Njujorkezët duan që Adrew Cuomo të kandidojë për president dhe Hillary Clinton për Kryetar Bashkie

Amerika

Njujorkezët duan që Adrew Cuomo të kandidojë për president dhe Hillary Clinton për Kryetar Bashkie

Beqir SINA New York City Nga Beqir SINA New York City Më 19 maj 2017 Në ora: 15:28
Adrew Cuomo dhe Hillary Clinton

Televizioni më i madh lokal NY1 dhe Kolegji prestigjoz Baruch College, në qytetin e New Yorkut, kan mbajtur një sondazh me qytetarët njujorkez të cilët thuhet se duan që Guverantori i New Yorkut Adrew Cuomo të kandidojë për president në zgjedhjet presidenciale e 2020, dhe ish kandidatja për Presidente në zgjedhjet e fundit Hillary Rodham Clinton - ish Sekretarja e Shtetit, të bëhet Kryetare Bashkie në New York, duke zënë vendin e Kryebashkiakut aktual Bill DeBalasio.

NY1 televizioni zyrtar i qytetit të Nju Jorkut, në një koment të tij mbrëmë, tha se :” Nuk është kurrë shumë herët për të filluar me spekulimet e gjera të asaj se kush do të jetë “Kalorsi”, në lidhje me fushatën presidenciale të vitit 2020, veçanërisht, tani pasi Hillary Clinton, ka deklaruar se nuk ka për të kandiduar më, për Presidente, por që ajo nuk ka perjashtur mundësinë e saj, për të marrë rolin e “Kaloreses” për në zgjedhjet e ardhshme, për kryetare bashkie në qytetin e New Yorkut”

Megjithatë, tha NY1 ne duhet të qëndrojmë pozitivë dhe supozojmë se do ta bëjmë atë deri në vitin 2020. Dhe, kështu, do të kemi dy kandidat me një potencial të fuqishëm për zgjedhjet presidenciale 2020.

Pasi këta dy Kandidatët e Nju Jorkut, simbas komenteve janë në mendjen, e banorëve të Nju Jorkut , kur ata u anketuan javën e kaluar dhe u pyetën për ndjenjat e tyre rreth disa emrave të mëdhenj në politikën shtetërore, në mendimin përfundimtar.

Dhe, njujorkezet pa mendyshje, thanë se janë me të vërtetë në favor të Kandidatit për Presidentin e SHBA 2020, për Andrew Cuomo, dhe për Hillary Rodham Clinton - ish Sekretarja e Shtetit, të bëhet Kryetare Bashkie në New York, duke zënë vendin e Kryebashkiakut aktual Bill DeBalasio.

Në sondazhin më të fundit nga NY1 dhe Kolegji Baruch, tregohet se 56% e banorëve të qytetit të New Yorkt, duan që Guevrnatori i shtetit New York, zoti Adrew Cuomo, të kandidojë për president, në krahasim me 30% të atyre që nuk e duan atë.

Po sipas komenteve të këtij sondazhi, që ka hapur shumë debate në medien lokale të qytetit -dhe medien sociale me sa duket, këta 56% janë të njëjtët njerëz, në qytet që dërgojnë vazhdimisht mesazhe dhe komente në Facebook dhe Twitter të zemëruar keqazi për punën e Kryetarit të Bashkisë të Bill të Blasios, deri tani në krye të bashkisë më të madhe në SHBA.

"Çdo kandidat demokrat në 2020, është kandidat potencial ", mendon Profesor Doug Muzzio, i cili shton: ”Kandidati që do të zgjidhet është me fat, ngase Presidenti Donald Trump, duket se është president, i dobët”,
Profesori Doug Muzzio i Kolegjit Baruch, duke folur për lajmet në lidhje me rezultatet e sondazhit NY1 dhe Kolegjit Baruch, shprehet se “Nju Jorkezët, janë duke kërkuar një figurë pozitive për të kandiduar për president dhe, Kryetar Bashkie, të paktën tani për tani, nuk shohin ndonjë kandidaturë më të mirë se Adrew Cuomo, i cili ka marrë vlerësime të larta dhe banoraja e New Yorkut Hillary Rodham Clinton”.

Komenteuesit thonë se "Fatkeqësisht, faturat e punës së Kryetarit të Bashkisë së New Yorkut Bill de Blasio, për një mandat të dytë, në anketë janë nga më të keqiat, në New York, duke pasqyruar atë si një imazh - pothuajse në një “Imposible - mision të pamundur”, kjo simbas votuesve njujorkez, të cilët nuk i japin kryetarit aktual të Bashkisë më shumë se 29% të votave të njujorkezëve, duke thënë se 56 përqind e njujorkezve mendojnë se Bill DeBlasio, nuk duhet të kandidojë më, sepse ai me çdo kandidat ka për të humbur në qytet".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat