U përurua libri i ish-mësimdhënsit dibran Sakip Veliu: “Palca e Ndrydhur”

Amerika

U përurua libri i ish-mësimdhënsit dibran Sakip Veliu: “Palca e Ndrydhur”

Beqir SINA - New Jersey Nga Beqir SINA - New Jersey Më 10 prill 2017 Në ora: 18:07
Përurimi i librit të Sakip Veliut

NEW JERSEY : - Në Sallën e Konferencave të Qëndrës Kulturore Shqiptare – “Fondi i Përbashkët Shqiptarë” që ndodhet në qytetin Riverdale, New Jersey, dje u bë përurimi i librit “Palca e Ndrydhur”, e autorit Sakip Veliu. 

Në këtë përurim libri, morën pjesë dhejtra vetë, lider të komunitetit, veprimtarë, shumë familjarë, dhe krijues e dashamirë të librit. 
Hapjen e kësaj veprimtarie e përshëndeti Kryetari i “Fondit të Përbashkët Shqiptarë”, duke i uruar suksese autorit, i cili tha ai është edhe një mësues i dalluar i shkollës pranë Qëndrës Kulturore Shqiptare.
Ky libër u mirëprit dhe u vlerësua edhe nga pjesëparrêsit, veprimtarë të dalluar të komunitetit.

Fillimisht, Esat Ahmeti, moderator i këtij përurimi, tha se, sot kemi rastin t’i përurojmë një vepër letrare të Sakip Veliut, e cila dëshmonë përkushtimin e denjtë të autorit për të treguar para lexuesve, atë kalvarin e vuajtjeve, dhunës e terrorit gjatë internimit të shqiptarëve nga ish pushteti komunist Jugosllav, e cila duhet shkruar , që më detajisht të njihen gjeneratat e reja, për atë se çfarë shteti i asaj kohe përdori kundra shqiptarëve, patriotve dhe atdhetarve, jo vetëm në Dibër, por edhe në të gjitha vendbanimet shqiptare nën ish Jugosllavinë e athershme.
Kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibra, Dashnor Miftari, i cili ka qen vet pjesë e përndjekjeve të asaj kohe, si familje, tha se “Peirudhën e vuajteve, dhunës e terrorit gjatë internimit të shqiptarëve në atë kohë, megjithse, unë, ende nuk e kam lexuar librin, por i premtojë autorit se do ta lexojë, atë, bile me shumë kënaqësi. Ngase, aty jam i sigurt do të do e gjejnë të shkruar histori nga shumë familje dibran që ne i njohim shumë mirë, mbasi disa prej tyre i kemi edhe në sallë, dhe e dimë atë se çfarë vujatjesh dhe terrori kaluan këto familje në kohën e ish Jugosllavisë që nuk egzistonë më mbas shpërbërjes së saj ”.

Veprimtari i njohur dibran Shpend Koleci, i cili lexojë edhe një pjesë nga libri , i autorit Sakip Veliu, theksojë se “Ky përurim i i librit “Palca e Ndrydhur”, e autorit në fjalë, shënon një veprimtari të rëndësishëme jo vetëm për ne, por edhe për lexuesit e gjerë , për tu njohur me këtë anë të dhimbshme të familjve dibrane, vuajtjet e tyre nëpërmjet terrorit të ushtruar atyre viteve prej regjimit sllavo - komunist dhe më gjerë, sidomos famijet që jetonin përgjat zonës kufitare”.

Ish kryetari i shoqatës Atdhetare Dibra, Xheladin Pjeçja dhe veprimtari Rrape Ruci, të cilët janë nga Dibra, dhe që e njohin mirë autorin dhe atë kohë thanë se me këtë libër, bashkëqytetari i tyre, e ka rrëfyer jetën e familjes së tij, në përndjekjen dhe interrnimin, e saj, dhe duke përfshirë fotokopje me anë të disa dokumentave arshivore, që autori ka siguruar duke ia bashkëngjitur nëpërmjet rrëfimeve të dibranëve, ai tregon edhe për familjet e brezit kufitar me Shqipërinë, të fshatrave Spase, Sollokiq, Bomove - Taranik, Ame, Banjisht, Kunjare, dhe disa familjeve të tjera në qytetin e Dibrës.

Më pas lexojë parathënjen e librit “Palca e Ndrydhur”, e autorit Sakip Veliu, veprimtari i dalluar Xhavit Kabashi nga Kosova.
Kurse, bashkëmoshatari i autorit të këtij libri , ish shoku i klasës Bashkim Abdullahu, solli disa kujtime mbresalënse nga jeta e fëmijërisë së tyre, ajo në bangat e shkollës, në qytetin e Dibrës.

Në fund duke marrë nga një kopje të librit “Palcë e Ndrydhur”, me nëshkrimin e autorit, pjesëmarrësit thanë se Sakipi, ka shkruar në këtë libër për të kaluarën e disa familjeve dibrane, por edhe për të kaluarën e prindërve, fshatit, vendlindjes, dhe qytetit Dibrës së Madhe . 
Ai në atë që e quan  Fazë Parë, shkruan për internnimin dhe vuajtjen e dënimit të tri familjeve, që kaluan së bashku edhe 54 vjet burg - Ndërkohë, që ajo që quhet Faza e Dytë, në këtë libër pershkruan internimet dhe vuajtjet e dënimet në fshatra dhe qytetin e Dibrës, me 332 vite burg dhe interrnime.

Mësimdhënsi nga Dibra e Madhe në pension, Sakip Veliu, më pas duke falënderuar pjesëmarrësit, gjeti rastin në mënyrë të veçantë, të shpreh një mirënjohje dhe faleminderim edhe për bashkëshorten e tij Bujaren, dhe fëmijët e tij, vëllezërit Xheladin dhe Sami Veliu, si dhe dy nipërit Xhevat dhe Qeram Osmani, të  cilët, tha ai sponsorizuan librin. 

Sakip Veliu, drejtojë edhe një faleminderim për përkrahjen dhe mbështetjen që i kanë dhënë, atij, për realizimin e këtij libri, duke permendur mes tyre edhe redaktorin profesor Nuri Koleci, recenzentin Fisnik Cami, lektoren Gonxhe Mashkulli, dhe, rradhitjen kompjeterike dhe kopertina bër nga Atli Dema.

Image
Përurimi i librit
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat