u mbajt në qendrën kulturore dhe lokalet e shkollës shqipe

,,Kongresi i Manastirit,,në Çikago,përcaktoi detyrat programore dhe zgjodhi kryesinë e re prej 15 anëtarësh.

Në këtë tubim zgjedhor me një fjalë rasti u paraqit aktori i njohur i diasporës shqiptare në Amerikë,z.Pajazit Murtishi,i cili theksoi se Struga dhe Ohri i nisën 7 delegatë në Kuvendin e Vlorës me 1912 që të shpallin bashkë me Ismail Qemalin pavarësinë e Shqipërisë.

Shoqata shqiptare Strugë-Ohër ka për qëllim të ruaj dhe të kultivojë traditën e mirëfillt kombëtare shqiptare,që brezat e rinj të dinë se prej nga janë dhe ku duhet të kthehen një ditë.

Programin e sotëm me këngën,,Struganja,,e begatoi vogëlushja Lena Murtishi,e cila përmes duartrokitjeve nisi mesazhin e qartë se ka lindur dhe po rritët në Amerikë me krenarinë shqiptare.Ndërsa veprimtari dhe nismëtari për formimin e SHSHA,,Valët e Liqenit,,z.Vullnet Dervishi i njoftoi të pranishmit për aktivitetet kulturore,arsimore,

shkencore dhe takimet me studentët shqiptarë nga Struga e Ohri,që me sukses disa prej tyre i kanë kryer studimet dhe të tjerët janë në vazhdim të udhës në tempujt e dijes univesitare amerikane.Kjo shoqatë sipas Dervishit,në të ardhmen do të shqyrtojë mundësitë që për studentët e dalluar dhe me kushte jo të mira për studime,me ndihmën e donatorëve shqiptaro-amerikanë për ata do të akordojmë bursën.

Për takimin e sotëm në Çikago,me një mesazh telefonik u paraqit kryetari i LR-PDSH-së,Ziadin Sela që të pranishmit e dëgjuan me vëmendje kur ai theksoi se tash sa vjet po na mungoni në shkolla dhe shtëpitë tona.Rruga e mërgimit nëpër botë dhe Amerikë i ka zbrazur shkollat shqipe në hapësirën etnike në Maqedoni.Këto janë sfidat e jetës dhe me padrejtësitë historike,ka ardhur koha që të marrim fatin tonë në duart tona,ka thënë përmes telefonit

Ziadin Sela për struganët në Çikago.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat