Ivica Daçiq bën fushatë kundër ish-sekretares së shtetit amerikan, Medlin Olbrajt dhe ekipit të saj

Amerika

Ivica Daçiq bën fushatë kundër ish-sekretares së shtetit amerikan, Medlin Olbrajt dhe ekipit të saj

Më: 14 maj 2017 Në ora: 08:44
Skënder Karaçica

SHSHA në Çikago përgjigje në skenarët e njohur të Serbisë se masakra e Reçakut na qenkësh fabrikim i diplomacisë amerikane
Në vitet e rënda ,,të jesh apo mos të jesh,,dhe projekti vrastar dhe shfarosja e shqiptarëve në tokën e djegur të Kosovës,që e bëri me dy duart e tij kryekrimineli dhe kasapi
i Ballkanit,Sllobodan Millosheviq në Beograd,aty afër në tryezën e tij me buzë në gaz i shikonte edhe pioneri i tij Ivica Daçiq,ministër i
punëve të jashtme në kabinetin e A.Vuçiq.

Më këto të dhëna të kohës,SHSHA në Çikago,i jep këtë përgjigje fushatës serbe kundër ish-sekretares së shtetit amerikan,
Medlin Olbrajt dhe ekipit të saj që në kohën më të rëndë i dolën në krah të Kosovës dhe shpëtimin e shqiptarëve nga asgjësimi deri në substancë me përmasat e gjenocidit.
Fushata e Serbisë në gazetën e njohur antishqiptare,,Politika,,të Beogradit që nga themelimi i saj në vitin 1909,nuk ka ndryshuar kursin redaktorial,,kundër Kosovës dhe shqiptarëve me theks të veçpantë rreth siç e quan me ironinë serbe të themelit të shtetit,,të Kosovës, duke mos kursyer as ish diplomatët
dhe ushtarakët amerikanë,të cilët në vitin 1999 me ndihmën ushtarake NATO e shpëtuan Kosovën dhe shqiptarët,për të marrë udhë liria,demokracia dhe pavarësia që ishte ëndërr shekullore e të gjithë brezave tash e dy shekuj,SHSHA i thotë Ivica Daçiq,se shqiptarët dhe Kosova asnjëherë që nga vitet 1844-1999,Serbinë dhe Jugosllavinë nuk e konsideruan shtetin e tyre,por si pushtues dhe ripushtues të tokës shqiptare.

Në diskurin e tij,,diplomatik,,me tone antishqiptare dhe kundër shtetit amerikan,Ivica Daçiq shkon aq larg sa për ish-sekretaren e shtetit,Medlin Olbrajt,duke bërë lojë fjalësh të pamatura mirë se,,ende nuk e ka pranuar besimin Islam,,(sic!),kjo fjalë me dy teha që në një anë fyen shtetin e Kosovës dhe provokon Amerikën dhe administratën e presidentit Tramp, karshi rrugëtimit të saj shekullor për lirinë e besimit fetar dhe për të drejtat,liritë e njeriut në këtë vend-fidanishte e vlerave universale të demokracisë,në krah të popujve nëpër botë për liri dhe demokraci,në miqësi të përjetshme me shqiptarët dhe Kosovën.Me këto të dhëna SHSHA ia përkujton ,,diplomatit serb,,Ivica Daçiq huqet e tij dhe sikur nuk e paskësh harruar testamentin e mentorit të tij të kryekriminelit Millosheviq,që me projektin e tij vrastar i përgjaku popujt joserb dhe bëri skenarët për tokën e djegur të Kosovës.

Në këtë fushatë të ditës,Ivica Daçiq,nuk e harron masakrën e Reçakut që e bënë forcat paramilitare,policore dhe ushtarake të Serbisë dhe me gjuhën e turpit para opinionit të Serbisë,ai thekson se kjo ngjarje,,është fabrikim,,nga qarqet e Amerikës të prirë nga V.Voker,diplomati R.Hollbrok,
gjenerali dhe komandanti i NATO-s Vesli Klark dhe Medlin Olbrajt,këta ishin sipas tij,që e bombarduan Serbinë në vitin 1999,që shkon tutje me retorikën për të bërë,,Shqipërinë e Madhe,,(!).

SHSHA në Çikago në këtë përgjigje për Ivica Daçiq,thekson se në Reçak është bërë masakër deri në shkallë të gjenocidit nga ana e Serbisë vrastare dhe Amerika nuk ka fabrikuar asnjëherë skenarë politiko-ushtarak në Kosovë,por ajo me angazhimin e saj ka luajtur rolin e gardianit për shpëtimin e shqiptarëve dhe mos lejimi i projektit shekullor të Beogradit për tokën e djegur të Kosovës.Përkitazi me fushatën e këtyre ditëve që po vjen nga Beogradi përmes gazetës ,,Politika,,dorë e zgjatur e tërë regjimeve politike dhe ushtarake në Serbi,që kjo pjesë e Ballkanit e banuar me shqiptarët etnikë dhe në tokën e vet,të hiqen nga harta e Evropës dhe të shkoj në harresën historike të kohës,thonë shqiptaro-amerikanët në Çikago.

Për këto skandale diplomatike të Serbisë të dirigjuara nga pioneri i Sllobodan Milloshqviqit,Ivica Daçiq,do të ishte mirë që Ambasada Amerikan në Beograd të dalë me notën diplomatike për të kundërshtuar fuqishëm skenarët e njohur antishqiptare dhe kundër shtetit të Kosovës,që projektin e lirisë dhe të pavarësisë e bëri populli amerikanë dhe institucionet e shtetit në Washington në bashkëpunim me BE,thotë në këtë përgjigje të SHSHA-së në Çikago për ,,diplomatin serb,,Ivica Daçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat