Kandidati Mark Gjonaj - merr një mbështetje nga unioni i mësimdhënësve të qytetit të Bronxit

Amerika

Kandidati Mark Gjonaj - merr një mbështetje nga unioni i mësimdhënësve të qytetit të Bronxit

Nga Më 6 maj 2017 Në ora: 13:30
Takimi i Gjonajt me mësimdhënësit

BRONX - NEW YORK : Primaret ose zgjedhjet paraprake brenda partisë Demokrate, në disa distrikte të qytetit të New Yorkut, do të mbahen deri në shtator, por një numër i kandidatëve po përgatiten për Ditën e Zgjedhjeve, që mbahen në nëntor, mbasi ata të sigurojnë qysh tash fitoren e tyre në parti. 

Asamblesiti i New Yorkut, Mark Gjonaj, i cili ka hyrë në garën brenda partisë së tij, për një post më të rëndësishme atë të Këshillit të Bashkisë së Qytetit të Nju Jorkut, i cili është zyrtarisht edhe njeri prej konkurrueseve më të fuqishëm këtë vjeshtë, është duke bërë një fushat të fort për ngritjen e fondeve financiare, që është dhe baza kryesore për të fituar në primaret.

Zyra e tij, ka njoftuar shtypin njujorkez, se kjo fushatë nga asamblesiti Mark Gjonaj, kandidat për Këshillin e Bashkisë së Qytetit të New Yorkut, deri tani ka ecur mjaft mirë, ndërkohë, që sipas tyre rivalët e tij në partinë demokratike, në Distriktin 8-të, ku ai konkurron, tashmë, është duke u përballur me një sfidë, dhe, ende sipas tyre nuk kanë hyrë në garën e emrave të mëdhenj që mund të “kapërcejnë” pragun.

Mbrëmë një grup i gjerë mësimdhënësish amerikanë të qytetit të Bronxit, prej Federatës së Bashkuar të Mësuesve në Bronx, prej distrikit numër 8-të, përfshirë edhe mësimdhënësit shqiptarë nga Shoqata Shqiptare Amerikane e Mësuesve, mbajtën në “Pinne Restaurant” Bronx - New York një tubim për ngritjen e fondeve, të kandidatit Mark Gjonaj - thuhet në një njoftimin në rrjetin social facebook. 

Tubimi fondmbledhës u mbështet më shumë se 100 mësimdhënës dhe punonjës të arsimit si dhe aktivist të këtij komuniteti, kështu të paktën shkruajnë mësimdhënësit shqiptarë nga Shoqata Shqiptare Amerikane e Mësimdhënësve.

Vjosa Nikçi e cila ka qenë njëra nga pjesëmarrëset, e tubimit të mbrëmshëm, madje ka bërw thirrje edhe kolegeve të tjerë për mbështetjen e kandidatit Mark Gjonaj, duke thënë: “ Duhet që të bëhemi bashkë me pedagogët e tjerë në mbështetje të demokratëve, për këshillin e qytetit, dhe posaçërisht kandidatit Mark Gjonaj ,sepse ai ka treguar se kujdeset për të gjithë ne- Gjonaj është ai që bën edhe dallimin”, shkruan mësimdhënësja shqiptare Vjosa Nikçi, nga Shoqata Shqiptare Amerikane e Mësimdhënësve, në statusin e saj në Facebook.

Ndërkaq, vetë Asamblesiti shqiptar Mark Gjonaj - kandidat për Këshillin e Bashkisë së Qytetit të New Yorkut, pas këtij tubimi, mbasi ka faleminderuar të gjithë Edukatorët që e mbështetën në fushatën e mbrëmshme për ngritjen e fondeve financiare për Këshillin e New York Cityt, thotë :” Jam krenar për punën që kemi bërë në Albany dhe unë do të vazhdoj të mbështes mësimdhënësit, si një aset i paçmuar për të gjitha komunitetet tona, përgjegjës për përgatitjen e udhëheqësve të brezit të ardhshëm”, shkruan ai në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, Gjonaj.

Gara për të zëvendësuar këshilltarin e qytetit James Vacca, i cili nuk mund të kandidoi më, ngaqë, ai i ka përfunduar të gjitha mandatet, është duke u shoqëruar në një garë të fortë të mbushur me më shumë kandidat, se çdo garë tjetër në të gjitha distriktet, shkruan shtypi lokal. 

Asambleisti Mark Gjonaj simbas shtypit njujorkez deri tani ka siguruar mbështetjen e kreut të Kongresit të Pavarur Demokratik të Senatit, Jeff Klein, Asamblesitit të Bronxit, Michael Benedetto dhe Kongresistit Joseph Joseph Crowley, dhe konsiderohet si kandidatura numër një në garën brenda partisë Demokrate në Distriktin 8-të . 

Rivalja kryesore e Mark Gjonaj, është ish shefja e kabinetit të Jimi Vacca, Marjorie Velazquez, ka mbështetjen e Jimmy Vacca. 

Ajo është duke bër fushatë me kandidatët e tjerë, duke përfshirë: John Doyle, i cili ka punuar për Klein dhe punon në çështjet publike në Qendrën Mjekësore Jacobi; Alex Gomez, një anëtar i Kishës Ndërkombëtare të Këshillit Bashkiak, Fernando Cabrera, i cili ka një sfond në sektorin e shërbimeve njerëzore jofitimprurëse; John Marano, një ish- polic në pension dhe zjarrfikës tani aktiv në bordin e tij të bashkësisë; dhe Muhammed Abuhaikal, i cili themeloi një firmë këshilluese të biznesit të vogël.

Image
Takimi i Gjonajt me mësimdhënësit
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat